• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 4 tetor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Peleshi, Spiropali dhe Kodheli në listën e "Memex" të publikuar nga hakerat iranianë te shkërmoqja e Foltores e deri tek 32 vite batërdi.

  • VIDEO

    Bajram Dervishaj: 26 vite burg, rinia ime e djegur në ferr!

    Personazhi i sotëm i Dosjes K, është një rebel i pamposhtur i burgjeve të komunizmit. Prej kohës kur ai jetonte ditët e fundit të adoleshencës e derisa kaloi të 40-tat, jeta e tij do të rridhte nga një burg i regjimit komunist në një tjetër. Bajram Dervishaj, ishte një i ri, i rritur jetim në një fshat të Tepelenës, i cili në një moment, të cilin nuk e kishte parashikuar kurrë, ndjeu t'i hidhnin një thes në kokë e më pas ta merrnin forcërisht e ta mbyllnin në një qeli të errët. E kishin arrestuar, ndërsa shëtiste buzë lumit Vjosa. Nuk kishte ndërmmarë një akt arratisjeje, edhe pse me shokë kishte biseduar e bërë plane për tu larguar fshehurazi nga Shqipëria. Por ajo ditë, nuk ishte dita e planifikuar. Gjithsesi ai kishte rënë në rrjetën e njerëzve të Sigurimit dhe javë pas jave, do të kuptonte se e kishin përplasur në një vorbull, nga ku, nuk do të mund të dilte më, për sa kohë që diktatura të ishte në këmbë.

  • VIDEO

    Publikim të dhënave të publikuara nga hakerat? E ftuar Klotilda Bushka

    A duhet t’i publikojnë mediat të dhënat të cilat janë nxjerrë nga një sulm kriminal kibernetik ndaj Shqipërisë? Analisti Lorenc Vangjeli ka qenë shumë i prerë sot në ‘Kontrast’ në Report Tv se vendimi për një çështje të tillë është jo vetëm profesional por edhe patriotik.Sipas tij vendi është në një luftë, ndaj edhe sjellja e gjithkusht duhet të jetë si në një situatë lufte. Në të njëjtën linjë ishte edhe deputetja Klotilda Bushka e cila nënvizioi se minimalisht mediat do të duhet të verifikojnë informacionet. “Ne jemi në një luftë. Nxjerrja e lajmeve të tilla, që dalin nga informacione të dala nga armiq. Kolegë tuaj kanë bërë lajme dhe postime duke i bërë thirrje njëri-tjetrit që të mos publikojnë lajme pa interes publik. Përsa kohë dalin autoritet zyrtare dhe e përgënjeshtrojnë këtë dhe thonë që nuk është kështu e vërteta, gazetarët duhet të verifikojnë së pari dhe pastaj të vendosin. Duke i publikuar pa verifikim është pastaj të mos duash vendin tënd”, tha ajo. Sot është publikuar një listë nga hakerat iranianë ku pretendohet se ishte një listë të dyshuarish për kriminelë të nxjerra nga listat e Policisë së Shtetit. Kjo është mohuar totalisht nga institucionet shtetërore.

  • VIDEO

    Shqiptari merret peng në Londër, 400 mijë £ për ta liruar

  • VIDEO

    Rama në Presidencë, takim 'kokë me kokë' me Begaj

    Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj kanë zhvilluar ditën e sotme një takim kokë më kokë në ambientet e Presidencës. Ky është një takim i paplanifikuar më parë, ndërsa ka zgjatur për rreth 30 minuta.

  • VIDEO

    Dhunohen 2 vëllezër trafikantë droge në autostradën Tiranë-Durrës! Njëri prej tyre merret peng nga 4 persona

    Një sherr mes disa personash ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Report Tv mëson se dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët po udhëtonin me motor në autostradën Tiranë-Durrës, një makinë u ka prerë rrugën.

    • VIDEO

      Ylli Merja: Si të largoni dhimbjen e kokës të shkaktuar nga mungesa e ujit në organizëm

      Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”,  në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ specialisti Ylli Merja foli për benefitet e ujit në organizëm.

    • VIDEO

      Ylli Merja: Ja sasia e ujit që duhet të konsumojë çdo njeri sipas moshës

      Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”,  në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ specialisti Ylli Merja foli për benefitet e ujit në organizëm.

       

    • VIDEO

      Ylli Merja: "Tre mjekët më të mrekullueshëm në botë" dhe zoti mbi tokë... ja kush janë

      Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”,  në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ specialisti Ylli Merja foli për ‘tre mjekët më të mirë në botë’ siç janë dielli, ajri dhe uji.

    • VIDEO

      Qofte me pure dhe salcë nga zonja Albana

      Qofte me pure dhe salcë

      Përbërësit:

      Për purenë:

      • 5 patate të ziera
      • Qumësht sa të marrë
      • Kripë, piper

      Për qoftet:

      • 500 gr mish të grirë
      • 1 qepë mesatare
      • 2 thelpinj hudhër
      • ½ gotë çaji miell misri
      • 1 kokërr vezë
      • Pak spec djegës
      • Kripë, piper i kuq
      •  
      • Për salcën:
      • 1 lgj salcë koncentrat
      • 1 fç salcë domate
      • ½ lç sheqer
      • 1 gotë ujë të ngrohtë
      • ½ tufë majdanoz
      • Kripë, piper i zi

      Përgatitja:

      Fillimish vendosim patatet të ziejnë. Sa patatet ziejnë përgatisim brumin e qofteve. Vendosim në një tas mishin e grirë, qepën e grirë imët, hudhrat e shtypura ose në feta imët, miellin e misrit, vezën, kripën dhe piperin. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe e lemë për pak minuta të pushojë. Më pas realizojmë qofte të vogla sa një kokërr arre të cilat i skuqim lehtë në një tigan me vaj të nxehtë. Largojmë qoftet nga tigani dhe përgatisim salcën shoqëruese. Shtojmë në tigan salcën e domates së bashku me koncentratin. Balancojmë aciditetin e domates me pak sheqer, shtojmë 1 gotë ujë të ngrohtë dhe e lemë të marrë valë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lëmë salcën të lidhet. Vendosim tek salca qoftet e përgatitura duke i spërkatur me majdanoz të grirë.

      Patatet e ziera i shtypim mirë shtojmë qumësht, kripë, piper dhe e punojmë purenë derisa të marrë formën e duhur. E servirim në një pjatancë duke vendosur sipër qoftet me salcën e domates.

       

       

    • VIDEO

      Supë me perime të stinës nga zonja Albana

      Supë me perime të stinës

      Përbërësit:

      • 2 karrota
      • 2 patate
      • 2 kunguj
      • 1 spec jeshil
      • 1 spec i kuq
      • 1 qepë
      • 1 brokoli të vogël
      • 1 lgj miell
      • 1 tufë majdanoz
      • 2 lgj gjalpë
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Fillimisht pastrojmë të gjitha perimet dhe i presim në kubikë të vegjël, ndërsa brokolin e ndajmë në lule.

      Në një tenxhere kaurdisim me gjalpë qepën e grirë shumë imët. Pasi qepa të bëhet transparente shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë pak miell dhe buljon të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë supën të ziejë për rreth 10 minuta. Në fund shtojmë bimë aromatike sipas dëshirës.

       

       

       

    • VIDEO

      Parashikimi i horoskopit javor për datën 3 deri në 9 tetor nga astrologu Jorgo Pulla

      Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  3 deri në 9 tetor) ai ka folur se si do të fillojë muaji Tetor për të gjitha shenjat dhe çfarë do të thotë një Hënë e re apo një Mërkur në retrogradë dhe çfarë ndikimi do të ketë për secilën shenjë.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv