• VIDEO

    Aksidenti tragjik në Bulqizë, eksperti Hoxha: ‘Benz’-i 40-vjeçar që u nda në mes ishte i kalbur! Shoferët të mos bëhen trima, të ecin në krahun e djathtë

    Faktorët që shkaktojnë aksidentet rrugore janë gjendja e drejtuesit të mjetit, gjendja e makinës dhe e rrugës. Kështu u shpreh eksperti rrugor Gëzim Hoxha në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu duke komentuar aksidentin tragjik në aksin Bulqizë-Maqellarë ku vdiqën tre persona.

    • VIDEO

      Lazanjë me perime nga zonja Albana

      Lazanjë me perime

      Përbërësit:

      • 1 pako lazanjë
      • 1 qepë
      • 1 karrotë
      • 1 spec jeshil
      • 1 spec i kuq
      • 2 patëllxhanë
      • 3 kunguj
      • ½ gotë verë e bardhë
      • Majdanoz

      Beshameli:

      • 2 vezë
      • 150 gr gjalpë
      • 150 gr miell
      • 1.5 litër qumësht
      • Djathë parmixhano
      • Arrë moskat
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Në një tigan të madh me vaj ulliri kaurdisim fillimisht qepën e grirë imët, më pas shtojmë të gjitha perimet e prera në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar pak kripë dhe piper. Ndërkohë paralelisht vendosim në zjarr një tenxhere ku do të përgatisim beshamelin. Kaurdisim miellin me gjalpë dhe më pas shtojmë qumështin duke e trazuar pa ndërprerje derisa beshameli të lidhet. Në fund shtojmë vezët, kripë dhe arrë moskat.

       

      Vendosim në një tavë një shtresë me beshamel, një shtresë me petët e lazanjës, një shtresë me perime dhe përsëri beshamel, petë lazanje, perime, petë lazanje dhe në fund beshamel. E spërkasim më djathë parmixhano dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë.         

       

    • VIDEO

      Sallatë çezar nga zonja Albana

      Sallatë çezar

      Përbërësit:

      Për pulën:

      • 300 gr fileto pule
      • 1 ls vaj ulliri
      • 2 thelpinj hudhër
      • 2 ls gjalpë
      • Rozmarinë
      • Kripë, piper
      • Uthull balsamike

      Për salcën:

      • 10 açuge
      • 2 thelpinj hudhër
      • 4-5 ls vaj ulliri
      • 250 gr majonezë
      • 50 gr djathë parmixhano
      • 2 ls lëng limoni
      • Majdanoz

      Garnitura:

      • 3 feta bukë tosti
      • 2 ls vaj ulliri
      • 20 gr gjalpë
      • 2 vezë të ziera
      • Misër i zier
      • Sallatë jeshile

      Përgatitja:

      Marinojmë pulën me kripë dhe piper dhe e kaurdisim në vaj të aromatizuar me hudhër. Pasi pula është skuqur mirë e lemë të ftohet dhe e ndajmë në fije ku e marinojmë më uthull balsamike, vaj ulliri dhe rozmarinë. Përgatisim salcën duke vendosur në një mikser majonezën, hudhrat, açuget, djathin parmixhano, majdanozin, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit. E punojmë mirë salcën derisa të bëhet homogjene dhe shumë kremoze.

      Vendosim në një sallatiere sallatën jeshile, mishin e pulës, misrat e zier, bukën të prerë në kubikë të vegjël dhe vezët e ziera. E marinojmë me salcën e përgatitur dhe e emi gati për ta servirur.

    • VIDEO

      Supë me bizele nga zonja Albana

      Supë me bizele

      Përbërësit:

      • 200 gr bizele
      • 1 patate
      • 1 qepë e njomë
      • 1 thelpi hudhër
      • 1 fç qumësht
      • 2 lgj gjalpë
      • 2 lgj vaj ulliri
      • 200 gr djathë të bardhë
      • 100 gr pana
      • Koper, piper i kuq
      • Kripë, piper i zi

      Përgatitja:

      Kaurdisim me gjalpë dhe vaj ulliri qepën e njomë së bashku me hudhrën e grirë, shtojmë patatet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë bizelet, pak ujë dhe qumësht sa të mbulohen perimet. Pasi supa të marë valë shtojmë panën, koper të grirë imët, kripë dhe pipër të zi. Aromatizojmë pak gjalpë me piper të kuq dhe e shtojmë në fund para se të servirim supën së bashku me djathin e bardhë në kubikë të vegjël.

    • VIDEO

      Përfshihet nga flakët fabrika e sfungjerit në Elbasan, vendi ‘mbulohet’ nga tymi i zi! Evakuohen punonjësit

      Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një fabrikë sfungjeri në afërsi të fshatit ‘Katund i Ri’ në Elbasan.

    • VIDEO

      Makinat e bëra ‘copash’ pas aksidentit tragjik në Bulqizë ku vdiqën 3 persona! Banori i zonës: U përpoqëm t’i ndihmonim, përplasja ishte shumë e fortë

      Mëngjesin e sotëm po hiqen nga rruga e makinave të përfshira në aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme në aksin Bulqizë-Maqellarë ku vdiqën tre persona dhe u plagosën katër të tjerë.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 5 janar 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga qeveria ndan 159 mln euro për zgjedhje te efekti politik i "luftës civile" në PD e deri tek tragjedi me 3 të vdekur në rrugën e Arbrit.

    • VIDEO

      'Vendoret', Valteri në ‘Repolitix’: Berisha do futet në zgjedhje me logon e Partisë së Lirisë! Muça: Koalicioni me Metën është kosto elektorale

      Partia Socialiste duket se ndodhet komode përballë një opozite të përçarë për garën e 14 majit. Sali Berisha nuk ka arritur një konsensus me grupin e Enklejd Alibeajt dhe PD do të dalë me dy kandidatë të zgjedhje, por kjo sipas anëtarit të Këshillit Kombëtar do përkthehet në kosto elektorale. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Kalaja tha se PD do të humbë duke dalë me dy kandidatë.

    • VIDEO

      Shtëpi të lira në Tiranë? Agjenti imobiliar i thotë të gjitha: Fitoj më shumë se Edi Rama

      Dikur punonte si kamarier në një restorant, ndërsa sot, 24 vjeçari nga Tirana fiton më shumë se kryeministri i vendit, Edi Rama me punën si agjent imobiliar.
      Rruga drejt suksesit nuk ka qenë pa pengesa për Klevis Oshafin.  Për emisionin “Një nga ne”, ai tregon si i ka kapërcyer vështirësitë e profesionit, telefonatat e vazhdueshme që duhet të bënte dhe trokitjet dyer më dyer për të siguruar kontaktet e nevojshme.
      Është ndër agjentët top performues, kohën e lirë ia dedikon më së shumti familjes, por nuk lë pas dore as pasionet e tij, leximin dhe futbollin.  Mes të tjerash zbulon detaje nga takimi me lojtarin e tij të preferuar Aron Ramsey, autografin e të cilit e ka tatuazh në dorë.
      Po si arriti Klevisi të takohej me këtë lojtar? A mund të gjejmë shtëpi të lira në Tiranë?  A ja vlen të punosh si agjent imobiliar në ditët e sotme?
      Të gjitha këto mund t’i ndiqni në linkun më poshtë: 24 orë me një 24 vjeçar!

    • VIDEO

      'Pakoja e madhe', Çoçoli: Inflacioni e mundëson edhe një ndihmë të 3-të! Resulaj: S'kemi prekur familjet me energjinë si rajoni! Zbutje për shtresat në nevojë

      Ndihma ndaj moshave të treta dhe kategorive të tjera nga qeveria ka qenë për të indeksuar barrën e inflacionit, kështu e shpjegon deputetja socialiste Pranvera Resulaj, në Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj,

    • VIDEO

      Kosova dhe tensionet me Serbinë, Mediu: Qëndrimi i institucioneve shqiptare i papranueshëm! Të ridimensionehet roli i Këshillit të Sigurisë Kombëtare

      Në intervistën për ‘Studio Live’ në Report Tv, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, foli edhe për tensionet Kosovë-Serbi pas barrikadave në Veri. Sipas tij qëndrimi i institucioneve shqiptare ka qenë i papranueshëm. 

       
    • VIDEO

      2023 dhe bashkimi i PD, Mediu në Report Tv: Opozita të mos bjerë pre e provokimeve të Ramës, më shumë se 1 kandidat i shërben atij! Dreka e Mziut na bëri bashkë

      Opozita duhet të kuptojë se nuk mund ‘të bjerë pre e provokimeve të Ramës’, me palë që i pëlqen ose jo, por të bashkohet në zgjedhje lokale për të fituar në interes të vendit. Qëndrimi është mbajtur nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një intervistë për Report Tv. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv