• VIDEO

    Zv.ministri i Bujqësisë: Jemi lider në Ballkan për frutat dhe perimet, eksportojmë më shumë se Serbia! Nuk do taksohen ata që nuk punojnë tokën

    Zëvendës ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari ka deklaruar se Shqipëria ishte lider në rajon sa i përket eksportit të frutave dhe perimeve.

  • VIDEO

    ‘Gjuha shqipe nuk është e ngurtë, mund të ketë rishikim’, Gjinushi për akuzat e Shamkut: Zë i çjerrë që sfumohet nga vlerësimet e komunitetit shkencor

    Kreu i Akademisë së Shkencave ka qenë i ftuar në Report TV ku ka folur për ‘Studio Live’ moderuar nga gazetari Arbër Hitaj lidhur me 50 vjetorin e institucionit që drejton dhe mbi Kongresin e Drejtshkrimit të mbajtur në 10 nëntor. 

  • VIDEO

    Mesazhi i gazetarit Doçi një ditë pas sulmit: Krimi dhe politika të heqin dorë nga të tilla shantazhe, më shumë na motivojnë, se na trembin

    Gazetari Doçi tha se ka të qartë misionin e tij, ai nuk do të tërhiqet dhe se tentativa e politikës dhe krimit për ta shantazhuar përmes dhunës është rruga më e gabuar për ta kufizuar në raportimin e fakteve.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Ju tregoj sekretin e kurës natyrale për diabetin

    Sëmundja e diabetit është kthyer  në sëmundjet më të përhapura të viteve të fundit, e cila po prek çdo moshë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i bimëve Ylli Merja solli disa këshilla për të prekurit nga diabeti.

  • VIDEO

    Parashikimi i horoskopit javor për datën 14 deri në 20 nëntor nga astrologu Jorgo Pulla

    Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.

  • VIDEO

    Llokume me shegë nga zonja Albana

    Llokume me shegë

    Përbërësit:

    • 400 ml lëng shege
    • 4 lgj niseshte
    • 4 lgj sheqer
    • Arra sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Shtrydhim shegët 2-3 kokrra në mënyrë që të përftojmë rreth 400 ml lëng. Lëngun e shegës e vendosim në një tenxhere ku shtojmë niseshten dhe sheqerin. E trazojmë vazhdimisht pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe lidhet. Po të duam në fund shtojmë pak arra të grira. Masën e llokumeve e vendosim në një membranë kuzhine duke e hapur mirë. E lëmë të ftohet plotësisht dhe më pas i japim formë llokumeve të cilat i spërkasim me pak sheqer pluhur ose arrë kokosi.

  • VIDEO

    Tavë në shtrat pureje me mish pule

    Tavë në shtrat pureje me mish pule

    Përbërësit:

    • 4 patate
    • 1 lgj gjalpë
    • 2 lgj djathë kaçkavall
    • Qumësht sa të marrë pureja
    • 2 gjoks pule
    • 1 spec jeshil
    • 1 spec i kuq
    • 1 qepë
    • 2 lgj salcë
    • 4 lgj djathë pice
    • ½ tufë majdanoz
    • Koncentrat perimesh
    • Piper i zi, piper i kuq
    • Kripë, arrë moskat

    Përgatitja:

    Pasi i kemi larë mirë vendosim patatet të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i qërojmë dhe realizojmë purenë duke shtuar gjalpë dhe qumësht, në fund shtojmë dhe pak djathë të grirë kaçkavall dhe arrë moskat. E vendosim purenë e patateve në një tavë duke e niveluar mirë.

    Në një tigan kaurdisim qepën e grirë imët, sapo qepa të zbutet shtojmë mishin e pulës të prerë në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të ndryshojë ngjyrë, më pas shtojmë specat, salcën e domates dhe bimët aromatike. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Këtë masë e vendosim në tavë mbi shtresën e puresë. E nivelojmë mirë duke e spërkatur të gjithë sipërfaqen me djathë pice. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Hënë 14 nëntor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga lumë qytetarësh në protestën e opozitës te tradhëtia ka emër e deri tek a kanë vërtet strategji Berisha e Meta për rrëzimin e Ramës?

  • VIDEO

    Protesta e Berishës, Ngjela: Berisha në protestë,t'ju tregojë forcën amerikanëve

    Protesta e Berishës, Ngjela: Berisha në protestë,t'ju tregojë forcën amerikanëve

  • VIDEO

    Ullishtat e zonjës Marika në Aliban të Vlorës (13.11.2022)

    Ullishtat e zonjës Marika në Aliban të Vlorës - ky është titulli I reportazhit realizuar në një fshat që bën pjesë në Njësinë administrative të Novoselës. 30 kuintal ullinj dhe 6 kuintal vaj ulliri, nga 1500 rrënjë ullinj të mbjellë nga fermerja Marika Lena disa vjet më parë. Të siguruara edhe tregu dhe shitja. Në fshatin Aliban të gjitha gratë kanë fermat e tyre të vogla dhe udhëheqin ekonomikisht prodhimet në ullishta, në vreshta me rrush, në parcelat me agrume. Ndiqni reportazhin “Ullishtat e zonjës Marika në Aliban të Vlorës” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

  • VIDEO

    Protestuesi për Report Tv: M'u kundërvu një britanik sapo pa pankartën time! Më është mbushur zemra mal nga gjithë këta njerëz!

    Një prej protestuesve në Londër foli për Report Tv duke treguar se si iu kundërvu një britanik pasi vuri re pankartat që kërkonin dorëheqjen e sekretares britanike Suella Braverman. Po ashtu shprehet se i është mbushur zemra mal nga të gjithë të pranishmit që kërkojnë të drejtat.

    “Heshtëm për shumë kohë, kërkojmë të drejtat tona. Jemi në punën tonë, s’jemi kriminela, paguajmë taksa. Çdo njeri këtu ka të drejtën e vet të flasë dhe i lutem të gjithë shqiptarëve të bashkohemi e të ngrejmë zërin. Suela të japë dorëheqjen. Ajo bëri gabimin më të madh që u shpreh në atë mënyrë. Është shumë e padrejtë dhe shpresoj që me këtë zë që po ngremë sot të kemi pak ndryshim dhe Suela të japë dorëheqjen.

    Një anglez mu kundërvu sapo pa pankartën në një mënyrë shumë të irrituar dhe thjesht i buzëqesha e vazhdova punën time. Ndërsa gruaja e tij mu kthye dhe më ofendoi. Në këtë moment më është mbushur zemra mal kur shoh të gjithë këto njerëz që kërkojnë të drejtat e tyre dhe shpresoj që zëri ynë të dëgjohet në të gjithë botën dhe jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse Suela nuk jep dorëheqjen deri në fund të ditës, protestat do vazhdojnë.

    Ne gjithmonë bashkohemi. Nuk kanë pse të na ofendojnë dhe na kanë mbushur me zemërim dhe zhgënjim. Ne paguajmë për cdo gjë”, tha protestuesi.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 12 nëntor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Bora dhe Donaldi film për historinë e tyre te mitingu dhe lekët e Zenit e deri tek BIRN thotë se ai që blen apartament në Portin e Durrësit merr pasaportë të artë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv