Sheqerpare dibre nga zonja Mirela

25 Nëntor, 11:01 | Përditesimi: 25 Nëntor, 11:01

Sheqerpare Dibre

Përbërësit:

  • 1 kg miell 0la
  • 1 dorë miell misri i verdhë Ola
  • 10 të kuqe veze Ovvital
  • 800 g gjalpë i tretur
  • 1 litër ujë
  • 2 kg sheqer

Përgatitja:

Te mielli shtojmë vezët e rrahura, shtojmë gjalpin e tretur dhe e punojmë derisa të bëhet brumë. Më pas brumin e shkriftojmë ose thërmojmë përsëri të gjithin me shumë durim. E mbledhim përsëri pa e punuar shumë edhe krijojmë kokrrat e sheqerpares. I vendosim në tavë të lyer me gjalpë edhe i pjekim me 180° derisa të marrin ngjyrë të lehtë. Pregatisim shërbetin me ujë dhe sheqer e lëmë të ftohet, por jo plotësisht dhe ia shtojmë sheqerpareve kur janë ende të ngrohta.

MC/Shqiptarja.com