-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Prill 2023 – Receta /Horoskopi javor /Lythat në lëkurë /Bimët shqiptare në Gjermani
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me mish dhe salcë në furrë / Pite me kungull e mbushur me djathë dhe proshutë.
Sipas Astrologut Jorgo Pulla, përgjatë kësaj jave priten ndryshimeve të mëdha me shumë mundësi në çështjet e punës, në lidhjet me probleme dhe dokumentacione. Ndikime të forta planetare, shumë lidhje problematike si dhe ndarje do të mund të kenë ribashkim përgjatë kësaj jave. Është një javë shumë e rëndësishme në fusha të ndryshme, por më kryesorja është fokusi në punën tuaj dhe karrierë, në ndryshimet që doni të bëni. Kjo javë ka të bëjë shumë me gjërat e lëna pezull, mundohuni që atë që nisni t'a çoni deri në fund. Të gjitha shenjat përfitojnë këtë javë edhe pse në aspektin astrologjik është një javë që do pësojmë pa të mësojmë, është një javë që na jep shumë mundësira. Përgjatë kësaj jave duhet të jemi sa më shumë të kujdesshëm për veten tonë dhe për njerëzit që na rrethojnë. Është momenti më perfekt për zgjidhjen e çdo problemi dhe për marrjen e vendimeve të rëndësishme. Më të përfituar këtë javë me më shumë mundësira janë shenja e Dashit dhe Shigjetarit.
Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një problematikë të lëkurës, lythat. Nga se shkaktohen lythat, arsyet shëndetësore dhe cilat janë trajtimet më të mira alternative përmes bimëve mjekësore për largimin e tyre. Gjatë gjithë jetës sonë duhet të përballemi me probleme të bezdisshme të lëkurës dhe, për fat të keq, lythat janë ndër to. Lythat shfaqen shpesh në gishta, në duar, qafë, por dhe pjesë të tjera të trupit. Lythat janë rritje të vogla të lëkurës të shkaktuara si pasojë e infeksioneve të viruseve të familjes human papilloma HPV. Ky virus stimulon rritjen e shpejtë të qelizave që gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës. Specialisti Merja thekson se ka disa lloje lythash dhe se mund të jenë ngjitëse dhe mund të përhapen shpejt nga kontakti me një person direkt dhe zakonisht ky virus i nxit këto lytha të përhapen dhe në pjesë të tjera të trupit. Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, ka disa shkaktarë dhe arsye shëndetësore të krijimit të lythave apo papilomave dhe ato mund të trajtohen dhe zhduken falë bimëve mjekësore që natyra na ka falur.
Alketa dhe Ralph Schindler janë një çift shqiptaro - gjerman të cilët vijnë në studion e "Rreze Dielli" për të na treguar eksperiencën personale të trajtimit me bimë medicinale, të sëmundjeve që i ndryshuan cilësinë e jetës. Ata na tregojnë se si vendosën që bimët shqiptare t’i çojnë deri në Gjermani, dhe përmes ndihmës së Ylli Merjas, emigrantët shqiptarë por edhe shtetas gjermanë të njihen me to dhe t’i përdorin në trajtimet e sëmundjeve të ndryshme.
-
VIDEO
'14 maji' dhe rikonformimi i raporteve politike (10 prill 2023)
Deputeti socialist Petro Koçi i ftuar në Report Tv ka komentuar situatën politike në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 14 majit. Në emisionin ‘Kontrast’, Petro Koçi tha se rezultati i kësaj fushatë është i ditur, pasi sipas tij opozita e ka të humbur këtë betejë në shumicën e bashkive.
-
VIDEO
Premtimi i Këlliçit për transport falas, Vangjeli në Report Tv: Klonim i premtimit të socialistëve për shëndetësi falas
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar në emisonin ‘Kontrast’ në Report Tv, premtimin e Belind Këlliçit për transport falas. Vangjeli tha se Këlliçi ka klonuar premtimin e socialistëve për shëndetësi falas.
“Këlliçi në Tiranë, Boçi në Elbasan, në fakt është e nxjerra në rrugë nëse ata nuk fitojnë, me idenë që pas dy ditësh do riktheheni më të fortë. Ishin lëvizje të detyruara. Shumë zgjedhje nuk kishte. Ky është klonim i premtimit të socialistëve në rang kombëtar, që ishte kuajt kryesore të fitores në 2013 për shëndetësinë falas. Kjo frazë është goxha bombastike, të thuash që po jep një shërbim falas. Në fakt në këtë dynja asgjë nuk është falas. Edhe transporti publik falas është e njëjta shpikje. Si gjetje nuk është e keqe, por në thelb është e gabuar. Tregon qasjen tmerrësisht dembele që ka politika shqiptare për të dhënë zgjidhje”, tha Vangjeli.
-
VIDEO
Premtimi i Këlliçit për transport falas, Petro Koçi: Skemë piramidale! Berisha e nxori nga Kuvendi dhe e hodhi në rrugë
Deputeti socialist Petro Koçi i ftuar në Report Tv ka komentuar situatën politike në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 14 majit. Në emisionin ‘Kontrast’, Petro Koçi tha se rezultati i kësaj fushatë është i ditur, pasi sipas tij opozita e ka të humbur këtë betejë në shumicën e bashkive.
-
VIDEO
Ngjela në Report Tv: Të fitosh ndaj Veliajt duhet të kesh bërë dy beteja elektorale! S’ka vota Berisha në Tiranë
Avokat Spartak Ngjela nuk sheh asnjë rival kundrejt Erion Veliajt për zgjedhjet e 14 majit! Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ngjela tha se të përballesh me kryebashkiakun aktual të Tiranës duhet se paku të kesh bërë minimumi dy beteja elektorale
-
VIDEO
Lista për këshilltarë mbështesin rivalin e saj, kandidatja e PD për Vaun e Dejës: Frikë nga rezultati, do fitoj! Asnjë presion s’më ndal
Klomentina Drini, Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Vaut të Dejës, në një lidhje me ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv ka shprehur vendosmërinë e saj për të vazhduar garën, edhe pse paraditen e sotme 30 kandidatët e listës së PD për Këshillin Bashkiak shprehën mbështetjen për kandidatin e Berishës Zef Hila.
-
VIDEO
Kërcënimi me jetë për arbitrin, Eduard Prodani në Report TV: Superliga me 'guidë', gjyqtarëve iu kanë çuar plumba! 'Ky pazar këtë fund ka'
Arbitri i futbollit, Juxhin Xhaja dhe familja e tij u kërcënuan me jetë para ndeshjes Kastrioti - Bylis, me duelin që u shty nga FSHF. Organi i futbollit në vend shkoi edhe më shumë duke thënë se ishin përfaqësues të krutanëve që ishin pas kësaj ngjarje, teksa për këto presione edhe një javë më parë një gol i Laçit kundër Kastriotit u anullua.
-
VIDEO
Dyfishohet çmimi i qepës, tregtarët: As në ’97 nuk është shitur me 150 lekë! Eksperti: S’janë orientuar fermerët
Çmimet e fruta-perimeve kanë pësuar një rritje të ndjeshme! Dyfishim të çmimit ka pësuar qepa, e cila për fermerët është diçka pazakontë. Sipas tyre kjo rritje çmimi lidhet me mungesën e prodhimit në fusha, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, por edhe pasi një vit më parë kostoja e prodhimit ishte shumë e lartë dhe fermerët u detyruan ta hedhin
-
VIDEO
Lythat, kërcënim i heshtur i trupit. Ylli Merja: ja kurat bimore që i zhdukin plotësisht ato
Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në emisionin "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një problematikë të lëkurës, lythat. Nga se shkaktohen lythat, arsyet shëndetësore dhe cilat janë trajtimet më të mira alternative përmes bimëve mjekësore për largimin e tyre.
Gjatë gjithë jetës sonë duhet të përballemi me probleme të bezdisshme të lëkurës dhe, për fat të keq, lythat janë ndër to. Lythat shfaqen shpesh në gishta, në duar, qafë, por dhe pjesë të tjera të trupit. Lythat janë rritje të vogla të lëkurës të shkaktuara si pasojë e infeksioneve të viruseve të familjes human papilloma HPV. Ky virus stimulon rritjen e shpejtë të qelizave që gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës. Specialisti Merja thekson se ka disa lloje lythash dhe se mund të jenë ngjitëse dhe mund të përhapen shpejt nga kontakti me një person direkt dhe zakonisht ky virus i nxit këto lytha të përhapen dhe në pjesë të tjera të trupit.
Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, ka disa shkaktarë dhe arsye shëndetësore të krijimit të lythave apo papilomave dhe ato mund të trajtohen dhe zhduken falë bimëve mjekësore që natyra na ka falur.
-
VIDEO
Aksident në Lushnjë, karrotreci përplas për vdekje 50-vjeçarin! Viktima ende pa identikuar, dyshohet endacak
Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë. Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një karrotrec.
-
VIDEO
Vau i Dejës, kandidatët e PD për Këshillin deklarojnë mbështetjen për Zef Hilën e Berishës: Drini, kandidaturë personale e Alibeajt
Kandidatët për Këshillin Bashkiak të PD-së në Vaun e Dejës kanë dalë në mbështetje të Zef Hilës, kandidatit të Berishës për kryebashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një deklarate të paralajmëruar më herët ata thonë se mbështesin Hilën edhe pse kandidatja e PD për kryetare bashkie Klomentina Drini vazhdon garën.
-
VIDEO
Java më e mirë e vitit, 10-16 Prill / Astrologu Jorgo Pulla: Ja ndikimi planetar për secilën shenjë
Java e ndryshimeve të mëdha në mundësi dhe rëndësi të veçanta që ka të bëjë në çështjet e punës, në lidhjet me probleme dhe dokumentacione. Ndikime të forta planetare, shumë lidhje problematike si dhe ndarje do të mund të kenë ribashkim përgjatë kësaj jave. Është një javë shumë e rëndësishme në fusha të ndryshme, por më kryesorja është fokusi në punën tuaj dhe karrierë, në ndryshimet që doni të bëni. Kjo javë ka të bëjë shumë me gjërat e lëna pezull, mundohuni që atë që nisni t'a çoni deri në fund. Të gjitha shenjat përfitojnë këtë javë edhe pse në aspektin astrologjik është një javë që do pësojmë pa të mësojmë, është një javë që na jep shumë mundësira. Përgjatë kësaj jave duhet të jemi sa më shumë të kujdesshëm për veten tonë dhe për njerëzit që na rrethojnë. Është momenti më perfekt për zgjidhjen e çdo problemi dhe për marrjen e vendimeve të rëndësishme. Më të përfituar këtë javë me më shumë mundësira janë shenja e Dashit dhe Shigjetarit.
Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e dytë të muajit 10-16 Prill.