• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 6 Prill 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha luftë frontale SHBA-ve te personazhet që shkatërruan drejtësinë të korruptuar dhe pa moral e deri tek Rama dhe Kosova.

  • VIDEO

    6 kandidatë në garë për Tiranën, PS përballë Berishës dhe Metës, po PD ? (5-4-2023)

    Tirana do të ketë 6 kandidatë në garë për Bashkinë dhe për gazetarin Flogert Muça kjo është në dëm vetëm të Belind Këlliçit pasi Roland Bejko i PD dhe Lajla Përnaska e PDIU do i marrë vota që mund të shkonin drejtpërdrejtë te ai.

  • VIDEO

    Tirana me 6 kandidatë, Muça: Dëmtojnë Këlliçin! Topollaj: Unë do votoj Këlliçin! Meçe: Premtimi për autobusë falas, nxit parazitizmin! Karaj: Bejko, si ‘nuse e marrë me zor’

    Tirana do të ketë 6 kandidatë në garë për Bashkinë dhe për gazetarin Flogert Muça kjo është në dëm vetëm të Belind Këlliçit pasi Roland Bejko i PD dhe Lajla Përnaska e PDIU do i marrë vota që mund të shkonin drejtpërdrejtë te ai.

    • VIDEO

      Shqipëria mblodhi firmat për rrëzimin e raportit të Dick Marty, deputeti Xhafaj: U bë lobim konstant në Asamblenë Parlamentare të KiE! Nuk u provuan akuzat që donin të minonin UÇK

      Shqipëria ka arritur që të mbledhë firmat në asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e propozuar në 2011 nga Dick Marty për luftën e UÇK-së. Deputeti i PS, Etjen Xhafaj thotë se kjo erdhi pasi nuk u arrit të provohej asnjë nga akuzat.

    • VIDEO

      Kllouni Erind: "Shfaqja më e veshtirë që kam dhënë, për fëmijët e Thumanës një ditë pas tërmetit" (5 Prill 2023)

      Një profesion që duhet të argëtojë edhe në kushte jo të favorshme është ai i kllounit. Erind Kopliku ka disa kohë që ka zbuluar se kjo është gjëja që bën më mirë në jetë,duke iu shërbyer edhe të tjerëve njëkohësisht. Ai kujton disa eksperienca si klloun në festa por edhe në rrethana ku i është dashur të ndryshojë armosferën apo humorin e njerëzve. Sfiduese,e vështirë por njëherësh e bukur,të jesh një klloun është një profesion i veçantë.

    • VIDEO

      Kardiokirurgu Kristo Papa që ndihmon fëmijët në Londër: "Jetën e kam për së dyti" (5 Prill 2023)

      Një tjetër emër që ka famën e një njeriu në shërbim të njerëzve është doktor Kristo Papa. Ishte një thirrje e brendshme shumë vite më parë,nxitur nga një ngjarje tronditëse në jetën e tij,që e bëri atë të merrte vendimin t’i dedikohej mjekësisë. Mjeku kardiolog ka krijuar fondacionin “Papa” në ndihmë të atyre që kanë nevojë.Ai ka pasur shumë eksperienca gjatë punës së tij ndër vite,por një prej atyre që veçon është një operacion 18 orësh në të cilin shpëtoi jetën e një pacienti. Si një mesazh ndërgjegjësues ai thotë së njerëzit duhet të krijojnë një kulturë të dhurimit të gjakut.

    • VIDEO

      Nga këngëtare, sot është estetiste, Madona Shqiptare: "Në Shqipëri jam paragjykuar" (5 prill 2023)

      Dikur ajo shijonte shkëlqimin e rrugës së saj në muzikë. Sukseset e ndiqnin dhe dashuria e madhe e fansave të cilët e pagëzuan si Madona Shqiptare. Këngëtarja Elda Shabani vjen në “Esencë” për të rrëfyer jetën larg Shqipërisë dhe planet e rikthimit. Sa kohë imazhi i saj me flokët bjond,provokuese dhe kontroverse ishte në qendër të vëmendjes. Elda thotë se përjetoi dhe momente jo të mira. Të përballesh me jehonën e famës që jo gjithnjë është pozitive. Të guxosh të sjellësh frymë të re me muzikën,pavarësisht kritikave nuk ishte e lehtë. Por pas shumë vitesh angazhim me muzikën në Shqipëri ajo zgjodhi Zvicrën për tu përqëndruar në të tjera pasione dhe një jetë krejt tjetër nga ajo në vendlindje. Sot ajo rikthehet me planet e një koncerti të madh recital për të festuar vitet e shumta që iu dedikua muzikës dhe fansave të saj.

    • VIDEO

      Një nga ne/ "Zgjodha tregun fshatar, ha bio", Enkeleda flet për rikthimin në Tiranë: Kam jetë aktive (5 prill 2023)

      La Italinë për të ndertuar jeten ne Shqiperi Prej 15 vitesh punon ne banke Asnje dite nuk e ka monotone Po si ka arritur te gjeje balancat mes profesionit, jetes familjare dhe pasioneve te shumta Nje nga ne prezanton: Gruaja qe gjeti formulen e jetes ideale

    • VIDEO

      SPAK kap turkun e akuzuar për trafik droge mbi 10 mln €, Softa: Shqipëria përdoret nga të huajt, është fenomen! Policë të rinj? S’kanë pritshmëri

      SPAK i ka sekuestruar turkut, Ramazan Keskit, kreut i një bande kriminale të trafikut të drogës ku ka fituar mbi 10 milionë euro. Sipas ekspertit të sigurisë, Fatjon Softa në Studio Live në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj këta të huaj e kanë përdorur Shqipërinë si rrugë kalimi në vende të tjera.

    • VIDEO

      Cila është oferta e opozitës përballë Rama-Veliaj? (05 prill 2023)

    • VIDEO

      I humbur prej 6 vitesh, tregon të fshehtat e arratisë: Familjes i kërkoj të më falë

      Gjendet pas 6 viteve në Gjermani, 38-vjeçari Landi Kondaj. Në një komunikim me moderatoren Odeta Dume, ai shpreh pendesë për shqetësimin që i ka krijuar familjes, veçanërisht nënës.

       

      Odeta Dume: Landi përshëndetje?

      Landi Kondaj: Po përshëndetje Odeta!

      Odeta Dume: A je mirë me shëndet?

      Landi Kondaj: Mirë faleminderit, ju mirë?Faleminderit shumë për çdo gjë, që ke bërë për familjen time, ju jam shumë mirënjohës

      Odeta Dume: E ke parë emisionin ‘Pa Gjurmë’?

      Landi Kondaj: E kam parë që kur më njoftuan

      Odeta Dume: Po çfarë kishte ndodhur, pse 6 vite s’kontaktove?

      Landi Kondaj: Kanë qenë disa gjëra personale, disa gjëra që kam qenë mbyllur në vetvete dhe nuk isha shumë…Me pak fjalë nuk doja t’i shqetësoja nga shumë gjëra, privatisht gjëra të mia. Arrita deri aty sa… Kam qenë edhe këtej pa letra edhe u detyrova. Pa letra është shumë e vështirë të punosh, por punoj në të zezë. U përpoqa shumë të bëja 55diçka për veten time, për familjen më pas, por s’ia dola dot. U mbylla...Qe një gabim fatal, që bëra për familjen, për prindërit, për vëllain, për motrën. Një gabim i rëndë shumë, por kur arrin këtë psikologjinë, këtë gjendjen psikologjike gjithsecili mund ta kuptoj pak a shumë

      Odeta Dume: E qartë kjo gjë ndodhi dhe e kuptoj, por nëse nuk do bëhej emisioni ‘Pa Gjurmë’ çfarë mendoje, do i kontaktoje në një të ardhme apo thjesht për momentin doje të ishe vetëm?

      Landi Kondaj: E kisha menduar shumë herë dhe kjo më gërryente përbrenda, por nuk isha i gatshëm që t’i kontaktoja. Dhe faktikisht emisioni ‘Pa Gjurmë’ është një emision unik dhe isha me fat që kisha shkuar tek një familje dhe më thonë se kërkohesha në një program. Ata hapin youtube-n, unë shikoj emisionin dhe pastaj u binda që ishin fotot e mia. Faktikisht mua nuk më shkoi mendja se kishte arritur deri aty muhabeti. Më thanë këtu muhabeti Çfarë po bën? Çfarë janë këto që ke bërë? Si nuk na ke thënë ? E kisha çuar shumë në mend që të kontaktoja, por nuk isha gati se është një moment që jam herë me punë e herë pa punë. Nga gjendja ekonomike nuk jam mirë. Shumë shumë faleminderit se bëni një punë universale

      Odeta Dume: Edhe ne sinqerisht na vjen shumë mirë.

      Landi Kondaj: Gabimin që bëra nuk ka shans që ta përsëris më dhe gjithmonë njerëzit që kam rreth e rrotull do ua këshilloj që mos të bëjnë diçka të tillë, sepse është diçka shumë e… Të ha përbrenda në rradhë të parë, se unë për fat të mirë nuk kam asnjë keqkuptim me familjen. Thjesht bëra një gabim fatal, që u mbylla në vetvete nuk hapesha me asnjë dhe u detyrova derisa shkëputa kontaktet, kjo ka qenë gjithë historia…

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Prill 2023 – Receta tradite /Ushqimet që shkaktojnë kancer/Tango argjentinase

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Rizoto me gorgonzola dhe speca / Tavë me patate dhe mish të grirë / Piroshka, petulla të mbushura me sallam turist.

      Ushqimet që na shkaktojnë kancer. Çdo vit e më shumë po shtohet numri i të prekurve nga tumore të ndryshme, shkaqet dhe mënyrat për ta parandaluar një tumor dhe ushqimet që ndihmojnë. Në një lidhje skype nga Suedia me mjekun nutricionist Altin Joka. Çfarë është kanceri sipas mjekësisë holistike, nga e ka burimin? A po përparojmë në luftën kundër kancerit pasi institucionet, mjekët, autoritetet thonë që ne po përparojmë në luftën kundër tij? Rrugët e mjekësisë si kimio e radioterapitë imunoterapite, terapia e gjeneve apo operacionet a janë rruga e duhur në këtë luftë? Sa ndikon mënyra e ushqimit në përparimin e kësaj sëmundje, kush janë disa nga ushqimet dhe faktorët që ndikojnë në luftën kundër kancerit.

      Tango mjeshtër! Bianca dhe Lucas, çifti profesionist Argjentinas që kërcen tango do të rrëfejë pasionin e kërcimit të dashurisë dhe forcën shpirtërore që ka ky kërcim. Gjithashtu ata rrëfejnë dhe historine e tyre të dashurisë disa vjeçare që lindi pikërisht nga një kërcim tango... Në studion e Rreze Dielli: Bianca Vrcan, kërcimtare dhe mësuese ndërkombëtare e Tangos Argjentinase; Lucas Boock, kërcimtar dhe këngëtar profesionist dhe Olta Canka, instruktore e tangos.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv