• VIDEO

    Berisha udhëzim për primare në PD, Zhupa: Duhet të dalim me kandidat të përbashkët me Metën, e vetmja rrugë për të fituar në zgjedhjet vendore

    Sali Berisha prezantoi rregullat për primaret brenda partisë për kandidatët për kryebashkiak në zgjedhjet vendore, mirëpo deputetja Ina Zhupa është “kundër”, pasi thotë PD-ja dhe Partia e Lirisë duhet të dalin me një emër të përbashkët. Në një intervistë në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Zhupa shtoi se nëse do dilet me 2 kandidatë të ndryshëm atëherë humbja do të ishte e garantuar, pasi përballë kanë pushtetin qendror dhe vendor të përqendruar në duart e një partie.

  • VIDEO

    Lobimi rus për PD, Tabaku: Të bëhet një hetim i plotë nga drejtësia! Bashkia Tiranë, s’është në ambicien time

    Jorida Tabaku, deputete në Partinë Demokratike, është pro një rihetimit të plotë dhe transparent nga drejtësia për çështjen e financimeve ruse në PD në vitin 2017. E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, Tabaku nuk tha se mbështet komisionin e auditit të ngritur nga PD e Sali Berishës, por kërkoi që drejtësia dhe një investigim i pavarur nga të gjitha palët, të japë një përgjigje të qartë në lidhje me këtë çështje, që PD të dalë më kokën lart.

  • VIDEO

    Rrem Cena rrëfen jetën në stan, ndërtimin e kullës si mbrojtje nga arusha

    Rreze Dielli ka udhëtuar në malet e Kukësit, ku është takuar edhe me bannorët e zonës. Njëri prej tyre,  Rrem Cena ka treguar për mikrofonin e Report Tv, se si janë ditët e banorëve të zonës. Ndër të tjera, ai ka treguar jetën në stanë dhe ndërtimin e një kulle vrojtimi për t’u mbrojtur nga arusha.

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

  • VIDEO

    Një udhëtim në malet e Kukësit, në zbulim të boronicës së egër

    Emisioni “Rreze Dielli” bashkë me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja kanë udhëtuar në zbulim të boronicës së egër në malet e larta të kukësit, për të treguar benefitet që mund të marrim nga boronica e egër dhe e freskët që mund të kultivohet në këto male.

    Specialisti I bimëve mjekësore Ylli Merja u shpreh se boronica e egër përmban mjaft vitamina të rëndësishme për organizmin që nuk mund të gjenden në shumë fruta e bimë, prandaj e cilëson atë si ‘ magjike’ .

  • VIDEO

    Kriza energjetike, Tabaku: Çmimi do të rritet për pothuajse 100 mijë qytetarë! Përballohet duke mirë administruar të ardhurat publike

    Keqadministrimi i institucioneve, që merren nga prodhimi tek transportimi i energjisë elektrike, janë shkaktarët kryesor të krizë energjetike. Kështu shpreh deputetja demokrate Jorida Tabaku në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ teksa foli për rritjen e çmimit  të energjisë për qytetarët që kalojnë fashën 800 kilovat, Tabaku tha se për këtë rritje qeveria nuk ka asnjë shpjegim. Sipas Tabakut janë 100 mijë familje shqiptare për të cilat do të rritet çmimi i energjisë elektrike. Tabaku theksoi se kriza energjetike përballohet vetëm duke mirëadministruar të ardhurat publike.

     
  • VIDEO

    Parashikimi i yjeve nga astrologu Jorgo Pulla

    Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  27 shtator deri në 2 tetor) duke parashikuar një javë të mirë për të gjitha shenjat si në dashuri edhe ekonomi ndërsa tregoi shenjat më të favorizuara.

  • VIDEO

    Lobimi rus i PD, Tabaku: Të bëhet një hetim i plotë nga drejtësia! Bashkia Tiranë, s’është në ambicien time

    Tabaku nuk tha se mbështet komisionin e auditit të ngritur nga PD-së e Sali Berishës, por kërkoi që drejtësia dhe një investigim i pavarur nga të gjitha palët të japë një përgjigje të qartë në lidhje me këtë çështje që PD të dalë më kokën lart.

    • VIDEO

      Sot live në Shqiperi starton sezonin e ri

    • VIDEO

      Bukë shtëpie nga zonja Albana

      Bukë shtepië

      Përbërësit:

      • 500 gr miell
      • ½ ls kripë
      • ½ ls maja
      • Ujë sa të marrë
      • Vaj luledielli

      Përgatitja:

      Hedhim në një enë të gjithë përbërësit e bukës dhe e punojmë mirë brumin derisa të lidhet. E mbulojmë me një membranë dhe e lëmë të pushojë për rreth 1 orë. Më pas e ripunojmë përsëri brumin dhe e vendosim në një tavë të lyer me yndyrë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.  

    • VIDEO

      Speca me gjizë në tigan nga zonja Albana

      Speca me gjizë në tigan

      Përbërësit:

      • 4 speca të kuq
      • 4 speca jeshil
      • 2 domate
      • 2 thelpinj hudhër
      • 500 gr gjizë
      • 2 lgj vaj luledielli
      • 1 lgj gjalpë
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Pastrojmë specat nga farat dhe më pas i presim në copëza. I kaurdisim për pak minuta derisa të zbuten lehtë dhe më pas shtojmë domatet e grira në rende. Shtojmë hudhrat e shtypura dhe vendosim kapakun. Në fund shtojmë gjizën, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim me majdanoz.

       

    • VIDEO

      Ëmbëlsirë në gotë me boronica nga zonja Albana

      Embëlsira në gotë me boronica

      Përbërësit:

      • 250 gr boronica
      • 80 gr sheqer
      • 500 gr kos natyral
      • 1 pako biskota

      Përgatitja:

      Fillimisht vendosim boronicat në një tenxhere me pak ujë të marrin një valë, më pas shtojmë sheqerin dhe i lëmë për 10 minuta sa të trashet lëngu. Ndërkohë thërrmojmë biskotat në mikser, ndërsa tek kosi shtojmë sheqer ose mjaltë.

      Marrim gotat e servirjes dhe fillimisht vendosim një shtresë me biskota, një shtresë me boronica, kos, biskota, boronica.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 27 shtator 2022

      Titujt e gazetave për sot, nga borxhet e Shqipërisë për gjyqet e arbitrazhit rriten në 156 mln euro te pikëpyetjet e një takimi e deri tek Hysaj dhe Broja në stol Reja bën 5 ndryshime për Islandën.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv