-
VIDEO
Ekskluzive/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për kryebashkiakun e Mallakastrës, vjen letërporosia nga Greqia për dënimin e tij
Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është marrë i pandehur për akuzën e falsifikimit të formularëve me vula e stampa.
-
VIDEO
Porto shijon 3 pikët e para në Champions, Leverkusen ‘bie’ në Portugali
Fitoren e parë në grupin B e mori më në fund edhe Porto që mundi 2-0 gjermanët e Bayer Leverkusen. Luzitanët shënuan dy herë në fraksionin e dytë me Sanusi e Galeno. Brugge e kryeson grupin me 9 pikë ndërsa Porto, Leverkusen e Atletico janë në kuotë të njëjtë pikësh nga tre secila.
-
VIDEO
Si të heqim bojën e stilolapsit nga materialet e lëkurës dhe drurit në kushte shtëpie
Në rubrikën e re në “Rreze Dielli” me Erdona Bjeshkaj e cila jep këshilla praktike për të realizuar vet në kushte shtëpie, heqjen e njollave, pastrimin e ambienteve etj. Në puntatën e sotme, Erdona tregoi si të heqim bojën e stilolapsit nga materialet e lëkurës dhe drurit.
-
VIDEO
Liverpool s’e fal Rangers, Salah dhe Arnold mjaftojnë për vendin e dytë
Liverpool u ngjit në vend të dytë të grupit pasi fitoi pastër 2-0 derbin britanik ndaj Rangers. Golat u shënuan nga një për çdo pjesë me Alexandër-Arnold dhe Salah. 6 pikë për skuadrën e Klopp që hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit.
-
VIDEO
Napoli nxin historinë brilante të Ajax, fitore madhështore në Holandë
Napoli nuk është i papërmbajtshëm vetëm në Serinë A por edhe në Champions League. Skuadra e Spalletit ka dhuruar spektakël në Amsterdam duke arritur një fitore historike 6-1 ndaj Ajax. Tre fitore në po kaq ndeshje të luajtura për Napolin që kryeson grupin A me 9 pikë të plota. Dygolësh realizoi sulmuesi Raspadori e në listen e golashënuesve emrin e shtuan edhe Di Lorenzo, Zielinski , gjeorgjiani Kvara dhe Giovani Simeone.
-
VIDEO
Kriza ndalet kundër Barcelonës, Inter merr 3 pikë të vyera në Champions
Interi ringjallet në Champions League. Zikaltërit mundën 1-0 Barcelonën në “San Siro” dhe sigurojnë tre pike shumë të rëndësishme në garën për tu kualifikuar në grupin C. Sfidën e vendosi një gol në shtesën e pjesës së parë nga turku Hakan Calhanoglu që bëri stadiumin të shpërthejë në festë. Ndeshje që u shoqërua edhe me polemika me katalanasit që ndihen të vjedhur. Interi mban vendin e dytë në grupin C me 6 pikë.
-
VIDEO
Pulë e pjekur në qumësht nga zonja Albana
Pulë e pjekur në qumësht
Përbërësit:
- 1 pulë
- 400 ml qumësht
- 2 lgj gjalpë
- Kripë, piper
- Nenexhik
Përgatitja:
Pasi pastrojmë mirë pulën në ujë të bollshëm e presim në racione. E marinojmë mirë me kripë, piper dhe nenexhik. Vendosim mishin e pulës në një tavë. Sipër mishit vendosim copëza gjalpi dhe më pas hedhim qumështin. E vendosim tavën në furrë për 2 orë në temperaturën 150 gradë Celsius derisa të marrë ngjyrë. Këtë gatim sipas dëshirës mund ta shoqërojmë me salcë dhe djathëra të ndryshëm.
-
VIDEO
Bukë misri në ajkë nga zonja Albana
Bukë misri në ajkë
Përbërësit:
- 1 kg miell misri
- 700 ml ujë të ngrohtë
- 3 lgj vaj luledielli
- 1 lgj kripë
Për ajkën:
- 10 lgj kos
- 5 lgj ajkë kosi / qumështi
- 2-3 thelpinj hudhër
Përgatitja:
Në një enë të pastër vendosim miellin e misrit me vajin e lulediellit. Shtojmë ujin e ngrohtë (aq sa t’a durojë gishti i vogël i dorës) kripën dhe e trazojmë brumin e bukës derisa të lidhet.
Lyejmë një tavë me vaj dhe vendosim brumin, e nivelojmë dhe lyejmë sipërfaqen e brumit me pak vaj. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.
Në një tas vendosim kosin, ajkën e qumështit, kripën dhe hudhrat. Bukën e misrit e presim në feta të vogla dhe fetat i zhysim në masën e kosit që kemi përgatitur.
-
VIDEO
Pilaf me dromsa nga zonja Albana
Pilaf me dromsa
Përbërësit:
- 1 gotë dromsa
- 2 gota lëng mishi
- 2 lgj gjalpë i tretur
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë
Përgatitja:
Fillimisht në një tenxhere vendosim lëngun e mishit të vlojë.
Vendosim në një tigan vajin e ullirit dhe kaurdisim dromsat derisa të zverdhen. Më pas shtojmë lëngun e mishit dhe i lëmë dromsat të ziejnë në zjarr të ngadaltë derisa të krijojnë bulëza në sipërfaqe. E mbulojmë me kapak siç veprojmë me pilafin dhe sipër kapakut vendosim një pecetë. E lëmë 10 minuta të ftohet dhe më pas e servirim.
-
VIDEO
Protesta e pedagogëve në Tiranë, kërkojnë rritje page: Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?
“Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?” Me këtë pankartë kanë dalë në protestë pedagogët, të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe plotësim të kushteve ose në të kundërt paralajmërojnë bojkot të orëve mësimore.
-
VIDEO
Si të përgatisim dromkat, receta tradicionale sipas znj.Albana
Dromsa
Përbërësit:
- 1 kg miell
- 10 kokrra vezë
- kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Marrim miellin e sitim dhe e përziejmë me pak kripë. E vendosim në tavolinën e gatimit. Krijojmë një gropë në mes të miellit dhe fillojmë të hedhim me radhë të gjitha vezët duket I trazuar derisa të krijohet një brumë as I fortë e as I butë. E ndan brumin në tre topa. I mbulon me një pecetë të pastër. Merr topin e parë të brumit sipër shoshës. Brumi bie poshtë kokrra kokrra. Kështu vepron edhe me masën tjetër të mbetur. E merr dhe e hap që të thahet. Pasi thahet mblidhet në qese pëlhure. Dromsat mund të gatuhen si pilaf, si supë me mish apo pa mish sipas dëshirës.
-
VIDEO
Shqipëria drejt zgjedhjeve vendore më 14 maj, ka një dakordësi mes palëve! Presidenti Begaj vijon konsultimet me përfaqësues të partive parlamentare
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 14 maji është kërkesë edhe e opozitës pasi sipas tyre i jep kohë komisionit të reformës territoriales dhe i jep kohe dhe komisionit të reformës zgjedhore për rregullime paraprake. Po ashtu nuk ndikon në sezonin veror. Ky propozim ka edhe dakordsinë e mazhorancës.