• VIDEO

    Opozita e Berishës dhe Metës/ Rama: S’janë kundërshtarët e mi, por të shqiptarëve! Po ndjekin interesat e Kremlinit

    Opozitën e Sali Berishës dhe Ilir Metës, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar jo si kundërshtarët të tij, por të interesave të shqiptarëve. I ftuar në ‘Real Story’, kreu i qeverisë tha se kjo opozitë po bën në Shqipëri gjithçka që Kremlini dëshiron.

    “Nuk janë kundërshtarët e mi, por kundër interesave të shqiptarëve, edhe faktet e kanë treguar lidhja e tyre me paratë ruse nuk është një hipotezë, por është një fakt dhe është një lidhje që nuk është shkëputur, qasja, mënyra dhe argumentet dhe përpjekja për të turbulluar me gjithçka Kremlini dëshiron të ndodh në Shqipëri dhe ka një harmoni se si përgatiten gjërat me forca të ngjashme në vendet e tjera, shqiptarëve që janë shqiptar nuk u takon të kenë asnjë ligje me Kremlinin, por këta e kanë”, tha Rama.

    •  
  • VIDEO

    Fasha 800 kWh? Rama në Report Tv: Familjet paguajnë vetëm 20% të faturës së tyre, 80% e paguan Qeveria si ‘mburojë’ financiare

    Rama e riktheksoi qëllimin e Qeverisë për të mbrojtur konsumatorët familjarë në këtë krizë energjetike, ndërkohë që e përsëriti deklaratën se do të jetë Qeveria ajo që do të vendosë ose jo fashën 800 kWH.

    “ERE nuk ka asnjë detyrë dhe të drejtë vtë vendosë fashën. Fashat vendosen bazuar në një politikë të qeverisë. Ne kemi vendosur një mburojë financiare për familjarët dhe biznesin e vogël. Nga faturat që i shkon atyre në shtëpi 20% i paguajnë familjarët dhe 80% i paguan Qeveria. Pothuajse i njëjti raport vlen edhe për biznesin e vogël. Dhe kjo s’ka të bëjë me ERE-n, që vendon çmimin real. Synimi është që të nxisim kursimin”, tha Rama i ftuar në ‘Real Story’ në Report Tv.

    “E rëndësishme me shqiptarët është që të mos i gënjesh dhe të ndash me ta të vërteta. E rëndësishme është që ne nuk e kemi zgjedhur këtë luftë dhe kjo nuk ka të bëjë me ne. Lufta e Putinit ndaj Ukrainës nuk ka qëllim fundor Ukrainën, por është sebepi për të gjunjëzuar perëndimin”, vijoi ai.

    •  
  • VIDEO

    Rama në Real Story: E pakundërshtueshme që Shqipëria ka fituar respekt në arenën ndërkombëtare! E ka marrë me krenari dhe meritë

    Kryeministri Rama tha sonte në ‘Real Story’ në Report Tv se është e qartë tashmë që vendi ka fituar një respekt shumë të më madh ndërkombëtarisht. Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak se Qeveria e ka kërkuar respektin me punë dhe me meritë.

     “Së pari është e vërtetë dhe e kot të kundërshtohet se sot Shqipëria trajtohet me shumë më tepër respekt dhe nuk besoj se shumëkush e ka imagjinuar që Shqipëria do të ishte vendi ku më 6 dhjetor do të mblidhen të gjithë liderët e  vendeve të BE-së apo që edhe të mblidhet këtu vitin e ardhshëm edhe Samiti i Procesit të Berlinit. Ne japim respekt dhe kërkojmë respekt. Pra kemi ndryshuar qasjen. Këto janë edhe reflektime të qasjeve që janë arritur nga Shqipëria, që këtu errësohen nga arsye që s’ka nevojë të humbasim kohë t’i komentojmë. Këto arsye janë në syrin e të gjithë të huajve”, tha Rama në bisedën me gazetarin Sokol Balla.

  • VIDEO

    Fluksi i emigrantëve në Britani, Rama: Trendi do balancohet! Do ketë më shumë kthime shqiptarësh se sa ikje

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar fluksin e emigrantëve drejt Britanisë duke thënë se ka besim që ky trend do të balancohet dhe të gjithë shqiptarët që janë larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë, do të kthehen sërish. Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, thotë se do të ndikojnë faktorë të ndryshëm që do të përmirësojnë jetën në Shqipëri.

  • VIDEO

    Dështim i negociatave? Spaho në Report Tv: Ka ende shpresë! Edhe në grupin parlamentar do të marrim shumicën

    Kur kanë mbetur rreth 7 muaj nga zgjedhjet vendore, demokratët kanë shpresa se deri atëherë mund të arrihet një marrëveshje për të dalë me një kandidat të përbashkët. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho në një intervistë në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se ka shpresa për një vendim racional.

  • VIDEO

    Zgjedhjet vendore, Shabani për Report TV: ‘Nisma Thurje’ synon Këshillat Bashkiakë! Duhet një alternativë e re, Meta, Berisha e Rama ofertë e vjetër

    ‘Nisma Thurje’ do të garojë në këto zgjedhje me synimin për të fituar në Këshilla Bashkiak. Drejtuesi i Nismës Thurje, në një intervistë për Report Tv tregon se sipas statutit të partisë, mund të futen në zgjedhje vetëm pasi të sigurojnë 1% të firmave të zgjedhësve në zonat ku ata do të garojnë/

  • VIDEO

    Supa borsh nga zonja Albana

    Supa ruse borsh

    Përbërësit:

    • 500 gr mish derri
    • 3 patate
    • 3 karrota
    • 2 panxhar
    • 2 degë selino
    • ½ lakër të bardhë
    • 1 lgj salcë domate
    • 1 gjethe dafine
    • 3 litra ujë
    • 1 lgj kripë
    • 1 lgj vaj ulliri
    • 2 lgj gjalpë
    • 2 lgj kos
    • 1 limon
    • Bimë aromatike

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim mishin e derrit të ziejë në ujë të bollshëm ku shtojmë degën e selinosë, një karrotë dhe një qepë. Ndërkohë që mishi është në zierje grijmë imët lakrën e bardhë, panxharin, karrotën dhe pataten. Në një tenxhere me vaj ulliri kaurdisim të gjitha perimet, më pas shtojmë buljonin e mishit duke e kulluar. E lemë supën të vlojë duke shtuar dhe copëzat e ziera të mishit. Shtojmë salcën e domates dhe lëngun e 1 limoni. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike.

  • VIDEO

    Fërgesë tigani nga zonja Albana

    Fërgesë tigani me speca, djathë dhe qumësht

    Përbërësit:

    • 6 speca
    • 3 domate
    • 100 gr djathë të bardhë
    • 4 lgj kos
    • 3 lgj qumësht
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim specat për pak minuta, më pas i largojmë specat nga tigani dhe kaurdisim domatet e prera në kubikë së bashku me djathin e bardhë të thërrmuar. Shtojmë më pas kosin dhe qumështin, e lemë masën të lidhet pak dhe në fund shtojmë specat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.  

  • VIDEO

    Pite të mbushura nga zonja Albana

    Pite të mbushura

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 250 ml ujë të ngrohtë
    • ¼ lk sodë buke
    • 200 gr djathë
    • 200 gr sallam ose salçiçe
    • 2 speca (jeshil dhe të kuq)
    • 1 domate
    • 1 vezë
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper, rigon
    • Vaj bimor

    Përgatitja:

    Në një tas vendosim miellin, sodën e bukës, pak kripë dhe ujin e vakët. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të pushojë. Ndërkohë kaurdisim për pak minuta sallamin ose salçiçet të prera ne fetëza, specat dhe domatet në kubikë. Shtojmë një vezë dhe djathë të grirë kaçkavall. Brumin e pites e ndajmë në dy pjesë dhe më pas hapim dy petë mesatare. Shtrojmë një letër pjekje në tavë, vendosim petën e parë, hapim mbushjen, e nivelojmë mirë dhe e spërkasim me majdanoz dhe djathë të grirë. Vendosim petën tjetër, rregullojmë anësoret dhe e vendosim piten të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

  • VIDEO

    Inspektorja hedh në letër historitë njerëzore që e kanë emocionuar brenda mureve të burgjeve

    Një histori frymëzuese u trajtuar sot në “Rreze Dielli’. Inspektorja e Burgut Meri Mezini rrëfeu në ‘Rreze Dielli” dashurinë për profesionin e saj nga i cili ka arritur të njoh plot njerëz në muret e burgjeve që e kanë frymëzuar që të shkruajë libra dhe që historitë e tyre ti hedh në letër.

  • VIDEO

    Historia prekëse e inspektores së burgut që birësoi vajzën që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës

    Meri Mezini, me profesion inspektore burgu i ka frymëzuar të gjithë me historinë e saj, të një njeriu që i do dhe kujdeset për të tjerët. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”,  ndërsa foli për  librat e saj, të cilët janë frymëzuar nga historitë njerëzore brenda mureve të burgjeve, ajo tregoi edhe historinë personale të saj, se si birësoi një vajzë të vogël në vitin 97’ që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës.

  • VIDEO

    Dhunimi i të moshuarës në Kosovë, Kalaja: Stafi duhet të testohet psikologjikisht

    Në një intervistë për emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, Mimoza Kalaja, adiministratore e nje prej qendrave te kujdesit per te moshuarit ne Tirane, foli per rastin e dhunes ne Kosove, duke e cilesuar cnjerezore dhe turp per koleget e saj

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv