• VIDEO

    Valteri në Report TV: Opozita s’merr më shumë se 5 bashki! S’kam pasur presion për padinë ndaj Metës! Maho: SPAK një dështim

    Ish-deputeti, Halit Valteri është shprehur i bindur se kjo opozitë nuk do të marr më shumë se 5 bashki në zgjedhjet vendore.

  • VIDEO

    2 PD-të, aleatët dhe Meta përballë vendoreve , Alimadhi: Kemi patur marrëveshje , PD zero zbatim !

  • VIDEO

    I kërkuar nga Spanja për trafik droge, Apeli vendos 'arrest shtëpie' për bosin e 'Porcelanosës' Nikolin Janina

    Biznesmeni shqiptar Nikolin Janina, është lënë në masën ‘arrest shtëpie’ nga gjykata e Apelit.

     

    Nikolin Janina, i njohur si bosi i dyqanit të njohur 'Porcelanosa', me akuza si trafikant droge u arrestua më 6 maj në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë.

    Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje spanjollë dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Europës.

  • VIDEO

    Mbi 13 lloje turshisë, nga specat me ajkë tek lakrat kjo amvisë na habiti me pasionin e saj

    ‘’Rreze Dielli’’ ka udhëtuar drejt Korçës, ku është njohur me znj. Mimoza Fifa, një duarartë e vërtetë, e cila realizon mbi 75 lloje të ndryshme zahiresh dimri. Gjithçka që ajo realizon me shumë dashuri për familjen e saj, janë receta të trashëguara brez pas brezi.

  • VIDEO

    78-vjeçarja nga Korça tregon si të përgatisni lakrorin me qepë e domate sipas traditës

     

    ‘’Rreze Dielli’’ ka udhëtuar drejt Korçës, ku është njohur me znj. Mimoza Fifa, një duarartë e vërtetë, e cila realizon mbi 75 lloje të ndryshme zahiresh dimri. Gjithçka që ajo realizon me shumë dashuri për familjen e saj, janë receta të trashëguara brez pas brezi.

  • VIDEO

    Nisma e PD për ndalimin e filmave të komunismit/ Petro Koçi: Përpjekje për censurë! Çela: Kanë qenë komplet propagandë për krijimin e 'Njeriut të ri'

    Duke mos e konsideruar komunizmit sot në botë si rrezik, deputeti socialist Petro Koçi tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv se se përpjekja për të ndaluar filmat është censurë. Çelo Hoxha, kreu i ISK-së, u shpreh se Kinostudio 'Shqipëria e Re' ishte një strukturë politike për t’i shërbyer regjimit komunist

  • VIDEO

    Çfarë prove pret policia për të vërtetën e Ervis Martinaj? Para se të zhdukej po I priteshin krahët'

    Rexhepi: Ervis Martinaj policët I kishte kthyer në ushtarë , gjurmët policia duhet të ndjekë lëvizjet e vajzave që e shoqëronin'

  • VIDEO

    E pabesueshme/ ‘’Zonja e zahireve’’ nga Korça që realizon mbi 75 lloje të ndryshme zahiresh dimri

    ‘’Rreze Dielli’’ ka udhëtuar drejt Korçës, ku është njohur me znj. Mimoza Fifa, një duarartë e vërtetë, e cila realizon mbi 75 lloje të ndryshme zahiresh dimri, nga petkat, turshitë, reçeli e deri tek vera, rakia e likeri.

  • VIDEO

    Petulla të rreme nga zonja Albana

    Petulla të rreme

    Përbërësit:

    • 2 gota miell
    • 4-5 qepë të njoma
    • 1 gotë kos i thartuar
    • 3 vezë
    • 1 majë luge sodë
    • Kripë
    • Nenexhik
    • Vaj luledielli

     Përgatitja:

    Presim qepët e njoma hollë, i shtypim fort me kripë. Rrahim vezët, shtojmë kosin, vajin dhe qepën e grirë. Në fund shtojmë nenexhikun, miellin dhe sodën e bukës. Pasi e kemi zënë brumin e lemë në ambjent të ngrohtë që të rritet volumi.

    Në një tenxhere vendosim vaj luledielli dhe pasi të ketë marrë nxehtësi shtojmë brumin lugë - lugë. 

  • VIDEO

    Speca të mbushur nga zonja Albana

    Speca të mbushur

    Përbërësit:

    • 4 speca
    • 2 patate
    • 1 qepë
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 presh
    • 2 domate
    • 200 gr oriz
    • 300 gr mish të grirë
    • 1 ls sheqer
    • Bimë aromatike
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht specave u presim pak fundoren dhe heqim kapakun me farat, ndërsa patatet i pastrojmë dhe i presim në formë gjysmë hëne.

    Grijmë imët qepën, preshin dhe fundoret e specave. Në një tigan me bazë të gjerë ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën, preshin dhe specat e grirë. Më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pas 2-3 minutave shtojmë mishin e grirë dhe domatet e grira në rende. Hedhim pak ujë, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike dhe e lemë harxhën të gatuhet.

    Vendosim specat në tavë dhe fillojmë i mbushim, në hapësirat mes specave vendosim patatet, të cilat sipas dëshirës mund t’i tiganisim me pak vaj, kripë dhe piper. Shtojmë në anë të tavës1 gotë ujë, i mbulojmë me një letër kuzhine dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Më pas largojmë letrën e kuzhinës dhe e lemë tavën në furrë dhe për 10 minuta të tjera.

     

  • VIDEO

    Supë me pashaqofte nga zonja Albana

    Supë me pashaqofte

    Përbërësit:

    • 200 gr mish i grirë
    • 1 qepë
    • 3 lgj oriz
    • 2 kokrra vezë
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 lgj miell
    • 1 gotë qumësht
    • 1 limon ose limontoz
    • Majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Orizin pasi e kemi shpëlarë e vendosim të ziejë (jo plotësisht) dhe më pas e bashkojmë me mishin e grirë, qepën e grirë imët, majdanozin, kripën, piperin dhe të bardhat e vezëve. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe realizojmë qofte rrumbullake të vogla. Në një tenxhere vendosim ujë me pak limontoz dhe sapo të marë valë shtojmë qoftet e përgatitura. Pasi qoftet të kenë kaluar për disa minuta në proces i largojmë me një lugë me vrima.

    Në një tigan kaurdisim gjalpin me pak miell dhe sapo mielli të marrë pak ngjyrë shtojmë qumështin. Masën e përgatitur e shtojmë në lëngun e qofteve së bashku me të verdhat e vezëve të cilat i rrahim lehtë me pirun. E trazojmë mirë supën dhe në fund shtojmë qoftet, pak majdanoz të grirë dhe lëng limoni.

     

  • VIDEO

    ''Balluku na hoqi turpin të bëjmë dush bashkë'' , telefonuesi zbardh bisedën me bashkëshorten

     

    Në programin e mëngjesit "Shtypi i Ditës dhe Ju" në Report TV një telefonues duke iu referuar edhe këshillave të ministres Belinda Balluku për të kursyer energji zbardhi bisedën që kishte bërë me bashkëshorten. Zonja i kishte thënë telefonuesit se Balluku u kishte hequr turpin që të bënin dush bashkë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv