Supë e stinës për të shtuar vitaminat në organizëm sipas zonjës Albana

18 Tetor 2022, 11:34 | Përditesimi i fundit: 2022-10-18 11:36:39

Supë me patate, karrota dhe kastraveca turshi nga zonja Albana 
Përbërësit:

  • 3 kastraveca turshi
  • 1 e ½ fç lëng i turshive
  • 2 patate
  • 2 karrota
  • 2 lgj miell gruri
  • 500 ml buljon mishi
  • 1 fç qumësht
  • 2 lgj gjalpë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim vajin e ullirit dhe gjalpin, shtojmë karrotat dhe patatet e prera në kubikë të vegjël. I kaurdisim për 5 minuta, më pas shtojmë kastravecat turshi të prera në kubikë. Vazhdojmë kaudisjen dhe më pas shtojmë buljonin dhe lëngun e turshive dhe e lemë supën të marrë valë. 
Ndërkohë në një tigan të vogël kaurdisim pak miell dhe më pas e shuajmë me qumësht, njësoj siç veprojmë me përgatitjen e beshamelit. E shtojmë kremin tek supa, rregullojmë shijen me pak kripë dhe piper duke e kontrollluar më parë pasi kemi përdoror lëngun e turshive i cili ka shumë kripë. Në fund e spërkasim supën me majdanoz dhe e servirim të ngrohtë.