-
VIDEO
Armando Babani, fotografitë që kanë shënjuar karrierën dhe raporti me 2 vajzat
Në studion e esence fotoreporteri Armando Babani rrëfen disa nga mmentet me të rëndësishme të jetës së tij që nga fëjmijëria e deri tek marrdhenia e veçantë që ka me dy vajzat. Ishte vetëm 8 vjeç kur ju dhurua aparati i parë fotografik ku me sa duket percaktoj edhe “fatin” e karrierës së tij të jetës. Shumë prej ngjarjeve të historisë së shqipërisë së fillim viteve 90’ mbajnë firmën e Armand Babanit. Që nga fotoja e rrëzimit të bustit të ish- diktatorit, anijet e eksodit të shqiptarëve, furrat e bukës, rradhët e vajgurit, protestat e studentëve e më gjerë. Për herë të parë në Esencë njihemi me anen tjetër të Armandit, atë të ndjeshmërisë që të krijon roli i babait e gjyshit. Dy vajzat e tij i dhurojnë emocione pozitive dhe fjalë zemre që e përlotin.
-
VIDEO
Armando Babani: “Fati ka dashur të jem në vendin e duhur, në momentin e duhur”
Ishte vetëm 8 vjeç kur ju dhurua aparati i parë fotografik ku me sa duket percaktoj edhe “fatin” e karrierës së tij të jetës. Shumë prej ngjarjeve të historisë së shqipërisë së fillim viteve 90’ mbajnë firmën e Armand Babanit. Që nga fotoja e rrëzimit të bustit të ish- diktatorit, anijet e eksodit të shqiptarëve, furrat e bukës, rradhët e vajgurit, protestat e studentëve e më gjerë.
-
VIDEO
Ana e panjohur e Armando Babanit, dy vajzat e tij e përlotin me fjalë zemre
Për herë të parë në Esencë njihemi me anen tjetër të Armandit, atë të ndjeshmërisë që të krijon roli i babait e gjyshit. Dy vajzat e tij i dhurojnë emocione pozitive dhe fjalë zemre që e përlotin.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Zbulohet bilanci tragjik/480 fëmijë shqiptarë u zhdukën në shtëpinë bamirëse në Greqi
Plot 624 shqiptarë rezultojnë të zhdukur në shtetin grek, prej vitit 1992 e deri më sot. Prej tyre 144 janë zhdukur në zona kufitare, në burgje apo dhe në ujërat e detit Jon, ndërsa 480 fëmijë shqiptarë kanë humbur gjurmët në shtëpinë bamirëse Aghio Varvara, gjatë viteve 1998-2001. Këto shifra të frikshme janë publikuar çdo vit nga gazetari shqiptar në Selanik, Shpëtim Zinxhiria, referuar mediave dhe autoriteteve greke. Vetëm në emisionin investigativ “Pa Gjurmë”, gjatë sezonit 2021-2022 janë trajtuar 26 raste të shqiptarëve të zhdukur në Greqi gjatë 31 viteve të fundit. Fati i shumë prej tyre edhe sot e kësaj dite mbetet ende mister. Krahas numrit të frikshëm të të humburve gjatë 31 viteve të fundit, në tokën Helene numërohen dhe mbi 200 shqiptarë të vrarë, 66 prej të cilëve kanë ndërruar jetë në burgjet greke, ndërsa shumë të tjerë janë ekzekutuar nga policia fqinje në zonat kufitare.Lotët e nënave shqiptare për fëmijët e tyre të vrarë apo të zhdukur jashtë vendit nuk janë tharë që prej vitit 1991. Rënia e regjimit komunist shënoi fillimin e eksodit të pandalshëm të shqiptarëve drejt perëndimit.Nga dhjetori 1990, reth 450 mijë shqiptarë u larguan nga Shqipëria, ku rreth 75 për qind e tyre në Greqi.Në vitin 1997, me rënien e piramidave dhe tronditjen tërësore shoqërore e ekonomike të vendit, shpërtheu një valë e dyte emigrimi. Dy kanalet kryesore qenë, përsëri, kufiri drejt Greqisë dhe deti drejt Italisë. Në total, rreth 150 mijë shqiptarë emigruan pas rënies së piramidave gjatë viteve 1997-1998.Pas vitit 2000, ritmet e emigrimit u ulën në krahasim me periudhat kulmore, por emigrimi vazhdoi, gjithsesi, në mënyrë të qendrueshme. Me shumë gjasa, shifra e vërtetë e emigrantëve shqiptarë në botë është më e lartë nga shifra e mësipërme, pasi shumë prej tyre jetojnë në mënyrë të paligjshme, një pjesë janë regjistruar me nënshtetësi të rreme, ndërsa për shumë vende mungojnë të dhënat zyrtare.
-
VIDEO
Fshehu sëmundjen për 5 vite pendohet nëna e dy fëmijëve:Gabova rëndë,sot jetoj mes skamjes
Quhem Nurie Bumja dhe jam nga fshati Zall Bastar i Tiranës. Nuk di të shkruaj me fjalë të mëdha, por di të shkruaj me fjalë zemre. Me këtë letër ju drejtohem si grua, si motër, si nënë, si gjyshe që me forcë jam mundur të luftoj me çdo të papritur në jetë, që jo rrallë herë më ka gjunjëzuar. Jam ringritur dhe mbi gjysëm dekade jetë kam gjetur shpresën, por edhe e kam humbur sërish. Sot jam në udhëkryq, për fatin që s’mundim dot ta kemi në dorë. Për sëmundjen që nuk zgjedh. Që ditën kur u diagnostikova me kancer në gjoks, për mua dhe familjen time ndryshoi gjithkça. Iu nënshtrova disa operacioneve, seancave të kimio terapisë me mjekime pafund ku zgjatohej dhembja dhe frika për fundin. Sëmundja është mundimi im, por skamja është një hall edhe më shumë. Di të them vetëm këtë, që jetojmë në s'kaj të dhembjes dhe kam shumë nevojë për ndihmë nga kushdo që ka zemrën dhe dorën e hapur. Nuk ka orë e ditë që nuk më rënkon shpirti... Kë të qaj më parë, trupin e dërrmuar dhe të lodhur, gjunjët që nuk më mbajnë, apo mungesën e kafshatës së përditshme? U drejtova tek ju si dritarja nga e cila tek unë vjen rrezja e shpresës. Mbaj mbi supe 50 vitet e vuajtjeve, që më përndjekin ende edhe sot, nga të gjitha surprizat e hidhura që më rezervoi jeta ime. Ju drejtohem me një apel për ndihmë, në emisionin tuaj e dashur Odeta për të kërkuar një strehë jo thjesht mbi kokë por edhe një strehë në shpirtin tim që po vuan kaq shumë...
-
VIDEO
'Biznesi' i hashashit/ Një ditë pune në sera 5 mijë lekë
Muça tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, se ato kanë shkuar për të siguruar të ardhura për të jetuar normalisht, pasi nuk kanë burime të mjaftueshme dhe se vendimmarrja për të punuar vjen në mënyrë pragmatiste.
-
VIDEO
'Shkëndija e parë në gjimnaz' ....Si e kujtojnë pas 45 viteve dashurinë e tyre çifti i njohur shqiptar
Çifti i njohur i artistëve, këngëtarja Bruna Soto dhe kompozitori Ferit Hoxha në një rrëfim të bukur në “Rreze Dielli” për rikthimin e tyre në Shqipëri pas 3 dekadash.
-
VIDEO
Paçe koke nga zonja Albana
Paçe koke
Përbërësit:
1 kokë viçi
6 lgj miell
1 lgj kripë
5 thelpinj hudhër
1 lgj uthull
2 gjethe dafine
Piper i zi, piper i kuq
Vaj ulliri, gjalpë
Përgatitja:
Kokën e viçit e vendosim të ziejë për aq kohë sa të shkëputet mishi nga kocka.
Kaurdisim miellin me vaj ulliri derisa të marrë ngjyrë kafe. E shuajmë më pas me lëngun e kokës, shtojmë mishin e copëtuar, hudhrën, kripën, piperin. E lemë paçen të ziejë në zjarr të ulur dhe më pas e servirim duke shtuar uthull dhe gjalpë të tretur dhe aromatizuar me piper të kuq.
-
VIDEO
Petulla me sheqer nga zonja Albana
Petulla me sheqer
Përbërësit:
150 gr miell
250 ml ujë
4 vezë
50 gr gjalpë
1 lk vanilje
Pak kripë
Vaj për skuqje
Sheqer për spërkatje
Përgatitja:
Në një tigan vendosim ujin të ziejë, më pas shtojmë pak kripë, gjalpin dhe miellin. E punojmë mirë brumin në tigan ose tenxhere derisa të krijohet një masë që edhe të shkëputet por edhe të jetë elastike. Shtojmë më pas vezët një e nga një dhe masën e brumit e kalojmë lugë-lugë në një tigan me vaj të nxehtë. Skuqim petullat dhe i servirim spërkatur me sheqer të bardhë ose kaf.
-
VIDEO
Pulë e mbushur me gështenja nga zonja Albana
Pulë e mbushur me gështenja
Përbërësit:
- 1 pulë
- 1 kg patate
- 200 gr mish i grirë
- 80 gr pançetë
- 40 gr stika pishe
- 100 gr gështenja
- 1 vezë
- 1 fetë bukë
- Gjalpë, vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim gështenjat të ziejnë për pak minuta, më pas i qërojmë. Ndërkohë kaurdisim në një tigan mishin e grirë së bashku me pançetën dhe stikat e pishës. E vendosim mishin e grirë, pançetën, stikat e pishës në një tas. Shtojmë gështenjat, një fetë buke të njomur në ujë ose qumësht, vezën, kripën, piperin. E trazojmë mirë masën dhe mbushim pulën, të cilën e vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. Presim patatet në kubikë, i marinojmë më vaj ulliri, kripë, piper dhe i vendosim në tavë. Sipër pulës vendosim copëza gjalpi, e vendosim tavën në furrë të parangrohur fillimisht në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. Herë pas here e spërkasim pulën me gjalpë, më pas rrisim nxehtësinë e furrës në 220 gradë dhe e lëmë pulën të piqet dhe për 20-25 minuta të tjera.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 11 nëntor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga "ordiner, i droguar,pijanec" Rama përplaset me Leskajn e Palokën te e vërteta e akuzave dhe "provave" të Berishës për Portin e Durrësit e deri tek lista me rrogat zbulohen milionerët e Kombëtares.
-
VIDEO
Zgjedhjet në SHBA, vala që nuk ndodhi dhe PD në duart e Berishës
Sheshbeteja për të gjitha partitë politike në zgjedhjet vendore të 2023 do të jetë Tirana. Në një kohë kur Socialistët e kanë zyrtarizuar kandidaturën e tyre, që është Erion Veliaj, nga ana e demokratëve deri më tani janë 7 emra që përflitet si kandidatë të mundshëm për të qenë rival përballë tij.