• VIDEO

    ‘Opozita duhet të ketë vetëm 1 kandidat’ Mediu në Report Tv: Financimet ruse? PD s’ka pasur kurrë marrëdhënie me Rusinë

    ‘Opozita duhet të ketë një kandidat të përbashkët’- ky ishte propozimi i kreut të partisë Republikane Fatmir Mediu. I ftuar në ‘Studio Live’ nga Arbër Hitaj, Mediu foli për një sërë çështjesh së politikës dhe sesi ky kampi opozitar mund të merrte drejtimin e qeverisë.

  • VIDEO

    Zgjedhjet vendore, Klosi zbulon emrin e kryebashkiakut të parë që s’do marrë një tjetër mandat: Do luftojmë fort për Shkodrën

    Një nga kryebashkiakët i cili nuk do të marrë besimin e kryesocialisti Edi Rama për një mandat tjetër është Dritan Leli në Vlorë. Këtë e konfirmon drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Blendi Klosi, i cili tha në për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv se në këtë bashki do të ketë ndryshime, por ende nuk bëri me dije detaj të tjera.

  • VIDEO

    Verdho për Report Tv: S’do ketë kufizime të dritave! Në dhjetor rishikim të çmimit të energjisë për ata që kalojnë fashën mbi 800 kWh

    Drejtori i KESH-it, Ergys Verdho ka theksuar se pavarësisht krizës energjetike, Shqipëria nuk do të preket nga kufizimet.

  • VIDEO

    Fizioterapistja ngre alarmin! Ja sa kg çantë duhet të mbajë një fëmijë

     Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, fizioterapistja Ledina Nikolla u shpreh se është tepër problematike pesha e çantave të fëmijëve në shkolla. Sipas saj është ndër faktorët që ndikojnë shumë në problemet e ndryshme të shpinës për cdo fëmijë.

  • VIDEO

    Bukë me vete në shkollë, ja çfarë nuk duhet të mungojë në kutinë e ushqimit sipas nutricionistes

    Me fillimin e vitit të ri shkollor, një ndër problematikat që shoqëron prindërit është edhe vakti që duhet të konsumojnë fëmijët gjatë qëndrimit në shkollë. Cilat janë frutat dhe perimet që duhet të vendosin në kutinë e ushqimit të fëmijës së tyre. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” nutricionistja Matina Cobo u shpreh se variacioni është ideal nëse duam që fëmija të ketë një metabolizëm të pasuruar.

  • VIDEO

    Byrek me djathë, vezë dhe qumësht nga zonja Albana

    Byrek me djathë, vezë dhe qumësht

    Përbërësit:

    • 1 pako peta
    • 3 kokrra vezë
    • 120 ml qumësht
    • 300 gr djathë të bardhë
    • majdanoz
    • arrë moskat
    • kripë

    Përgatitja:

    Fillimisht thërrmojmë djathin në një enë. Më pas rrahim vezët, shtojmë qumështin dhe gjalpë ose vaj sipas dëshirës. Këtë masë e shtojmë tek djathi duke shtuar majdanoz të grirë imët dhe pak arrë moskat.

    Lyëjmë një tavë me pak yndyrë dhe shtrojmë petët dy e nga dy duke i spërkatur mirë me mbushjen me djathë dhe vezë. Rregullojmë në fund anësoret e byrekut dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta,

  • VIDEO

    Krepa me proshutë dhe djathë nga zonja Albana

    Krepa me proshutë dhe djathë

    Përbërësit:

    • 500 ml qumësht
    • 250 gr miell
    • 50 gr gjalpë
    • 3 vezë
    • kripë, piper

    Për mbushjen:

    • proshutë
    • djathë
    • sallatë jeshile
    • domate qershi

    Përgatitja:

    Fillimisht realizojmë brumin e hollë të krepave të cilat i pjekim në një tigan të sheshtë. Krepat e sapo bëra mund t’i  lyejmë me djathë të shkrirë ose të vendosim një fetë djathë, proshutë, sallatë jeshile dhe pak domate në kubikë.

  • VIDEO

    Tost me gjizë dhe fiq nga zonja Albana

    Tost me gjizë dhe fiq

    Përbërësit:

    • 2 bukë tosti
    • 1 lgj gjizë pa kripë
    • 2 fiq të freskët

    Përgatitja:

    Lyejmë bukët e tostit me gjizë pa kripë dhe mbi to vendosim fiq të freskët të prerë në copëza.

     

  • VIDEO

    Mini buke misri dhe Shportëza me tërshërë nga zonja Albana

    Mini bukë misri

    Përbërësit:

    • 1 kokërr vezë
    • 100 ml qumësht
    • 3 lgj miell misri
    • 5 lgj miell gruri
    • 1 lç kripë
    • 1 lç fryrës
    • ½ kungull
    • 2 bishta qepësh
    • ½ tufë majdanoz
    • 2 lgj vaj
    • ullinj
    • djathë

    Përgatitja:

    Fillimisht grijmë imët kungullin dhe qepët e njoma. Miellin e misrit e bashkojmë me miellin e grurit dhe pluhurin pjekës. Bashkojmë dy llojet e miellit me kungullin dhe qepët e grira. Shtojmë qumështin, vezët dhe majdanozin. Rregullojmë shijen me kripë dhe pak piper dhe më pas realizojmë bukë të vogla mbi të cilat mund të vendosim dhe nga një kokërr ulliri. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur.

    Shportëza me tërshërë

    Përbërësit:

    • 1 banane
    • 1 kupë tërshërë
    • 1 lç kanellë
    • ½ lç pluhur pjekës

    Përgatitja:

    Shtypim mirë një banane dhe e vendosim në një tas ku shtojmë tërshërën, kanellën dhe pluhurin pjekës. E trazojmë mirë dhe masën e vendosim në tavë me forma të vogla për mini kekë. Në qendër të çdo mini keku krijojmë një hapësirë ku vendosim fruta të stinës sipas dëshirës. I vendosim të piqen në furrë të parangrohur për pak minuta.

     

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 28 shtator 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Berisha thotë se do ketë greva e protesta e do dyfishojë pensionet te urrejtja e Vjosa Osmanit ndaj Edi Ramës e Shqipërisë e deri tek revoltë për Kombëtaren.

  • VIDEO

    Kandidatë të përbashkët me Berishën? Nesho: E rëndësishme të fitojë opozita, prioriteti i Partisë së Lirisë është fitorja në Këshilla Bashkiakë

     Partia e Lirisë dhe PD e Sali Berishës nuk kanë ende një strategji të qartë sesi do futen në zgjedhjet e ardhshme vendore, nëse do kenë një kandidat, apo do dalin me kandidatë të ndryshëm. Zv.kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho tha në ‘Studio Live’ në Report Tv se është e rëndësishme që këto zgjedhje të fitohen nga opozita. Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj, zv.kryetari Nesho shpjegoi se Partia e Lirisë ka si synim që të sigurojë shumicën në  Këshillat Bashkiakë.

  • VIDEO

    Protestat e pedagogëve, diskutime në Report Tv Kovaçi: Nëse s’na plotësohen kërkesat s’fillojmë vitin akademik, s'duam politikë në tubime! Xhixho: Arsimi, prioritet

    Arsimi, një tematikë e cila ka bashkuar zërat e tri përfaqësuesve në Studio Live nga gazetari Arbër Hitaj ka sjellë një diskutim konkret në panelin e Report Tv. Me një përfaqësues të studentëve, Rigers Xhemollari një të pedagogëve Sandër Kovaçi dhe të deputetes së partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në fokus të diskutimit pasditen e kësaj të marte ishte kthesa që duhet të marrin universitetet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv