-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 3 nëntor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga faji i Bashës pse u martua Saliu me Ilirin te Rama i përvishet Britanisë për emigrantët shqiptar e deri tek spektakël i Milanit por rrezikon Realin dhe Bajernin.
-
VIDEO
Ja si dukej dikur anonçuesja e programit në televizionin shqiptar Iva Hoxha
E ftuar ne “Esencë” anonçuesja Iva Hoxha rikthen mes emocionesh dashurinë për ekranin. Si u bë pjesë e TVSH dhe si ishte përgjegjësia e ekranit në ato vite. Pas shumë vitesh ekskluzivisht ne “Esencë” Iva sheh disa nga momentet e prezantimit të programit.
-
VIDEO
Iva Hoxha, ish anonçuesja e programit në TVSH rrëfen jetën dhe emocionet
E ftuar në Esencë Iva Hoxha, nje nga anonçueset e para te programit ne TVSH, rikthen 30 vitet e punes dhe emocioneve para publikut. Rrëfime personale, kujtime dhe surpriza emocionuese.
-
VIDEO
Iva Hoxha, pas daljes në pension, ditën ja kushton dy mbesave të vogla
Prej një viti Iva Hoxha, tashmë në pension e plotëson mungesën profesionit dhe angazhimin proesional me rritjen e dy mbesave të saj të vogla. Për kamerën e “Report TV” Iva na zbulon momente nga shtëpia e saj bashkë me dy vogëlushet.
-
VIDEO
Iva Hoxha përlotet nga surpriza e mikeshës së saj të ngushtë
Nevila, mikesha e ngushtë e Ivës na zbulon një pjesë të panjohur për të, batutat, humorin dhe faktin e të qënurit një mikeshë e besuar zemre. Një letër surprizë e cila e përlot të ftuarën në studion e “Esencë”
-
VIDEO
Dështimi i negociatave/ Korreshi: S’është mundësia e fundit! Ata po i shërbejnë Ramës! Ne të shitur? Ku janë lekët, se s’kemi marrë gjë
Ditën e djeshme u konfirmua dështimi i negociatave mes 2 palëve të Partisë Demokratike, mirëpo deputeti Saimir Korreshi nuk i ka humbur shpresat se mund të arrihet në një marrëveshje që të dilet me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të 14 majit të 2023.
-
VIDEO
Lefteri Gjosha: Ju tregoj sekretin e gatimeve plot shije dhe receta e vjetër e qebapit korçar
Në një intervistë në emisionin "Rreze Dielli" Lefteri Gjosha, e njohur edhe si zonja e gatimeve tregoi më tepër për pasionin e saj për recetat tradicionale ndërsa dha disa këshilla për amvisat se si të gatuajnë plot shije.
-
VIDEO
Lefteri Gjosha “ zonja e gatimeve” rrëfen pasionin e veçantë për librat
Në një intervistë në emisionin "Rreze Dielli" znj. Lefteri Gjosha, ish-mësuese letërsie dhe tashmë edhe shkrimtare foli më tepër për marrëdhënien që kanë të rinjtë me librin.
-
VIDEO
Tiramisu nga zonja Albana
Tiramisu
Përbërësit:
- 400 gr biskota savoiard
- 500 gr djathë maskarpone
- 5 kokrra vezë
- 3 fk kafe ekspres
- 150 gr sheqer
- Kakao pluhur
Përgatitja:
Fillimisht rrahim vezët e bardha në marengë duke shtuar gradualisht sheqerin. Më pas rrahim të verdhat e vezëve, shtojmë tek të verdhat maskarponen dhe i bashkojmë me marengën duke e trazuar masën nga lartë poshtë.
Biskotat i lagim mirë në tasin ku kemi vendosur kafe ekspres. Shtojmë një shtresë me biskotat e njomura në kafe, një shtresë krem, përsëri një shtresë biskota dhe një shtresë krem. E nivelojmë mirë sipërfaqen e tiramisusë dhe e spërkasim mirë me kakao. E vendosim në frigorifer të ftohet dhe mpikset dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.
-
VIDEO
Çomlek me mish viçi nga zonja Albana
Çomlek me mish viçi
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi
- 1 kg qepë të thata
- 4 thelpinj hudhër
- 1 fk uthull
- 3 lgj salcë domate
- 4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Gjethe dafine
- Majdanoz
Përgatitja:
Kaurdisim qepët që i kemi prerë mesatarisht me vaj ulliri. Tek qepët nuk shtojmë kripë siç veprojmë zakonisht për zbutjen e tyre. Shtojmë copat e mishit të viçit dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pas 10 minuta shtojmë salcën e domates, kripë, piper dhe pak ujë. Pasi mishi ka zjerë plotësisht shtojmë gjethen e dafinës, uthullën dhe një pjesë të majdanozit. E lemë të ajkoset në sobë të fikur duke shtuar në fund sipas dëshirës erëza dhe bimë aromatike.
-
VIDEO
Pispili me presh nga zonja Albana
Pispili me presh
Përbërësit:
- 500 gr miell misri
- 2 fç kos
- 3 presh
- 1 tufë majdanoz
- 1 lç sodë buke
- 3 kokrra vezë
- 350 ml ujë i nxehtë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pjesën e bardhë të preshit e grijmë imët dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri. Sapo të fillojë preshi të ulë vëllimin e spërkasim me kripë dhe piper dhe e lemë që të zbutet. Ndërkohë tek mielli i misrit shtojmë sodën e bukës, vaj ulliri dhe ujë të ngrohtë. E punojmë mirë derisa të krijohet nje brumë i lidhur. E shtrojmë masën e brumit me miell misri në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Mbi të vendosim preshin e kaurdisur spërkatur me majdanoz të grirë.
-
VIDEO
‘Esencë’ nga Anila Çela, nga sot tri pasdite çdo javë në ekranin e Report Tv! Histori të kujtesës shqiptare, dëshmi emocionuese të së shkuarës dhe së tashmes
Duke nisur nga dita e sotme, 2 nëntor, një emisioni i ri i bashkohet programacionit të ReportTv këtë sezon nën titullin “Esencë” i moderuar nga Anila Çela. Për tri pasdite në javë do të sjellë histori të kujtesës shqiptare, dëshmi emocionuese të së shkuarës dhe të së tashmes nga personazhe të njohur dhe jo vetëm.