• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 2 nëntor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga demokratët do shkojnë të përçarë në zgjedhje te rinia dhe atdheu e deri tek Bajerni i tregon muskujt Interit.

  • VIDEO

    Topollaj në Report: ‘Bindja Demokratike’ s’garon për kryetar Bashkie në 14 maj, por mbështesim kandidatët e opozitës! Përçarja e PD do sjellë rezultat zhgënjyes

    “Bindja Demokratike” do të dalë e vetme në zgjedhjet vendore të 14 majit, mirëpo synimi nuk është marrja e drejtimit të një kryetari Bashkie, por do të “luftojë” për Këshillat Bashkiak.

  • VIDEO

    Kumbaro në Report Tv: Në janar synojmë të propozojmë në qeveri statusin e Parkut Kombëtar për Vjosën! Plani i menaxhimit përfundon në dhjetor

    “Në janar synojmë të propozojmë statusin e Parkut Kombëtar për Vjosën.” Kështu bëri me dije ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro në një intervistë për Report Tv duke thënë se deri në fund të dhjetorit pritet të përfundohet plani i menaxhimit dhe i zhvillimit në të gjithë Luginën e Vjosës.

  • VIDEO

    'Ja ku jemi prapë!' Sokol Balla rikthehet në ekran, të enjten në Report Tv me një 'hard talk' me Edi Ramën

    Pas largimit të papritur nga Top Channel, gazetari i mirënjohur Sokol Balla  rikthehet në ekran, këtë herë në Report TV, në kanalin informativ më të suksesshëm sot në Shqipëri që sapo ka hapur selinë e re me studio të mëdha dhe moderne, hapësira inovative për stafin.

  • VIDEO

    Rehabilitimi dhe ushtrimet në kushte shtëpie pas heqjes së tumoreve të gjirit

    Në një intervistë në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, fizioterapistja Ledina Nikolla tregoi disa ushtrime në kushte shtëpie pas heqjes së tumoreve të gjirit. 

     

     

  • VIDEO

    Miliona dollarë.... shkencëtarja vlonjate hap laborator për studimin e kancerit në SHBA

    Dr. Eneda Toska është mjekja shqiptare që po shkëlqen në SHBA. Ajo ka emigruar nga Shqipëria drejt SHBA në moshën 15-vjeçare dhe ka kryer studimet e larta atje për mjekësi. Në një intervistë për ‘Rreze Dielli’ Eneida rrëfeu se si arriti të hapte “Toska Lab” në Universitetin Johns Hopkins. 

  • VIDEO

    Si t’i ruajmë frutat dhe perimet për një kohë të gjatë në ngrirje sipas zonjës Albana

    Frutat dhe perimet që nuk janë të stinës, tashmë mund t'i ruani në ngrirje duke i magazinuar mirë. Mënyrën se si mund ta bëni këtëm e tregon znj. Albana. 

  • VIDEO

    Supë me karrota nga zonja Albana

    Supë me karrota

    Përbërësit:

    • 6 karrota
    • 1 patate
    • 1 qepë e vogël
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 limon (lëngu)
    • Vaj ulliri dhe gjalpë
    • Xhinxhër
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Qepën e grirë në blender e kaurdisim me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Më pas shtojmë pataten dhe karrotat të grira në rende. Vazhdojmë kaurdisjen per 2-3 minuta, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë buljon mishi ose perimesh. Në fund shtojmë erëza dhe bimë aromatike sipas dëshirës. Pasi supa ka zier plotësisht e kalojmë në blender duke e kthyer në një supë kremoze. Sipas dëshirës mund t’a servirim me pak kos dhe fara kia.

  • VIDEO

    Qofte me fasule nga zonja Albana

    Qofte me fasule

    Përbërësit:

    • 500 gr fasule
    • 1 qepë të grirë imët
    • 2 thelpinj hudhër
    • 3 kupa miell
    • 1 vezë
    • Majdanoz
    • Piper i kuq
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fasulet e ziera mirë i bashkojmë me qepën e grirë imët, hudhrën e shtypur, miell, vezë, majdanoz të grirë, kripë, piper. E punojmë mirë brumin dhe e lemë për pak minuta. Më pas skuqim qoftet lugë -lugë dhe i servirim spërkatur me pak lëng limoni.

  • VIDEO

    Pastiçe me gjizë nga zonja Albana

    Pastiçe me gjizë

    Përbërësit:

    • 500 gr makarona
    • 300 gr gjizë
    • 100 gr djathë kaçkavall
    • 1 e ½ litër qumësht
    • 2 vezë
    • 6 lgj niseshte
    • 2-3 lgj gjalpë
    • 1 lgj kripë
    • Arrë moskat ose piper i bardhë

    Përgatitja:

    Ziejmë makaronat për 6-7 minuta në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i kullojmë dhe shtojmë gjizën. Në një tenxhere vendosim qumështin dhe niseshten dhe i trazojmë në temperaturë mesatare në mënyrë që niseshteja të mos ngjisë. Shtojmë gjalpin, arrën e moskatit dhe vezët. Makaronat e trazuara me gjizën i vendosim në një tavë, shtojmë sipër qumështin dhe e vendosim pastiçen të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Në fund e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë dhe për 10 minuta të tjera.

  • VIDEO

    Humus me fasule nga zonja Albana

    Humus me fasule

    Përbërësit:

    • Fasule të ziera
    • Vaj ulliri
    • Lëng limoni
    • Miks erëzash
    • Kripë, piper
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Fasulet e ziera i vendosim në një mikser ku shtojmë vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper dhe erëza të ndryshme sipas dëshirës. Purenë e përgatitur e servirim në një pjatë ku e spërkasim me vaj ulliri dhe majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 1 nëntor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha kërkon që Rama të ikë e më 12 nëntor do ketë gjyq popullor te qeveria me sytë nga qielli për vendosjen e fashës 800 kWh e deri tek shkaku pse "kolonelët" e Berishës yshtin dhunë më 12 nëntor.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv