• VIDEO

    Premtimi i Këlliçit për transport publik falas/ Çoçoli: Falimenton Bashkinë! Muço: Një nga mënyrat e zbatimit, heqja e njerëzve nga puna

    Transporti publik falas, premtim i bërë nga kandidati i koalicionit Meta-Berisha, për ekspertin Fatos Çoçoli është i parealizuashëm, sipas së cilit, nuk do të bënte gjë tjetër veç se do të ndikonte në falimentimin e Bashkisë.

  • VIDEO

    Debate të ashpra në ‘Studio Live’/ Gazetari Saliu: Kur ke denoncuar ti zotrote njerëz nga qeveria? Valteri: O surrat, ti kushton sa 2 botoske të Kryemadhit

    TIRANË- Debate të ashpra janë regjistruar sot në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv. Mes ish deputetit Halit Valteri dhe kryeredaktorit të gazetës “Standard”, Gëzim Saliu me gazetarin Arbër Hitaj. Valteri tha se ka bërë sërish kallëzim në SPAK për deputeten e Partisë së Lirisë dhe Ilir Metën që i akuzon për fshehje të ardhurash, korrupsion dhe çelje të llogarive anonime. Ai ka renditur 5 vepra penale për të cilat ka paditur ish Presidentin dhe bashkëshorten e tij për përfshirje në financimet ruse.

  • VIDEO

    PAMJE TË RËNDA/Nënës së Coco-s i jepet lajmi!52 ditë në morg u identifikua nga tatuazhi për të birin (6 prill 2023)

    Merita Nexhipi kishte 4 muaj që nuk kishte asnjë lajm nga vajza e saj, 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi, mirëpo sot mësoi nga ‘Pa Gjurmë” fatin e trishtë se e bija i ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Durrës. Ndërkohë që nëna e kërkonte, Brisilda Nexhipi kishte mbërritur në Shqipëri pa dijeninë e askujt në 22 dhjetor, mirëpo në 14 shkurt ajo është përplasur nga një makinë në zonën e Fllakës në Durrës, ku dhe humbi jetën. Trupi i saj për 52 ditë ka qëndruar në morgun e qytetit e paidentifikuar, teksa pas trajtimit të historisë në emisionin ‘Pa Gjurmë’, një mesazh mbërriti në redaksi ku tha se vajza që po kërkohej kishte ndërruar jetë. Ai kishte bërë lidhjen me tatuazhin që 22-vjeçarja mbante në dorë, ku kishte shkruar emrin e të birit 5-vjeç “Rafaelo”. Redaksia e “Pa Gjurmë” bëri verifikimet, nga ku zbuloi se vajza që kishte 52 ditë e paidentifikuar në morg ishte pikërisht Brisilda Nexhipi. Ky lajm iu dha “live” nënës në emision, e cila shpërtheu në lot dhe nuk donte ta besonte, për pasojë la transmetimin.Brisilda Nexhipi, me pseudonimin “Coco” mbërriti në Shqipëri më 22 dhjetor të vitit 2022, gjurmët e fundit të së cilës u verifikuan nga sistemi TIMS. Ajo la djalin 5 vjeç tek e ëma në Francë dhe vetë u largua fillimisht në Arezzo të Italisë e më pas kishte mbërritur në aeroportin Rinasit. Telefonata e saj e fundit me të ëmën ishte 21 nëntor 2022 ora 17:47 minuta. Komunikimi në messenger ishte i vakët, thuajse pa asnjë informacion sqarues. Ndërkohë, Coco ndërkohë ishte aktive në Tik Tok. Videon e fundit të saj e postoi më 15:12.2022, datë në të cilën ajo nuk kishte mbërritur në Shqipëri.Më 20 mars të vitit 2023 nëna e saj Merita nga Franca e denoncoi zhdukjen e saj në emisionin ’Pa Gjurmë’, ku pas verifikimeve rezultoi se ajo kishte ndërruar jetë në aksidentin rrugor të ndodhur në Durrës.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Prill 2023 – Receta tradite/Histori suksesi nga Danimarka/Obeziteti dhe shtatzania

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca me domate në tigan / Supë e stinës / Hallva turke.

    Eva Kjaer, sipërmarrësja e suksesshme në fushën e gastronomisë në Danimarkë, ka 30 vite që jeton në Kopenhagen, ndërsa studimet e saj janë fokusuar tek gastronomia molekulare, fusha e saj e zemrës. ”Kam në pronësi në Kopenhagen një ndër 8 restorantet më të mira të gjithë Danimarkës dhe po në këtë rankim në botë dhe më është dashur shumë punë, pasi këtu konkurenca siç dihet është shumë e madhe” tha në fillim të intervistës Eva. Pasioni i saj për gatimin ka nisur që në moshën 10-vjeçare, ku futej në kuzhinë dhe eksperimentonte. “Kam kuptuar se kur ke pasion, nuk lodhesh dhe të krijosh një emër në fushën e gastronomisë nuk është e lehtë” shprehet ajo. Kuzhina Daneze mbahet si një ndër më të zhvilluarat në botë, ku baza e saj janë produkte natyrale bimore si rrepat, lakrat, kërpudhat apo çdo gjë që gjendet në natyrë.

    Me gjinekologen e njohur Mimoza Keta, folëm për obezitetin në shtatzani, suplementet që duhen marrë, kujdesi për veten dhe foshnjen. “Ne i këshillojmë nënat shtatzëna që gjatë shtatzanisë të ushqehen shëndetshëm, të ulin marrjen e karbohidrateve deri në 150 gram në ditë dhe jo më tepër. Është krijuar miti se kur je shtatzënë, duhet të hash sa për dy, por kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi nëna duhet të konsumojë vetëm sasinë e nevojshme të ushqimeve dhe jo më tepër” theksoi gjinekologia e njohur. Mimoza Keta tregoi se cili është regjimi i duhur ushqimor që duhet të ndjekë një grua shtatzënë dhe cilat janë ato suplemente multivitaminash që duhen marrë patjetër, të cilat janë të domosdoshme në formimin e shëndetshëm të fëmijës.

  • VIDEO

    Nëna mëson live në ‘Pa Gjurmë’ vdekjen e së bijës, lë transmetimin e tronditur

    Trupi i pajetë i Brisilda Nexhipi e humbur 4 muaj më parë është gjetur. Ajo ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor 14 shkurt  në zonën e Fllakës në Durrës.

  • VIDEO

    Rikthimi i basteve, Shyti: Kushti për të pasur llogari bankare step shumë persona! Soko: Organizimi të jetë në pika fizike, online shteti nuk i kontrollon dot

    Ish kreu i shoqatës së basteve, Arjan Shyti u shpreh pro projektligjit të propozuar për rikthimin e basteve, por sipas tij duhen rishikuar rregullimet që ligji përmban. Nevoja për të pasur një llogari bankare si e vetmja mënyrë për të qenë në gjendje të vendosen baste online, është diçka që do të stepë shumë persona, sipas Shytit.

  • VIDEO

    Sa kilogramë duhet të shtojë një shtatzënë? Ja përgjigjia e Moza Ketës

    E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ishte gjinekologia Mimoza Keta e cila foli për obezitetin në shtatzani, suplementet që duhen marrë, kujdesi për veten dhe foshnjen.

    “Ne i këshillojmë nënat shtatzëna që gjatë shtatzanisë të ushqehen shëndetshëm, të ulin marrjen e karbohidrateve deri në 150 gram në ditë dhe jo më tepër. Është krijuar miti se kur je shtatzënë, duhet të hash sa për dy, por kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi nëna duhet të konsumojë vetëm sasinë e nevojshme të ushqimeve dhe jo më tepër” theksoi gjinekologia e njohur.

    Mimoza Keta tregoi se cili është regjimi i duhur ushqimor që duhet të ndjekë një grua shtatzënë dhe cilat janë ato suplemente që duhen marrë patjetër, të cilat janë të domosdoshme në formimin e shëndetshëm të fëmijës.

  • VIDEO

    Njihuni me shqiptaren që ka në Kopenhagen restorantin e 8-të më të mirë në Danimarkë

    E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ishte Eva Kjaer, sipërmarrësja e suksesshme në fushën e gastronomisë në Danimarkë.

    Ajo ka 30 vite që jeton në Kopenhagen, ndërsa studimet i saj janë fokusuar tek gastronomia molekulare, fusha e saj e zemrës. ”Kam në pronësi në Kopenhagen një ndër 8 restorantet më të mira të gjithë Danimarkës dhe po në këtë rankim në botë dhe më është dashur shumë punë, pasi këtu konkurenca siç dihet është shumë e madhe” tha në fillim të intervistës Eva. Pasioni i saj për gatimin ka nisur që në moshën 10-vjeçare, ku futej në kuzhinë dhe eksperimentonte.

    “Kam kuptuar se kur ke pasion, nuk lodhesh dhe të krijosh një emër në fushën e gastronomisë nuk është e lehtë” shprehet ajo. Kuzhina Daneze mbahet si një ndër më të zhvilluarat në botë, ku baza e saj janë produkte natyrale bimore si rrepat, lakrat, kërpudhat apo çdo gjë që gjendet në natyrë.

  • VIDEO

    Hallva turke nga zonja Albana

    Hallva turke

    Përbërësit:

    • 250 gr miell
    • 150 gr ose 3 lgj gjalpë
    • 125 ml vaj

    Sherbeti:

    • 360 gr sheqer
    • 300 ml qumësht
    • 100 ml ujë

    Përgatitja:

    Në një tenxhere vendosim ujin, qumështin dhe sheqerin. E përziejmë derisa sheqeri të tretet dhe më pas e largojmë nga nxehësia e sobës.

    Në një tenxhere të sheshtë vendosim gjalpin. Sapo gjalpi të tretet shtojmë miellin dhe e trazojmë derisa mielli të marrë ngjyrë të artë ose kafe të lehtë. E përziejmë për një kohë të gjatë dhe më pas shtojmë sherbetin dhe vazhdojmë trazimin pa ndërprerje. Kur masa të bëhet e ngjeshur e servirim lugë-lugë dhe e spërkasim me fistikë.

  • VIDEO

    Fërgesa turke / Speca me domate në tigan nga zonja Albana

    Speca me domate në tigan

    Përbërësit:

    • 200 gr speca
    • 3 domate
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 1 lgj gjalpë
    • 3 thelpinj hudhër
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Skuqim fillimisht në vaj ulliri dhe gjalpë specat, vendosim domatet e prera si dhe thelpinjtë e hudhrës të prera në fetëza të vogla. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike dhe e servirim.

  • VIDEO

    Supë e stinës me makarona dhe perime nga zonja Albana

    Supë e stinës

    Përbërësit:

    • 3 lgj vaj ulliri
    • 1 karrotë
    • 1 qepë
    • 1 spec i kuq
    • 1 lgj miell
    • 1 fç makarona për supë
    • 100 gr mish i zjerë
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht në një tenxhere me pak vaj ulliri kaurdisim një qepë të grirë imët dhe karrotë të grirë në rende. Më pas shtojmë specin e grirë dhe pak miell. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë makaronat dhe buljonin. Në fund fare shtojmë mishin e zierë të bërë në copa të vogla. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak gjalpë dhe e servirim me majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    Njihuni me erëzat, bimët dhe ushqimet që pastrojnë helmet nga trupi juaj

    Ushqimet që na shkaktojnë kancer. Çdo vit e më shumë po shtohet numri i të prekurve nga tumore të ndryshme, cilat janë shkaqet dhe mënyrat për ta parandaluar një tumor. Cilat janë ato ushqime që ushqejnë qelizat kancerogjene dhe cilat ushqime ndihmojnë organizmin në luftimin e tyre. Në një lidhje skype nga Suedia me mjekun nutricionist Altin Joka.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv