-
VIDEO
Gjellë me lakër dhe sallam crudo nga zonja Albana
Gjellë me lakër dhe sallam crudo
Përbërësit:
- 1 lakër të bardhë
- 300 gr sallam crudo Hungarez
- 4 ls gjalpë
- 2 qepë
- ½ tufë majdanoz
- 1 gjethe dafine
- 3 gota ujë të nxehtë
- 2 lgj salcë domate
- Pak sheqer
- Piper i zi, piper i kuq
- Kripë, rigon
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë lakrën nga gjethet dhe kërcelli. E presim lakrën në copa të vogla dhe e vendosim në një tenxhere me ujë.
Kaurdisim me gjysmën e sasisë së gjalpit qepët e grira shumë imët. Pasi qepa ka marrë ngjyrë shtojmë pak ujë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa të zbutet. Shtojmë më pas lakrën, e trazojmë dhe sapo të bie volumi shtojmë salcën e domates dhe rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe rigon. Ulim temperaturën e sobës dhe e lëmë lakrën të ziejë avash avash.
Ndërkohë përvëlojmë në ujë të ngrohtë sallamin të prerë në feta dhe më pas e skuqim me pak gjalpë. Në momentin që lakra është gatuar plotësisht e servirim së bashku me copëzat e sallamit. Në fund bëjmë një spërkatje të lehtë me gjalpë të shkrirë dhe majdanoz të grirë imët.
-
VIDEO
Patate të mbushura me gjoks pule dhe djath kaçkavall nga zonja Albana
Patate të mbushura
Përbërësit:
- 4 patate të mëdha
- 1 gjoks pule
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- ½ qepë të thatë
- 100 gr bizele
- 100 gr kërpudha
- 150 gr djathë kaçkavall
- Pak qumësht
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Patatet i lajmë mirë dhe ashtu siç i kemi pa i hequr lëkurën i presim në mes për së gjati dhe i mbështjellim me letër pjekje. I vendosim në furrë të parangrohur të piqen në 200 gradë Celsius për rreth 40 minuta.
Me pak gjalpë dhe vaj ulliri kaurdisim gjoksin e pulës të prerë në kubikë të vegjël. Ndërkohë kemi nxjerrë patatet e pjekura nga furra, i kemi lenë të ftohen pak dhe me ndihmën e një luge të vogël krijojmë hapësirën ku do të vendoset mbushja. Pjesën e larguar e shtojmë tek copëzat e pulës së bashku me kërpudhat e grira imët dhe bizelet. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar pak kripë dhe piper. Pas 3-4 minuta shtojmë pak qumësht në tigan dhe i lëmë të gjithë përbërësit të lidhen. Në fund shtojmë gjysmën e sasisë së djathit kaçkavall të grirë në rende dhe majdanoz.
Me masën e përgatitur mbushim patatet, i spërkasim në fund me pjesën e mbetur të djathit dhe i vendosim në një tavë ku shtojmë në anë pak qumësht. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
-
VIDEO
Supë me vezë të vluara për të luftuar gripin nga zonja Albana
Supë me vezë të vluara
Përbërësit:
- 4 kokrra vezë
- 1 litër buljon
- 1 fk makarona fidhe
- 1 qepë
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- Pak uthull
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri një qepë të grirë shumë imët në blender. E spërkasim më pak kripë dhe e lemë të zbutet plotësisht. Më pas shtojmë buljonin e ngrohtë dhe sapo të marrë valë shtojmë makaronat fidhe. I lemë fidhet të ziejnë për 8 minuta, më pas shtojmë pak uthull molle dhe vezët, të cilat i shtojmë me lugë një e nga një që mos të prishet forma. E lemë supën dhe 5 minuta të tjera në zjarr dhe më pas e servirim të ngrohtë, spërkatur sipas dëshirës me pak bimë aromatike.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 28 tetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha e Meta bëhen bashkë të mundin Veliajn te 127 fluturimet me "charter" të Ramës e deri tek Këlliçi hyn në primare për Bashkinë e Tiranës.
-
VIDEO
Bashkimi i Opozitës, një shans më shumë por nuk mjafton
‘Dy Hallexhinj që kërkojnë të shpëtojnë njëri-tjetrin’. Ky ishte konkluzioni i arritur i ish deputetit demokrat, Astrit Patozi për marrëveshjen e sotme në një tokë neutrale të ish kreut të qeverisë Berisha dhe ish kreut të shtetit Meta
-
VIDEO
Koalicioni Meta-Berisha, Salianji për Report Tv: I domosdoshëm, tani të bëj pjesën e saj! Opozita të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhje
Deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se koalicioni mes Sali Berishës dhe Ilir Metës ishte i domosdoshëm për zgjedhjet vendore. I ftuar në Report Tv, Salianji theksoi se tashmë i mbetet pjesës tjetër të PD-së që të bëjë gjithçka që opozita të dalë me një kandidat të vetëm në këto zgjedhje.
-
VIDEO
Diana Pushi: Si të largoni zemërimin dhe stresin përmes metodës së prekjes, funksion menjëherë
Në një intervistë në "Rreze Dielli'' në Report Tv, psikoterapistja Diana Pushi tregoi disa teknika per te larguar ankthin, zemërimin dhe stresin.
-
VIDEO
Çudit psikoterapistja: Qani, ju sjell përfitime të mëdha për shëndetin mendor
Në një intervistë në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, psikoterapistja Diana Pushi u shpreh se të qash në fakt tregon forcë. Ajo tregoi edhe benefitet që vijnë ndërsa shprehni veten përmes lotëve.
-
VIDEO
Rrëfimi prekës i shqiptares, la punën si financiare në Kanada për të ndjekur misionin shpirtëror
Diana Pushi është psikoterapiste dhe mentore e potencialit njerëzorë. Para 24 vitesh emifroi drejt Kanadasë për të zhvilluar më tej karrierën e saj, ndërsa filloi të punonte si financiere në Kanada. Por diçka nuk po shkonte si duhej, historia e saj mori tjetër rrjedhë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo rrëfeu më tepër për historinë e jetës së saj dhe kalimin nga puna si financiare ndoqi misionin e saj shpirtërorë.
-
VIDEO
Papare e aromatizuar nga zonja Albana
Papare e aromatizuar
Përbërësit:
- Bukë e ndenjur
- Gjalpë / vaj ulliri
- Djathë miks
- Erëza të ndryshme
Përgatitja:
Tresim gjalpin me pak vaj ulliri dhe më pas shtojmë bukën të prerë në copëza të vogla. E skuqim lehtë dhe pasi buka ka marrë pak ngjyrë shtojmë erëza të ndryshme dhe në fund djathë të grirë.
-
VIDEO
Gjellë me bishtaja nga zonja Albana
Gjellë me bishtaja
Përbërësit:
- 500 gr bishtaja
- 2 qepë të thata
- 2 patate
- 2 karrota
- 4 domate ose 4 lgj salcë
- 1 spec të kuq
- 2 thelpinj hudhër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë shumë imët së bashku me hudhrat e shtypura. Më pas shtojmë bishtajat, patatet dhe karrotat. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar pas pak minutave specin e kuq dhe salcën e domates. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit me një lugë druri dhe në fund shtojmë ujë të ngrohtë dhe 1 gjethe dafine. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare.
-
VIDEO
Sultiash i pjekur në furrë nga zonja Albana
Sultiash i pjekur në furrë
Përbërësit:
- ½ gotë oriz
- 4 e ½ gota qumësht
- 4 lgj sheqer
- 2 lgj niseshte
- 1 vezë (e verdha)
- Barbarozë / vanilje
Përgatitja:
Fillimisht lajmë orizin mirë dhe më pas e vendosim në një tenxhere me ujë të bollshëm dhe e lemë që të ziejë. Në momentin që fillon zierja ulim nxehtësinë e sobës, shtojmë qumështin, sheqerin dhe barbarozën ose vaniljen sipas preferencës. E trazojmë vazhdimisht në mënyrë që orizi të mos ngjisë. Tresim niseshten me pak qumësht e shtojmë tek sultiashi dhe e lemë derisa masa të trashet. E hedhim më pas në tasa, të cilat i vendosim në një tavë të madhe të mbushur me ujë. E lyejmë sipërfaqen e sultiashit në çdo tas me pak të verdhë veze dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celisus për 20 minuta.