-
VIDEO
Mamin e qetësoja unë, Sara: Më thoshte, ty s’ta ndjen fare
2023-shin e presim me spektaklin e madh të “E ardhmja është vajzë” nga Ermira Çausholli. Në këtë Vit të Ri, mbushim zemrat tuaja me muzikë të mirë dhe emocione të papërshkrueshme. Xhesika Polo ndan anën më të ndjeshme të saj, me fjalë zemre, me emocione shpirti dhe rrëfime të papërsëritshme. Sara Bajraktari çiltërsisht tregon për aspektet më të rëndësishme të jetës së saj personale. Presim sekondat e para të një Viti të Ri me urimin që të jetë sa më i bardhë dhe i paqtë në shtëpitë tuaja! Mesnata ju thërret në një spektakël fishekzjarresh së bashku me stafin e Report tv. Sot, si asnjëherë më parë, prej orës 21 e deri vitin tjetër
-
VIDEO
U bëra grua për një vit, Xhesika këshillon Sarën: Mos ndiq hapat e mi
2023-shin e presim me spektaklin e madh të “E ardhmja është vajzë” nga Ermira Çausholli. Në këtë Vit të Ri, mbushim zemrat tuaja me muzikë të mirë dhe emocione të papërshkrueshme. Xhesika Polo ndan anën më të ndjeshme të saj, me fjalë zemre, me emocione shpirti dhe rrëfime të papërsëritshme. Sara Bajraktari çiltërsisht tregon për aspektet më të rëndësishme të jetës së saj personale. Presim sekondat e para të një Viti të Ri me urimin që të jetë sa më i bardhë dhe i paqtë në shtëpitë tuaja! Mesnata ju thërret në një spektakël fishekzjarresh së bashku me stafin e Report tv. Sot, si asnjëherë më parë, prej orës 21 e deri vitin tjetër
-
VIDEO
Festë, muzikë, emocione të bukura dhe lot, mëngjes festiv në Rreze Dielli
‘Rreze Dielli’ e priti Vitin e Ri me shumë të ftuar special. muzikë, hare dhe plot momente emocionuese.Show less
-
VIDEO
Byrek festiv me petë sfoljatë dhe perime nga zonja Albana
Byrek festiv me petë sfoljatë dhe perime
Përbërësit:
- Petë sfoljatë
- 1 patëllxhan
- 1 kungull
- Djathë të bardhë
- 1 qepë
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me patëllxhanin dhe kungullin të prerë në kubikë të vegjël. Hapim petën sfoljatë mbi tryezën e punës dhe vendosim mbushjen me perime. Mbi mbushje vendosim djathë të bardhë në kubikë dhe më pas mbledhim pak petën në pjesën e mbushjes duke e lenë të hapur, ndërsa dy pjesët anësore i lidhim me një spango kuzhine duke krijuar kështu një byrek në formë antipaste festive.
-
VIDEO
Sallatë me bollgur nga zonja Albana
Sallatë me bollgur
Përbërësit:
- 250 gr bollgur
- 100 gr djathë të bardhë
- Sallatë miks jeshile
- Kokrra shege
- Uthull shege sipas dëshirës
- 1 tufë majdanoz
- Gështenja sipas dëshirës
- Vaj ulliri
- Lëng limoni
- Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Fillimisht vendosim bollgurin të ziejë në ujë me kripë, më pas e lemë të ftohet dhe e vendosim në një tas qelqi ku shtojmë djathë të bardhë të prerë në kubikë, lloje të ndryshme sallatash, gështenja të ziera dhe kokrra shege. Në fund e marinojmë me vaj ulliri, pak uthull, lëng limoni, kripë dhe piper.
-
VIDEO
Patë me portokall dhe mollë nga zonja Albana
Patë me portokall dhe mollë
Përbërësit:
- 1 patë
- 4 portokalle
- 3 mollë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
- Ganitura:
- 250 gr oriz
- 2 speca të kuq
- 80 gr pançetë e tymosur
- Kripë, piper
Salca:
- Lëngu dhe lëkura e 2 portokalleve
- 1 karrotë
- 1 lgj mjaltë
- Spec djegës
Përgatitja:
Pasi e kemi pastruar mirë patën e marinojmë me gjalpë, kripë dhe piper.Vendosim në një tavë një shtresë me mollë dhe portokalle të prera në feta. Disa feta mollë dhe portokalle i vendosim në brendësi të patës. E vendosim patën në tavë mbi bazën e krijuar me frutat dhe e lemë të piqet në furrë avash avash.
Kaurdisim me pak vaj ulliri pançetën dhe specat të prera në shirita. Më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë ujë ose buljon dhe e lemë orizin të gatuhet për rreth 15 minuta.
Ndërkohë përgatisim salcën shoqëruese. Vendosim në një tigan ose tenxhere karrotat të grira imët. I kaurdisim për 1 minutë, më pas shtojmë pak mjaltë, spec djegës, lëkurë të grirë portokalli dhe lëngun e dy portokajve. E lemë salcën të lidhet dhe më pas e kalojmë në frulatim që të krijohet një salcë kremoze e njëtrajtshme. Me këtë salcë lyejmë mirë patën që po piqet në furrë dhe pjesën tjetër e vendosim në një salciere të vogël ku servirim patën së bashku me garniturën me oriz dhe speca.
-
VIDEO
Moderatorja Odeta Dume ’kap mat’ gazetarët/ Çfarë ndodhi, që ata shpërthyen në lot?
“Pa Gjurmë” në Report TV e ka mbyllur vitin 2022 me një puntatë vërtet speciale, ndryshe nga sa janë mësuar teleshikuesit besnikë të emisionit, por emocionet nuk munguan as këtë herë. Moderatorja Odeta Dume në prag festash kishte menduar që në studio kësaj here panel të kishte stafin e saj, kryeredaktoren e emisionit Elda Lame dhe gazetarët Xhilda Durishti dhe Freard Rista. Përpos diskutimeve lidhur me rastet më pikante dhe më emocionuese që kanë shoqëruar stafin gjatë gjithë punës së tyre në “Pa Gjurmë”, moderatorja Odeta Dume kishte menduar t’i surprizonte ata në një tjetër mënyrë, tejet të veçantë dhe origjinale.
-
VIDEO
Takimet me Pele-n, gazetari: Më thoshte ‘miku im shqiptar’! Njeri i drejtpërdrejtë dhe i dashur
Pele vdiq në moshën 82-vjeçare në një spital në Brazil dhe bashkë me Maradonën cilësohen si më të mëdhenjtë e historisë së futbollit.
-
VIDEO
Çfarë do të ndodhë natën e ndërrimit të viteve në Tiranë, Gjergj Muzaka për Report Tv tregon detajet: 2023 do të jetë viti i aktiviteteve sportive
Gjergj Muzaka, drejtor i Përgjithshëm i Promovimi te qytetit në Bashkinë e Tiranës ka ndarë për Report Tv aktivitetet që do të mbahen natën e ndërrimit të viteve. Ai ka treguar për aktivitetet që janë mbajtur në Tiranë që nga nisja e vitit 2022, pas shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i rinisë e deri në natën e ndërrimit të viteve.
-
VIDEO
Përfitoi 344 mijë euro duke mashtruar subjektet në Korçë pasi u premtoi se do merrnin fonde nga shteti, lihet në burg Viola Sterjo
Viola Sterjo është lënë në burg nga gjykata e Korçës pasi u arrestua pak ditë më parë për mashtrim me pasoja të rëndë. 39-vjeçarja ish-punonjësja në administratë u vu në pranga pak ditë më parë, pasi arriti t’i marrë 344 mijë euro 4 bizneseve në Korçë dhe Pogradec
-
VIDEO
Pakoja e Madhe anti inflacion, Rama: 695 mijë pensionistë e 71 mijë persona me aftësi të kufizuar marrin nga 8000 lekë! 10-20 mijë lekë për administratën
Nga Pakoja e Madhe anti inflacion 695 mijë pensionistë dhe 71 mijë persona me aftësi të kufizuara do të përfitojnë 8000 lekë. Ndërsa punonjësit e administratës do të marrin nga 10-20 mijë lekë mbështetje nga qeveria.
-
VIDEO
Emigrantët fituan të drejtën e votës, kreu i Lëvizjes së Diasporës: Do ndryshojmë mënyrën sesi politikanët do të sillen në fushatë! S'duam vend të caktuar në Kuvend
Florian Haçkaj, nga lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë në një intervistë për Report Tv thotë se vota e emigrantëve do të ndryshojë mënyrën se si do të bëhet fushatë në Shqipëri