-
VIDEO
1 vit nga sulmi ndaj selisë së PD-së, Baçi: Ishte e turpshme! Të gjithë ndjejmë një peshë faji! Mërtiri: Skena dhune mesjetare
8 janari shënoi 1 vit nga ngjarja e paprecedentë e ndodhur e selinë e Partisë Demokratike ku mbështetësitë e Sali Berishës sulmuan selinë e ku u desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda.
-
VIDEO
Emocionuese/ E shëroi nga sëmundja e rëndë, Ylli Merja suprizon çiftin e të moshuarve në Korçë
Limfomat janë një lloj kanceri i sistemit limfatik. Pikërisht kjo sëmundje ka prekur një zonjë nga Korça e cila, në një rrëfim në emisionin “Rreze Dielli” tregoi kalvarin e saj të vuajtjes me sëmundjen dhe mos gjetjen e një kure përmes ilaçeve. Dhe si papritur gjeti kurën dhe shërimin tek bimët medicinale të mjekut popullor Ylli Merja.
-
VIDEO
Ylli Merja: Gjëndrat si gunga që na shfaqen në trup çfarë janë dhe si kurohen me bimë medicinale
Limfoma është një kancer i sistemit limfatik, i cili është pjesë e sistemit imunitar të trupit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe shëndeti” mjeku popullor Ylli Merja tregoi më tepër për kurat bimore që ndihmojnë në kurimin e limfomave.
-
VIDEO
Iu shfaq gjëndra 17mm në qafë, znj.Arife tregon si gjeti kurim tek bimët medicinale të Ylli Meres
Limfomat janë një lloj kanceri i sistemit limfatik. Pikërisht kjo sëmundje ka prekur një zonjë nga Korça e cila, në një rrëfim në emisionin “Rreze Dielli” tregoi kalvarin e saj të vuajtjes me sëmundjen dhe mos gjetjen e një kure përmes ilaçeve. Dhe si papritur gjeti kurën dhe shërimin tek bimët medicinale të mjekut popullor Ylli Merja.
Znj. Arife tregon se gjëndra u shfaq papritur në zonën e qafës dhe pas shumë konsultave me mjekë të ndryshëm nuk pati asnjë përmirësim. Por gjendja vazhdonte të përkeqësohej duke ndikuar edhe në frymëmarrjen e saj pasi ndodhej në zonën e qafës.
“Unë me datën 24 prill, ndërsa flija kur ndërrova krahun më doli një gjendër dhe pastaj mu përhap. Kalova shumë kohë, vajta nëpër këto shtetërorët, i bëja të gjitha ato kurat por nuk gjeja dot shërim. Kur pash në “Rreze Dielli” këtë doktorin u drejtova aty dhe fillova bimët mjekësore. Kur bëra ekon e parë më doli 17 mm, më nisën në Tiranë por më kthyen prap në Korçë. I bëra të gjitha analizat më dilnin mirë por kisha limfomën që nuk zhdukej. Ndejta një muaj e gjysmë pa vizita dhe ilaçe” tregon ajo .
Por pasi filloi kurat bimore të këshilluara nga mjeku popullor, duket se gjendja e saj ka pasur një ndryshim drastik.
“Më pas u drejtova tek dr.Ylli Merja dhe kur fillova mjekimet unë pata përmirësim. Filloi të më ulet enjtja dhe tani ka një javë që ka përmirësim. Tani po pres përgjgijen e dr. Ylli Meres për kurën e mëtejshme. Për një muaj e gjysëm u ula 11 mm. E parandalova. I jam mirënjohëse dr. Ylli” tha ajo.
-
VIDEO
Tavë me oriz dhe perime nga zonja Albana
Tavë me oriz dhe perime
Përbërësit:
- 250 gr oriz
- 1 qepë
- 2 kunguj
- 2 patate
- 100 gr perime miks
- 4 lgj djathë i grirë
- 200 ml ujë
- Vaj ulliri
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Patatet dhe kungujt i presim në rrethore, ndërsa qepën e presim hollë në gjysmë hënë. Lyejmë një tavë me pak ulliri dhe vendosim shtresën e parë me patate të cilat i spërkasim me kripë. Mbi patatet shtojmë qepët e prera hollë, një shtresë me kunguj dhe një shtresë me oriz. Më pas shtojmë perimet miks në kubikë të cilat i kemi marinuar me kripë dhe piper. Bëjmë një spërkatje të mirë me djathë të grirë kaçkavall ose djathë mocarela të prerë në feta të holla. Më pas vazhdojmë me të njejtën renditje me shtresën e dytë të tavës. Në fund hedhim një gotë ujë, e mbulojmë tavën më letër pjekje dhe letër alumini dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta. Në minutat e fundit e largojmë letrën e pjekjes dhe e lemë tavën të marrë ngjyrë të bukur nga lart.
-
VIDEO
Qofte pule me spinaq nga zonja Albana
Qofte pule me spinaq
Përbërësit:
- 400 gr gjoks pule
- 1 dorë spinaq
- 1 tufë majdanoz
- 1 vezë
- 1 lç sodë
- Kripë, piper i zi
- Pak miell
Përgatitja:
Kalojmë në blendër gjoksin e pulës, spinaqin dhe majdanozin. Më pas shtojmë tek brumi i qofteve vezën, pak sodë buke, kripë dhe piper të zi. Në varësi të butësisë së brumit mund të shtojmë dhe pak miell. Realizojmë qofte rrumbullake mesatare dhe i skuqim në vaj të nxehtë.
-
VIDEO
Samuna me suxhuk nga zonja Albana
Samuna me suxhuk
Përbërësit:
- 350 ml qumësht
- 1 lk sheqer
- 1 lgj maja buke
- 1 lk kripë
- 300 gr miell
- 1 të verdhë veze
- Suxhuk FIX
- Djathë pice
- Fara susami
Salca shoqëruese:
- 4 lgj majonezë
- Spec djegës
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht zemë brumin dhe më pas e punojmë mirë. E ndajmë në toptha të vegjël dhe e lemë të pushojë pak. Topthat e brumit i hapim rreth një pëllëmbë, i vendosim në një tavë me letër pjekje, i lyejmë me të verdhë veze dhe sipër vendosim disa feta suxhuku dhe fara susami. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 250 gradë Celsius për 12 minuta.
Ndërkohë përgatisim salcën shoqërurese me majonezë, spec djegës, kripë dhe piper.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 9 janar 2023
Titujt e gazetave për sot, nga pastruesja i vjedh në shtëpi ish-zyrtares së Kryeministrisë 520 mijë euro te Idajet Beqiri plas "bombën" e deri tek pse ndodhi "kryengritja" e 8 janarit?
-
VIDEO
N’kohë- Shpërthen Lefter Maliqi, Kuçova do t’i kthehet qytetarëve…
Shpërthen Lefter Maliqi, Kuçova do t’i kthehet qytetarëve…
-
VIDEO
Vaji i ullirit, ari i gjelbërt në Ibën e Sipërme
Vaji i ullirit, ose ari i gjelbërt, në një punishte artizanale në fshatin Ibë e sipërme në juglindje të Tiranës. Ky është subjekti I reportazhit të parë të fillimvitit, ku fermeri I vogël Bardhyl Salla sjell eksperiencën e tij, pas emigrimit, në përpunimin dhe nxjerjen e vajit të ullirit, me një pasisje të thjeshtë, e vetmja e këtij lloji në vendin tonë.
-
VIDEO
N’kohë- Çfarë po ndodh në Ps? Taulant Balla i rrëfen të gjitha
Jemi vetëm 4 muaj larg zgjedhjeve të 14 majit dhe PS është e bindur që do të arrijë të marrë fitoren edhe në bashkinë e Shkodrës. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli në Report Tv duke thënë se Meta dhe Berisha i kthejnë bashkitë në bunker politik.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 7 janar 2023
Titujt e gazetave për sot, nga familja e balerinit i mban distancë Elhaida Danit te kulisat brenda aleancës së "Foltores" e deri tek Belindi krim federal në SHBA?