-
VIDEO
Marrëveshja 6 mld $ SHBA-Shqipëri për gazin e lëngshëm natyror, Çoçoli: Investimet kryesore do të bëhen 5 vitet e para
Dy ditë më parë vendi ynë dhe SHBA nënshkruan marrëveshjen për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri.
Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ theksoi se edhe pse memorandumi është për 20 vjet, investimet kryesore do të bëhen 5 vitet e para.
Për këtë investim madhor Çoçoli nënvizoi se Mali i Zi e ka kërkuar prej kohësh, por që Amerika nuk ka pranuar.
-
VIDEO
Të dashuruar si ditën e parë/ Çifti durrsak që po emocionon fansat duke kënduar nga shtëpia në Itali
Prej më shumë se 36 vitesh bashkë, Liljana dhe Bardhi Vrapi sjellin një histori dashurie që duket sikur ka mbetur po aq e fortë sa ditën e parë. Prej vitesh jetojnë në Milano, por rrënjët i kanë në Durrës. Në vitin 1991 zgjodhën emigrimin, duke u përballur me sfida të shumta që nuk arritën kurrë ta zbehin dashurinë e tyre. Sot, historia e tyre mbart sakrificë, përkushtim dhe është një shembull i bukur i familjeve shqiptare që kanë ditur të integrohen pa humbur vlerat. 36 vite të dashuruar me njëri tjetrin dhe kitarën, çifti durrsak që iu këndon fansave çdo ditë nga shtëpia e tyre në Itali, ndajnë historinë e tyre të dashurisë në studion e “Rreze Dielli”. Dashuria e tyre nuk është vetëm një rrëfim i së shkuarës, por një dëshmi e gjallë se si përkushtimi dhe pasioni mund të mbeten të pandryshuar ndër vite. Me muzikën si urë lidhëse dhe me zemrën plot kujtime, ata vazhdojnë të frymëzojnë këdo që beson në fuqinë e një dashurie të vërtetë.
-
VIDEO
Fërgesë me speca dhe djathë nga zonja Albana
Fërgesë me speca dhe djathë
Përbërësit:
- 1 kg speca të kuq ose jeshilë
- 2 domate mesatare
- 200 gr gjizë ose djathë i bardhë
- 100 gr djathë i butë
- 3 lugë gjelle gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 qepë e vogël
- 1 lugë gjelle miell
- Kripë, piper i zi
- Pak rigon ose majdanoz
Përgatitja:
Skuqim specat lehtë fillimisht, i largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën, shtojmë domatet e grira dhe i lemë të zbuten mirë. Shtojmë specat dhe i përziejmë për 4–5 minuta. Në fund shtojmë gjizën ose djathin e thërrmuar dhe djathë që shkrihet. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë 2–3 minuta derisa djathi të shkrijë lehtë. E shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur ose bukë shtëpie. Mund t’i shtojmë edhe pak spec djegës nëse duam shije pikante.
-
VIDEO
Bukë me hudhër dhe djathë nga zonja Albana
Bukë me hudhër dhe djathë
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 7 gr maja e thatë ose 20 gr maja e freskët
- 1 lugë çaji sheqer
- 1 lugë çaji kripë
- 300 ml ujë i vakët
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Për salcën me hudhër:
- 2 kokrra hudhër
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 5–6 degë majdanoz të grirë
- Vaj ulliri
- Djathë parmixhano
- Djathë mozzarella
- Pak spec djegës i thatë
Përgatitja:
Në ujë të vakët tretim majanë me sheqerin dhe e lëmë 5–10 minuta. Në një tas të madh përziejmë miellin me kripën. Shtojmë përzierjen e majasë dhe vajin e ullirit. Zëmë një brumë të butë dhe elastik, e mbulojmë dhe e lemë të fryhet rreth 1 orë. Ndërkohë përgatisim salcën me hudhër. Vendosim hudhrat në një enë të vogël, i mbulojmë me vaj ulliri dhe i pjekim në furrë derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë. Më pas i shtypim mirë derisa të bëhen krem, shtojmë gjalpin, majdanozin dhe djathërat e grirë. Në fund shtojmë pak spec djegës dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Hapim brumin e ardhur me duar në tavë duke i bërë disa gropëza me gishta. Sipër shtrojmë salcën me hudhër, vendosim disa copëza djathë mozzarella dhe e pjekim në furrë derisa djathi të shkrijë e të marrë ngjyrë të bukur të artë.
-
VIDEO
Cheesecake me Limon nga zonja Albana
Cheesecake me Limon
Përbërësit për bazën:
- 100 gr gjalpë
- 150 gr biskota integrale
Për mbushjen:
- 4 fletë xhelatine
- 200 gr krem djathi natyral
- 2 të verdha veze
- 200 ml ajkë kosi
- 1 shkop vaniljeje
- 1 limon, lëkura e grirë dhe lëngu
- 2 të bardha veze
- 50 gr sheqer pluhur
Për kremin e limonit:
- 100 gr sheqer
- 40 gr gjalpë i shkrirë
- 2 vezë
- Lëngu i 3 limonëve
- Lëkura e grirë e 2 limonëve
Përgatitja:
Thërrmoni biskotat derisa të bëhen si thërrime të imëta. Shkrini gjalpin dhe përziejeni mirë me biskotat. Shtroni letër furre në fundin e një forme torte. Shtypeni masën e biskotave në fund të tavës derisa baza të jetë e njëtrajtshme dhe e lëmuar. Vendoseni në frigorifer që të forcohet. Ndërkohë përgatitni mbushjen. Zbutni fletët e xhelatinës në ujë të ftohtë për rreth 10 minuta. Prisni vaniljen përgjysmë dhe nxirrni farat. Përzieni kremin e djathit me të verdhat e vezëve, ajkën, vaniljen, lëkurën dhe lëngun e limonit. Nxirrni xhelatinën nga uji dhe shkrijeni në zjarr shumë të ulët ose në mikrovalë derisa të shkrihet plotësisht. Lëreni të ftohet pak. Më pas përzieni pak nga masa e kremit me xhelatinën dhe shtojeni tek pjesa tjetër. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të bëhen shkumë e fortë. Shtoni sheqerin pluhur dhe vazhdoni rrahjen edhe 2 minuta. Përziejini me kujdes me masën e kremit. Hidheni mbushjen mbi bazën e biskotave. Mbulojeni dhe lëreni në frigorifer për disa orë. Përgatitni kremin e limonit: rrihni vezët, lëngun e limonit dhe sheqerin në një tenxhere të vogël. Gatuajeni në temperaturë mesatare duke e përzier vazhdimisht, pa e lënë të vlojë. Kur masa të fillojë të trashet, shtoni gjalpin dhe lëkurën e limonit. Vazhdoni përzierjen derisa kremi të trashet mirë. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet në frigorifer. Vendoseni sipër cheesecake-ut dhe dekorojeni me pak lëkurë limoni.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 30 prill 1996/ Berisha edhe pse President i vendit hapte fushatën e PD në Fier, 3 mln USD kosto e zgjedhjeve të 26 majit
Në shtypin e shkruar të datës 30 prill 1996-të fokusi ishte tek zgjedhjet e 26 majit. Në Gazeta Shqiptare shkruhej : “ Mbi 3 milion USD për zgjedhjet” referuar kostove të zhvillimit dhe infrastrukturës për zgjedhjet e përgjithshme por në këtë të përditshme pasqyrohehsin edhe aktivitet e fushatës. Sali Berisha ishte President i Republikës por kjo nuk e pengonte edhe pse në shkelje të hapur të ligjit të ishte në krye të fushatës së PD-së. Në RD titulli kryesor ishte : “ Presidenti Berisha hap fushatën në Fier, 4 vitet e ardhshme-vitet më të mira të jetës tonë”. Ndërsa në ZP botimin e Partisë Socialiste kishte denoncime për zyrtarë të shtetit që mbanin edhe funksione të tjera në kundërshtim me ligjin por edhe aktivitet politike të PS.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 30 prill 2026
Titujt e gazetave për sot, nga mesazhi i fortë i ish-ministrit Paskal Milo për situatën në PS te garë farsë në PD e deri tek SPAK do kërkojë sërish arrestimin e Ballukut?
-
VIDEO
PJESA 2 'Repolitix' | SPAK zbarkon tek familjarët e Ballukut, avokati: Po hetohet për pasuri në Zvicër, Holandë, Austri
Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
PJESA 1 'Repolitix'| Përplasje në PD/ Salianji zbulon lëvizjen e fortë, Balliu paralajmëron Berishën: Të pret gjykata!
Për Aleksandër Çipën, udhëzimi i sotëm i shpërndarë nga PD për kriteret që duhet të përmbushin kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 23 majit, është akti i fundit i Berishës për hipotekimin e partisë. Ndërsa avokati Karaj i kujtoi ish-kryeministrit deklaratat e disa kohëve më parë, kur e cilësonte Salianjin 'të dënuar politik'.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Frontline Interview'| ‘Rama dhe Osmani punuan kunder Kurtit!’ Trondit Prençi: Ja si e shitën te Trump
Për ekspertin e Sigurisë, Shemsi Prençi, Ramush Haradinaj mund të ishte një figurë përbashkuese si President i Kosovës. Prençi fajësoi opozitën në vend për mos-zgjedhjen e Presidentit dhe shkuarjen e Kosovës drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
-
VIDEO
Vjosa Osmani rrëzon Kurtin? Avokatja zbulon lëvizjen e fortë: Ja kërkesa e BE-së
-
VIDEO
‘Gara’ për kreun e PD-së, Nallbani për Report TV: Berisha, diktator i egër si Enver Hoxha! Po përdor partinë për interesat e familjes së tij non-grata