-
VIDEO
Pitet e famshme kineze nga zonja Mirela / Pite me qepë të njoma
Pite kineze me qepë të njoma
Përbërësit:
- 300 g miell Ola
- 150 ml ujë i nxehtë
- 1 lugë vaj
- 1 lugëz kripë
- Mbushja:
- 2/3 qepë të njoma
- 3 lugë vaj i nxehtë
Përgatitja:
Formojmë brumin me miell, kripë, vaj dhe ujë të nxehtë. Nxehim vajin edhe ia shtojmë qepëve të grira imët. Lyejmë tavolinën me vaj, hapim petën me rul dhe e mbushim me qepë. E mbledhim role si kërmill, edhe e hapim përsëri me ndihmën e një letre pjekje sipër që të mos ngjisë e të dalë mbushja. E pjekim në tigan të parangrohur nga të dy anët. E shërbejmë me salcë soje.
-
VIDEO
Trahana me domate dhe sallam nga zonja Mirela
Trahana me domate dhe sallam Tona
Përbërësit:
- 5 lugë trahana
- 500 ml ujë
- Sallam Tona
- Qepë
- Domate e thatë
- Nenexhik i freskët
- Krem djathi
Përgatitja:
Në tenxhere vendosim ujin te ziejë, shtojmë trahananë dhe kripë, e përziejmë derisa të trashet. Në tigan skuqim qepë në kubikë, sallam Tona dhe domate të thata. Ia shtojmë sipër trahanasë si dhe gjethe nenexhiku.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 6 nëntor 1997/ Deputetët e PS i thonë JO rregullores së hekurt që i ndalonte të votonin kundër vendimeve të partisë
Deputetët e grupit parlamentar të PS i thanë JO një rregulloreje të hekurt të propozuar nga drejtuesit e lartë të parties në fillimin e nëntorit 1997. Sipas kësaj rregulloreje deputetët detyroheshin që në bllok të mos votonin asnjëherë kundër vendimeve të partisë. Në partinë që sapo kishte ardhur në pushtet kishte pasur dy ditë me polemika të zjarrta dhe këto zhvillime pasqyroheshin në numrin e datës 6 nëntor 1997-të në shtypin e shkruar. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan: “ PS,disiplina heq dorë” duke cituar edhe Gramoz Ruçin që thoshte se po t’i kishte bërë ai këto propozime do e quanin diktator. Ndërsa po për të njëjtin zhvillim në Koha Jonë titulli ishte ky: “ PS, jo rregullores së hekurt”.
-
VIDEO
Nga ikja me lotari në SHBA te fitorja përballë një demokrati në zgjedhjet e mesmandatit, shqiptari Joe Hoxha rrëfehet për Report Tv: Jam i mërzitur me republikanët, ja pse humbëm
Joe Hoxha, shqiptari që shkoi në SHBA me lotarinë amerikane, rrëfen në Report Tv si fitoi një vend në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të Connecticut-it, përballë demokratit Nate Brown. “Jam i mërzitur me partinë time”, thotë ai, duke kritikuar republikanët se nuk pranojnë gabimet. Sipas Hoxhës, lufta me Iranin dhe pasojat në ekonomi ndikuan në humbjen e tyre në zgjedhjet e mesmandatit.
-
VIDEO
Përplasja Rama-Veliaj, avokatët: Luftë për pushtet! Kara: PS në emergjencë, maskat kanë rënë! Kryebashkiaku mund të përjashtohet! Çaça: Janë prishur interesat
Mes kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt duket se ka nisur një luftë pushteti. Sipas Romeo Karasë, kryebashkiaku do ta përdorë presionin që pretendon se kryeministri i ka ushtruar për betejën e tij në Gjykatën e Strasburgut. Këtij mendimi iu bashkua edhe Çaça, i cili shton se Veliaj s’ka për t’u sprapsur në këtë përballje.
-
VIDEO
Shpërthimi në pallatin në Elbasan, Llatja: Bonus qiraje për 15 familjet! Probleme me ndërhyrjen? Kryebashkiaku e mohon: Asnjë vonesë nga zjarrfikësja
15 familjet e prekura nga shpërthimi në pallatin në Elbasan do të përfitojnë bonus qiraje deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Kryebashkiaku Gledian Llatja tha se po shqyrtohen dy alternativa për pallatin: shembja e pjesës së dëmtuar ose e gjithë ndërtesës dhe rindërtimi nga e para. Pallati vijon të jetë i izoluar dhe nën monitorim.
-
VIDEO
PS me lëvizje të re kundër Ramës? "Veliaj u përgjua në burg në burg...!" STUDIO LIVE
15 familjet e prekura nga shpërthimi në pallatin në Elbasan do të përfitojnë bonus qiraje deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Kryebashkiaku Gledian Llatja tha se po shqyrtohen dy alternativa për pallatin: shembja e pjesës së dëmtuar ose e gjithë ndërtesës dhe rindërtimi nga e para. Pallati vijon të jetë i izoluar dhe nën monitorim.
-
VIDEO
PS me lëvizje të re kundër Ramës? "Veliaj u përgjua në burg në burg...!" STUDIO LIVE
-
VIDEO
Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi!
Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh në Elbasan, ku humbën jetën dy persona, ka ngritur shqetësimin për sigurinë e bombolave të gazit. Inxhinieri i ndërtimit Erion Softa, i ftuar në “Studio Live” në Report TV, kërkoi ndalimin e përdorimit të tyre në pallate ose vendosjen e rregullave të qarta të sigurisë
-
VIDEO
'Protestat që dogjën Tiranën s’kishin lidhje me studentët por me PD', Ylli Pata në Report TV: Berisha priste që Trump të arrestonte Ramën në Surrel! Sot është shah-mat
Protestat që përfunduan me dhunë në Tiranë nuk kishin lidhje me studentët, por sipas analistit Ylli Pata, ishin pjesë e një operacioni tjetër, ku u përfshinë edhe elementë të Partisë Demokratike. I ftuar në Report TV, Pata tha se dhuna ishte një metodë e dëshpëruar dhe se protesta humbi mundësinë për t’u kthyer në një lëvizje politike që të sillte ndryshim qeverie.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Nëntor 2026, Receta/ Artan Kola i thotë të gjitha…nga kënga tek gatimi
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pispili me spinaq, kos dhe vezë / Sallatë me patate dhe vezë / Cheesecake me reçel panxhari dhe molle.
Ka njerëz që jetën e tyre e tregojnë përmes fjalëve, e të tjerë që e kanë kthyer atë në muzikë. I tillë është edhe këngëtari Artan Kola, i cili në këtë bisedë na fton të zbulojmë më shumë për artistin që njohim përmes këngëve. Do të kthehemi pas në kohë, në vitet e rinisë së tij, në ëndrrat, sfidat dhe rrugëtimin që e lidhën me muzikën. Por përtej skenës dhe duartrokitjeve, do të ndalemi edhe te familja, te njerëzit më të dashur dhe te vlerat që i kanë dhënë kuptim jetës së tij. Një rrëfim i sinqertë, mes kujtimesh, emocionesh dhe muzikës që ka shoqëruar një jetë të tërë.
Por biseda nuk do të mbetet vetëm te muzika dhe kujtimet! Artan Kola do të na tregojë edhe një tjetër pasion të tij, atë të gatimit. Ai përgatit fasule me pastërma dhe zbulon sekretin që e bën këtë gatim edhe më të veçantë.
-
VIDEO
Shpërthimi në Elbasan, inxhinieri: Shtëpitë të pajisen me sensorë për të shmangur tragjeditë! Bombolat s’duhet të mbushen në karburant, duhet të ketë vende specifike
Shpërthimi dje në një pallat pesë katësh në Elbasan pas rrjedhjes së gazit, la dy viktima dhe 10 të lënduar si pasojë e asfiksisë nga tymi. Azmer Duleviçi, inxhinier elektrik përmes një lidhje të drejtpërdrjetë në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se për shpërthimin mjafton veç një shkëndijë e vogël qoftë edhe ndezja e një drite.