-
VIDEO
Nostalgji/Nga gatimet e shijshme tek atmosfera e hareshme, si festohej Viti i ri para 90 në Shqipëri
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” të ftuara sociologia Raina Kovaci, kryeredaktoria Aida Baro dhe autorja e shumë librave Meri Mezini, folën për natën e ndërrimit të viteve. Ata kujtuan me nostalgji edhe si festohej Viti i Ri para 90’ në Shqipëri.
-
VIDEO
Brusketa me proshutë, djathë dhe reçel nga zonja Albana
Brusketa me proshutë, djathë dhe reçel
Përbërësit:
- 1 bukë bagete
- Proshutë
- Reçel
- Krem djathi
- Rozmarinë
Përgatitja:
Presim bagetën në feta, secilën fetë e lyejmë me krem djathi, vendosim më pas pak reçel, një fetë proshutë të vendosur si lule dhe në fund një degëz të vogël të prerë rozmarine.
-
VIDEO
Gjel deti i mbushur nga zonja Albana
Gjel deti i mbushur
Përbërësit:
- 1 gjel mesatar
- 250 gr mish i grirë derri
- 250 gr mish i grirë viçi
- 100 gr proshutë e tymosur
- 50 gr pançetë
- 1 gotë konjak
- 1 vezë
- 1 mollë
- Arrë moskat
- Kripë, piper
Garnitura:
- Karrotë
- Qepë
- Gjalpë
- Buljon
- Kripë
- Pak sheqer
Përgatitja:
Pasi e kemi pastruar gjelin e detit lyejmë pjesën e brendshme me konjak. Në një enë vendosim mishin e grirë të derrit dhe të viçit, proshutën dhe pançetën në kubikë, një mollë të grirë në rende, një vezë, kripë, piper dhe arrë moskat. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe me masën e krijuar mbushim gjelin e detit. Në fund fiksojmë pjesën e mbushjes dhe bëjmë një lidhje të këmbëve me spango kuzhine. E marinojmë mirë gjelin me gjalpë, kripë dhe piper dhe e vendosim në furrë të piqet. Në varësi të kilogramëve zgjat dhe procedura e pjekjes, e llogaritur rreth 50 minuta për 1 kg. Gjatë pjekjes herë pas here e njomim gjelin me lëngjet e veta që lëshon.
Ndërkohë që gjeli piqet përgatisim garniturën shoqëruese. Karrotat e prera në rondele pasi i kemi lenë për 10 minuta në ujë me kripë i tiganisim në një tigan me gjalpë. Shtojmë dhe një qepë të prerë imët në rondele dhe sapo qepa të bëhet transparente shtojmë buljonin. Në fund rregullojmë shijen me kripë, pak sheqer dhe piper të zi.
-
VIDEO
Liptao nga zonja Albana
Liptao
Përbërësit:
- 200 gr gjizë
- 200 gr salcë kosi
- 100 gr kastravec turshi
- 100 gr arra
- 4 thelpinj hudhër
- Spec djegës
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Bashkojmë gjizën me salcën e kosit dhe e trazojmë derisa masa të homogjenizohet. Shtojmë pak vaj ulliri, kastravecin turshi të prerë në kubikë të vegjël, arrat e grira, hudhrat e shtypura dhe pak fara speci djegës. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kemi gati per ta servirur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 30 dhjetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga radiografia e luftës në PD te drejtësia e re dhe Saliu e deri tek futbolli në zi shuhet Pele.
-
VIDEO
Dy zjarre gjatë natës në Vlorë, digjet një dyqan në lagjen 'Muradie'! 3 mjete përfshihen nga flakët në rrugën ‘Transballkanike’! Dyshohen të qëllimshme
Dy zjarre kanë rënë gjatë natës në qytetin e Vlorës. Një zjarr ka rënë në një dyqan në lagjen ‘Muradie’, zjarr i cili është shuar më pas nga forcat zjarrfikëse
-
VIDEO
'2022 'në lupën' e Lorenc Vangjelit: Rakia e Mziut nuk dezinfekton plagën në PD!
8 janari, është një datë e rëndësishme në kalendarin politik të 2022, për të cilën analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një analizë, përtej asaj të dukshmes, dhunës që u pa në selinë blu atë diel. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, përballë gazetarit Denin Minga, Vangjeli e cilësoi “8 janarit”, një pasojë, e një sërë veprimesh që datonin shumë më herët, që në 26 prill, 1 ditë pas humbjes në zgjedhjet parlamentare.
-
VIDEO
Mes muzikës, festës dhe emocioneve të bukura, tre mëngjese të magjishme në 'Rreze Dielli'
“Rreze Dielli” do t’i ngrohë dhe do t'i bëjë më të bukura mëngjeset tuaja festive. Më 31 dhjetor deri në 2 janar do të jemi bashkë me të ftuar special të cilët do t’ju argëtojnë e do t’ju mbajnë të mbërthyer pranë ekranit të Report Tv.
Vitin e ri do ta presim me Irina Qirjakon, Klaudia Hilën, Genc Fugën, Nora Malaj dhe Gazmend Ujkashin mes muzikës, festës dhe emocioneve të bukura.
Një vizitë në qytetin e serenatave, Lefteri dhe Sonja 88-vjeçarët korçarë hapin dyert e shtëpisë së tyre për “Rreze Dielli”.
Festat bëhen më të bukura në shtëpinë e Zamira Kitë.
Një bisedë e ngrohtë me aktorin Koço Qëndro dhe një xhiro në fordin 57-vjeçar të Zhani Ziçishtit.
Këngëtarja Lazarela Deti do t’i japë hare ditës suaj nën tingujt e magjishëm të serenatave korçare.
"Rreze Dielli" ju uron Gëzuar Festat!
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 29 dhjetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga "dreka e gabuar" e PD-së te festat bashkojnë PD Berisha, Bardhi e Tabaku në një tryezë e deri tek ja si duhet të jetë trajneri i ri i Kombëtares.
-
VIDEO
Melomakarona nga zonja Albana
Melomakarona
Përbërësit:
- 240 ml vaj ulliri
- 240 ml vaj vegjetal
- 50 ml konjak
- 160 ml lëng portokalli
- 1 lç karafil
- 1 lç sodë buke
- 2 lç kanellë
- 200 gr sheqer
- 2 portokalle (lëkura)
- 900 gr miell
- 2 lç pluhur pjekës
Për sherbetin:
- 400 gr sheqer
- 400 ml ujë
- Mjaltë
- Limon
- Fistikë për spërkatje
Përgatitja:
Fillimisht sitim miellin mirë me pluhurin pjekës. Në një tas vendosim vajin e ullirit, vajin vegjetal, konjakun, kanellën, karafilin pluhur, sheqerin dhe lëkurën e portokallit. I përziejmë me tel dore derisa të shkrijë mirë sheqeri. Sodën e bukës e tresim tek lëngu i portokallit derisa të fillojë të aktivizohet dhe e shtojmë tek masa ku kemi vajin.
Miellin e shtojmë në mënyrë graduale duke e përzier me tel. Më pas brumin e zemë me dorë. Pasi brumi është gati realizojmë toptha mesatare të cilat nuk i punojmë shumë në mënyrë që të dalin sa më të buta dhe të përthithin mirë shërbetin. I vendosim melomakaronat në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. Sipër çdo meleolakaroni bëjmë nga një kalim të lehtë me majën e pirunit dhe i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 160 gradë Celsius në ajër për 25 minuta. I lemë të ftohen dhe i sherbetosim me shurupin e përgatitur me ujë, sheqer, mjaltë dhe lëng limoni. Në fund bëjmë një pudrosje me fistikë të grirë.
-
VIDEO
Siguria ushqimore në Shqipëri, eksperti i ekonomisë: Bizneset janë fokusuar drejt fitimit dhe jo punës! Të shtohet numri i inspektorëve në terren
Eksperti i Ekonomisë, Enriko Ceko tha se problemet me sigurinë ushqimore në Shqipëri lidhen më së shumti me mungesën e kulturës së punës dhe fokusimit të bizneseve vetëm drejt fitimit ekonomik.
-
VIDEO
Antipastë festive me petë sfoljatë nga zonja Albana
Byrek festiv me petë sfoljatë
Përbërësit:
- 2 peta sfoljatë
- 250 gr gjizë pa kripë
- 250 gr spinaq
- 3 lgj parmixhano
- 1 kokërr vezë
- Domate qershi
Përgatitja:
Fillimisht vendosim në një mikser ose blender spinaqin, gjizën dhe djathin e grirë parmixhano. I miksojmë mirë derisa të bëhet një masë kremoze e plotë.
Vendosim në tryezën e punës një petë sfoljatë, e lyejmë me kremin e spinaqit me gjizë dhe më pas vendosim petën tjetër sfoljatë duke e puthitur mirë. Bëjmë një prerjë në formën e një bredhi. E lyejmë në fund me një të verdhë veze dhe e dekorojmë më domate qershi. E vendosim në furrë të parangrohur të piqet për 15-20 minuta.