-
VIDEO
Tartë me krem dhe kumbulla nga zonja Albana
Tartë me krem dhe kumbulla
Përbërësit:
Për brumin:
- 400 gr miell
- 200 gr gjalpë
- 150 gr sheqer
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 1 vezë
Për kremin:
- 600 ml qumësht
- 100 gr sheqer
- 60 gr niseshte
- 200 ml ajkë kosi
- 1 bustinë vanilje
- 300 gr kumbulla
- Sheqer pluhur
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim kremin duke ngrohur në një tenxhere qumështin së bashku me sheqerin dhe niseshten e holluar. E përziejmë me tel rrahës në një nxehtësi mesatare derisa të mpikset dhe më pas shtojmë ajkën e kosit dhe vaniljen.
Ndërkohë që kremi ftohet përgatisim brumin. Vendosim në një tas miellin e trazuar me pak kripë dhe pluhur pjekës, shtojmë gjalpin e temperaturës së ambjentit, sheqerin dhe vezën. E punojmë mirë brumin me duar derisa të lidhet dhe më pas e shtrojmë në një tavë për tarta. E hapim mirë si një bazë mbi të cilën hedhim kremin e përgatitur. Vendosim kumbullat të prera në feta dhe në fund thërrmojmë mbi shtresën e frutave pak nga brumi i përgatitur i tartës. E vendosim ëmbëlsirën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 60 minuta.
-
VIDEO
Mish viçi me perime nga zonja Albana
Mish viçi me perime
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi
- 1 qepë
- 1 patëllxhan
- 1 kungull të njomë
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 2 patate
- 2 karrota
- 2 domate në rende
- 2 gjethe dafine
- 3-4 lgj vaj ulliri
- Xhinxhër, turmerik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim në vaj ulliri qepën dhe mishin të ndarë në racione. Pas 5-6 minutash shtojmë karrotën dhe patatet të prera në kubikë. Shtojmë salcën e domates, të gjitha përimet e tjera të prera në kubikë, erëzat, bimët aromatike dhe gjethet e dafinës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve. E lemë turlinë të gatuhet në temperaturë nën mesatare dhe e servirim me majdanoz të freskët.
-
VIDEO
Vakancat në sistemin e drejtësisë, Report Tv zbardh propozimin e KLP: Magjistratura të jetë 2 vite, anëtarët jo prokurorë të bëhen gjyqtarë apeli
Shkurtimi i viteve të formimit fillestar për tu bërë magjistrat por edhe masa të tjera që kërkojnë ndryshime të rëndësishme ligjore dhe kushtetuese janë propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të krijuar sa më shumë mundësi të jetë e mundur për të zhbërë problemin shumë madhor të vakancave në sistemin tonë të drejtësisë.
-
VIDEO
'Më jep 10 mijë lekë se i ndajmë', Report Tv siguron dosjen, si mjeku Fitim Marku merrte para nga pacientët për kryerjen e skanerit
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht pjesë nga dosja hetimore e prokurorisë ku rezulton se mjeku i spitalit të 'Traumës' Fitim Marku i arrestuar për korrupsion vendoste çmim për shërbimin që i ofronte pacientëve, që në fakt duhet të jetë falas.
-
VIDEO
Abuzimi me çmimet e pajisjeve në laboratorit ushqimor te 'Bujqësori', Gjykata lë në burg 4 zyrtarët
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 zyrtarët që u përfshinë në abuzimin me tenderin e laboratorit të sigurisë ushqimore në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Të katërt akuzohen për abuzim me paratë publike dhe manipulim të vlerave të pajisjeve nëpërmjet tenderit.
-
VIDEO
Akuzë për trafik droge, ish-truprojës së Saimir Tahirit i pranohet gjykimi i shkurtuar
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Hekuran Markut për gjykim të shkurtuar. Në seancën paraprake, kur dosja kaloi për gjykim, ish-truproja i Saimir Tahirit kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua këtë të hënë nga GJKKO.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Financimi rus i PD e Berisha 'non grata', BE për Report Tv: Ndëshkim partive me fonde të fshehta, sanksione edhe për individët e korruptuar
BE së shpejti do të miratojë paketën për ndëshkimin e partive politke që financohen më fonde të fshehta, si dhe për individë të korruptuar. Zyra e shtypit e BE i tha Report Tv, se kjo paketë përfshin edhe partitë politke apo individë të Shqipërisë
-
VIDEO
Fitorja e së djathtës në Itali, gazetarja Hila për Report Tv: Rezultati historik, sfida e Giorgia Melonit kriza ekonomike
Fitorja e qendrës së djathtë në Itali ishte një rezultat historik, megjithëse ndryshimi pritej! Kështu u shpreh në një intervistë për Report Tv nga Italia, gazetarja Ornela Hila, e cila komentoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme në Itali
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 26 shtator 2022
Titujt e gazetave për sot, nga zëri i Amerikës thotë se rritja e çmimeve vë në vështirësi qytetarët te Shqipëria në kolaps 20 arsyet e dështimit e deri tek korrupsioni, kush i meriton prangat?
-
VIDEO
Deputeti socialist Fadil Nasufi flet ‘pa doreza’ në “N’kohë”: Berati shihet si ‘qokë politike’! Reforma territoriale, mbi baza profesionale e jo interesa partiake
Reforma territoriale për ndryshimin e njësive të qeverisjes vendore mund të negociohet me partinë Demokratike. Deputeti socialist Fadil Nasufi, gjatë një interviste në emisionin “N’kohë”, tha se ky aksion, duket më tepër si një qokë për PD-në.
-
VIDEO
Ndre Mjeda, poeti iluminist i lirisë (25.09.2022)
Veri Jug ka udhëtuar drejt fshatit Kukël në qarkun e Shkodrës dhe është ndalur në qendrën muzeore kushtuar poetit Ndre Mjeda. Personazh I reportazhit është dom Nik Ukgjini. Ndre Mjeda, I njohur si rilindasi që krijoi alfabetin e gjuhës shqipe qysh në vitin 1901. Më vonë, në vitin 1908, pjemarës në Kongresin e Manastirit. Dhjetra vepra letrare të poetit, që ishte edhe deputet, politikan dhe iluminizmi I tij. Ndiqni reportazhin “Ndre Mjeda, poeti iluminist I lirisë”, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa
-
VIDEO
Tavolina e punës e poetit Ndre Mjeda
Në Qendrën Muzeore Ndre Mjeda, në katin e dytë, ruhet tavolina e punës, ku ai shkroi pjesën më të madhe të veprave letrare dhe studimet e tij mbi gjuhësinë.