-
VIDEO
Vargje dhe histori nga honi i ferrit
Visar Zhiti ishte nji nga këto poetë që u burgos për poezitë e tij por edhe në burg, vijoi të shkruajë poezi fshehurazi. Atje vargjet ishin më kryenece, shumë të rrezikshme. ata i jepnin zë krimeve monstruopze që ndodhnin brenda kampeve burgje rrethuar em tela me gjemba e ruajtur me qindra ushtarë të armatosur.... Por si shkruheshin këto poezi të rrezikshme në burg?, si ruheshin, si i shpëtonin kontrolleve të vazhdueshme nga komanda e burgut? Letërsia e burgut që nisi të botohet që pas rënies së regjimit e deri ëm sot, dëshmon se shumë shkrimtarë dhe poetë arritën ti ruajnë dhe ti nxjerrin nga burgjet dorëshkrimet e tyre të fshehta Dy prej tyre , ndër më të spikaturit janë Arshi Pipa dhe Visar Zhiti. Për të dëshmuar procesin e cuditshëm të ruajtjes së këtyre dëshmive ne burg, na dëshmon sot Muharrem Xhydollari. krahas kujtimeve të tij do të sjellim edhe disa nga opezitë dorshkrim të Visar Zhitit, shkruar në Spac dhe Qafë Bari, gjatë viteve kur ishte i burgosur aty.
-
VIDEO
Hapja e dosjeve, Gentiana Sula në ‘Kontrast’: Përveç I.M dhe 5 politikanë të tjerë si të dyshuar për spiun! Kemi informuar Kuvendin
Kryetarja e Autoritet të Dosjeve, Gentiana Sula tha në emisionin ‘Kontrast’ se i kanë çuar parlamentit një dokument sekret ku jepeshin emrat e 6 politikanëve të lartë të dyshuar si spiunë. Ashtu si edhe në rastin e I. M, edhe emrat e 5 politikanëve janë çuar me iniciale.
-
VIDEO
‘Përqafojeni jetën’, rrëfimi i Dritës, e prekur nga kanceri i gjirit: Pjesa me e vështirë kimioterapia, ishte dhimbje shpirti, jo fizike
Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Drita foli për luftën me sëmundjen dhe gjetjen e forcës për ta mposhtur atë, pikërisht duke dashur fort jetën. Momenti më i tmerrshëm, rrëfen Drita, është kur vazhdojnë që të kryhen ekzaminimet, dhe sidomos kimioterapia, e cila është një dhimbje e madhe në shpirt, tregoi ajo.
-
VIDEO
Hapja e dosjeve, Gentiana Sula në ‘Kontrast’: Përveç I.M dhe 5 politikanë të tjerë si të dyshuar për spiun! Kemi informuar Kuvendin
Kryetarja e Autoritet të Dosjeve, Gentiana Sula tha në emisionin ‘Kontrast’ se i kanë çuar parlamentit një dokument sekret ku jepeshin emrat e 6 politikanëve të lartë të dyshuar si spiunë. Ashtu si edhe në rastin e I. M, edhe emrat e 5 politikanëve janë çuar me iniciale.
-
VIDEO
Është apo jo Meta spiun? Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve tregon si do merret vendimi
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula e ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv tregoi edhe rrugën se si do të merret vendimi nëse politikani i lartë I.M, ka qenë apo ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit.
-
VIDEO
Berisha dhe Meta marrëveshje për zgjedhjet, Bejko: Bashkimi me Metën e thelloi perçarjen në PD
Berisha dhe Meta marrëveshje për zgjedhjet, Bejko: Bashkimi me Metën e thelloi perçarjen në PD
-
VIDEO
Ylli Merja : Si të dalloni vajin e ullirit cilësor ekstra të virgjër nga vaji industrial i përzier
Në një intervistë në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja tregoi se si mund ta kuptoni nëse vaji i ullirit është cilësor ose i përzier me vaj industrial.
-
VIDEO
Ylli Merja: Ja si ta kuroni psoriazën njëherë e përgjithmonë me këto bimë mjekësore
Në rubrikën ‘ Bima dhe Shëndeti’ në emisionin “Rreze Dielli” gjatë kësaj jave mjeku popullor Ylli Merja foli për sëmundjen e psoriazës, një sëmundje kronike e lëkurës e cila shkakton probleme të rënda nëse nuk kurohet siç duhet.
“Psoriaza është në sëmundje kronike, e cila shfaqet me tharjen e lëkurës. me plasaritjen e saj dhe herë pas here nxjerr luspat si pustule me ngjyrë të bardhë deri në ngjyrë argjendi. Në vatrën ku ndodhet kjo pjesa e inflamuar me psoriazën shumimi I qelizave mund të bëhet për 3-4 ditë. Kjo rritet dhe krijon një relievë në sipërfaqen e lëkurës. Ajo shfaqet në pjesën e brendshme, në pjesën e kokës, tek thonjtë. Kemi të bëjmë me disa lloje të saj por që kanë një emërues të përbashkët, shtimin me shpejtësi të qelizave të lëkurës ’’ tha ai.
-
VIDEO
Tavë me presh nga zonja Albana
Tavë me presh
Përbërësit:
- 1 kg presh
- 1 kokërr qepë
- 1 lç salcë domate
- Vaj ulliri
- Uthull rrushi
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Vendosim në një tenxhere ose tigan vajin të ngrohet dhe më pas shtojmë preshin e prerë ne rondele 5 cm pjerrtazi. E kaurdisim preshin duke e trazuar lehtë në mënyrë që të mos i prishet struktura. E largojmë preshin nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të marrë ngjyrë të artë shtojmë salcën, pak sheqer, preshin e kaurdisur, kripë, piper dhe pak uthull. Hedhim ujë të ngrohtë dhe e lemë gjellën deri në momentin që shikojmë se ka filluar salca të lidhet. E zhvendosim gatimin në një tavë dhe e vendosim në furrë për rreth 35 minuta në 200 gradë Celsius. Këtë gatim mund edhe t’a vazhdojmë në sobë pa e futur në furrë, duke e lenë të gatuhet në zjarr të avashtë.
-
VIDEO
Bukë me hirrë dhe ullinj nga zonja Albana
Bukë me hirrë dhe ullinj
Përbërësit:
- 3 tasa miell
- 1 e ½ tasa hirrë
- ½ tas me ullinj
- Pak maja
- Kripë, piper
- Erëza sipas dëshirës
Përgatitja:
Marrim miellin, hapim një gropë, shtojmë majanë të cilën e kemi tretur me ujë të vakët. Shtojmë hirrën dhe erëzat. Zemë brumin dhe e lemë të pushojë për rreth 1 orë. Më pas e punojmë mirë brumin me duar, shtojmë ullinjtë dhe e lemë sërish të vijë. Lyejmë një tepsi me vaj ulliri, vendosim brumin dhe e fusim bukën të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 250 gradë Celsius për 1 orë.
-
VIDEO
Parashikimi i horoskopit javor për datën 31 tetor deri në 6 nëntor nga astrologu Jorgo Pulla
Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 31 tetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Meta zgjidhet në krye të PL te Bujar Bukoshi thotë se Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka asnjë lider që i është fshehur drejtësisë e deri tek Partizani sheh makthe e Tirana shfryn ndaj Kukësit.