-
VIDEO
Partia e Lirisë dhe PD e Berishës kërkojnë mocion me debat në Kuvend me drejtuesit e ERE: Të japin llogari për rritjen e çmimit të energjisë
Partia e Lirisë dhe PD e Sali Berishës kanë kërkuar mocion me debat në Kuvend me drejtuesit e ERE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 këh. Kërkesa drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, është firmosur nga 15 deputetë, 4 deputetët e Partisë së Lirisë dhe 11 deputetë të Berishës.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Meta dhe Berisha takohen në selinë e PD-së
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë zhvilluar një takim sëbashku në selinë e PD-së. Ky takim është zhvilluar mëngjesin e sotëm, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se në fokus të takimit kanë qenë zgjedhjet vendore 2023.
-
VIDEO
'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj që u morën peng, po planifikonin ekzekutimin e ‘Rrumit të Shijakut'! Shkatërrohet grupi kriminal në Durrës, 15 në pranga
Një grup kriminal është shkatërruar në qytetin e Durrësit. Janë vënë në pranga 15 persona të dyshuar për vrasje. Grupi u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Beqiraj dhe pasi këta të dy kanë dëshmuar.
-
VIDEO
Në listën e hakerave edhe emrat e Spiropalit, Peleshit dhe Kodhelit, policia për Report Tv: S'kanë lidhje me ngjarje kriminale
Në listën e publikuar nga hakerat iranianë, Report Tv ka zbuluar se ndodhen edhe emrat e 2 ministrave, Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në listën misterioze përveç zyrtarëve ka edhe emrat të qytetarëve të thjeshtë dhe gazetarë si Armand Shkullaku.
-
VIDEO
E shkarkoi KPA me anëtar Luan Dacin që më vonë u dënua, ‘Strasburgu’ rrëzon vendimin: Të rihapet çështja për prokurorin Besnik Cani
Prokurori Besnik Cani, ish anëtar i KLP, u shkarkua nga detyra marsin e vitit 2020 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, por mesa duket kjo nuk do të jetë fati i tij përfundimtar. Gjykata Evropian e të Drejtave të Njeriut ka vendosur sot që për të të rihapen procedurat, duke pranuan ankimin e tij pë vendimin e KPA pasi pjesë e trupës gjykuese ishte Luan Daci, i cili më vonë u dënua se kishte falsifikuar dokumentet për tu bërë pjesë e vettingut.
-
VIDEO
Historia më e bukur dhe e veçantë e dashurisë rrëfyer ndonjëherë në ‘ Rreze Dielli’ mos e humbisni!
Një histori kaq e bukur dashurie dhe tepër e veçantë, rrëfyer me mjeshtëri nga pena e shkrimtares japoneze Elisa Shua Dusapin.
-
VIDEO
Vajza nga Rusia e Ukraina si prostituta në Tiranë, kontaktet me shqiptarët u ngritën nga lidhjet me ish-Bashkimin Sovjetik! Paguheshin deri në 1000 euro
Report Tv siguron dosje e gjykatës për prostitucionin nga vajzat e huaja në Tiranë. Çmimet nga 200 në 1000 euro. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 7 vajzat e arrestuara në flagrancë. Hetimet proaktive nga shkurt 2022 midis prokurorisë së Tiranës dhe antitrafiqeve në policinë e Tiranës.
-
VIDEO
‘Nuk largohem nga Shqipëria’ Blogerja turke nuk i ndahet vendit tonë dhe ka një arsye të fortë
Burxhu Sahinoglu është vajza turke që rrëfeu më tepër për jetën e saj në emisionin “Rreze Dielli’. Ajo prej më shumë se 6 vitesh ka zgjedhur Shqipërinë si vendin ku dëshiron të jetojë, dhe për këtë shprehet shumë e lumtur. Ndërsa na tregon më tepër për vendimin e saj për të qëndruar këtu:
-
VIDEO
Si të përgatisni trahana tradicionale me kos (të thartë) sipas znj. Albana
Trahana tradicionale me kos (të thartë)
Përbërësit:
- 1 kg miell i butë tip 00
- 500 ml kos dele i bërë vetë (ose farë trahanaje të vjetër)
- kripë
Përgatitja:
Sitim mirë miellin dhe në mes të sasisë hapim një gropë. Shtojmë kosin që më parë e kemi përzier me pak kripë. Zëmë brumin dhe e punojmë derisa të përftojmë një masë të njëtrajtshme. Më pas, brumin e vendosim në një enë të thellë inoksi ose druri dhe e mbulojmë me një kapak apo qese kuzhine. E lëmë të vijë për gati 36 orë. Pas kësaj kohe, trahanaja e ka shtuar masën e saj gati 3-4 fish. E hapim në shtresa të vogla katrore me gjerësi 10 cm dhe trashësi 50 mm dhe e vendosim të thahet nëpër tepsi apo mbi sipërfaqe të tjera, si për shembull mbi tavolinë. E lëmë të thahet dhe më pas e thërrmojmë me duar. -
VIDEO
Kek me kos dhe vaj luledielli nga zonja Albana
Kek me kos dhe vaj luledielli
Përbërësit:
- 2 vezë
- 4 lgj kos
- 1 e ½ gotë sheqer
- 1 gotë vaj luledielli
- 2 gota miell
- 16 gr fryrës
- Vanilje me limon
Përgatitja:
Në një enë rrahim vezët me sheqerin, shtojmë kosin, vajin, lëkurën e limonit ose të portokallit. Sitim miellin e shtojmë tek vezët së bashku me fryrësin dhe vaniljen. Brumi nuk duhet të rrihet shumë që të mos bëhet elastik. E hedhim në formën e kekut të cilën e kemi lyer me pak vaj dhe pudrosur me miell. E vendosim kekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.
-
VIDEO
Tavë ricikluese me bukë nga zonja Albana
Tavë ricikluese me bukë
Përbërësit:
- 1 bukë masive për tost
- 5 vezë
- 500 gr kos
- 1 lgj miell
- 1 lc fryrës
- 200 gr djathë
- 200 gr proshutë / sallam
- 1 lgj gjalpë
Përgatitja:
Fetat e bukës i vendosim në një tavë të lyer me gjalpë. Vendosim djathë të grirë dhe feta proshute. Rrahim vezët me kosin, shtojmë miellin dhe fryrësin. Masën kremoze e hedhim në tavë mbi fetët e bukës. E mbulojmë sipërfaqen me pak djathë të grirë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celisus për 25 minuta.
-
VIDEO
Supë me trahana nga zonja Albana
Supë me trahana
Përbërësit:
- 1 qepë e madhe
- 100 gr domate
- 1 lgj gjalpë
- 1 litër lëng mishi
- 100 gr trahana
- 100 gr djathë kaçkavall
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
Pastrojmë qepën dhe e presim në kubikë të vegjël. Domateve u heqim lëkurën dhe i presim gjithashtu në kubikë të vegjël. Kaurdisim fillimisht qepën mirë dhe më pas shtojmë domatet. I lemë të kaurdisen bashkë për rreth 5 minuta dhe më pas shtojmë trahananë dhe rreth 1 litër ujë. E lemë supën të ziejë për 20 minuta në temperaturë të ulur. E spërkasim me djathë kaçkavall dhe erëzat e duhura sipas shijes.