-
VIDEO
Stadiumi në Kashar për koncertin e Kanye West, ministri Gonxhja: Do të qëndrojë disa javë, mbajmë edhe aktivitete të tjera! Asnjë fond nga buxheti i shtetit nuk shkon për organizimin
Një stadium në Kashar do të ndërtohet posaçërisht për të organizuar koncertin e Kanye West, ku pritet të mblidhen rreth 60 mijë spektatorë. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja i ftuar në Report Tv tha se u zgjodh kjo zonë për të vendosur stadiumin provizor pasi është më e aksuesushme nga aeroporti i Rinasit, si edhe nga Unaza e Madhe. Për ndërtimin e këtij stadiumi, ministri thekson se nuk do të harxhohet asnjë fond nga buxheti i shtetit, por është e vetëfinancuar nga biletat që shiten nga vetë organizatorët e koncertit (kompani private) dhe promotorët e artistit.
-
VIDEO
Kanye West vjen në Tiranë, Gonxhja për Report Tv: Priten rreth 100 mijë vizitorë, ekonomia do të gjenerojë mbi 120 mln euro
Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja i ftuar në Report Tv ka dhënë detaje për koncertin që do të zhvillojë artisti ndërkombëtar Kanye West në Tiranë më 11 korrik. Gonxhja thotë se për herë të parë vendi ynë do të presë një aktivitete të këtyre përmasave dhe Ministria e Turizmit do ketë një rol koordinues për forcat në terren. Përtej 60 mijë spektatorëve që pritet të blejnë bileta për të ndjekur koncertin në stadium, Gonxhja thotë se numri i vizitorëve në Tiranë do jetë rreth 100 mijë. Nga ky aktivitet, ekonomia do gjenerojë të paktën mbi 120 mln euro.
-
VIDEO
Gjilpëra në trup kundër sëmundjeve, mjeku nga Kosova habit studion me metodën e vjetër
Mjeku akupunkturist nga Kosova Rabit Sadiku, ka shpjeguar sot në “Rreze Dielli” një nga praktikat më të lashta të mjekësisë, akupunkturën. Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë alternativa natyrale për shëndetin, ai ka zgjedhur të ndërtojë një urë mes traditës mijëravjeçare dhe nevojave moderne të trupit tonë. Përmes gjilpërave të holla, ai shpjegoi sesi funksionon kjo metodë, sesi synon të rikthejë balancën, të lehtësojë dhimbjen dhe të zgjojë forcat vetëshëruese të organizmit apo edhe për kë është e përshtatshme.
-
VIDEO
‘Njerka e martoi babanë me nënën time’, Mereme Sela: Jemi 11 fëmijë, jetuam të gjithë bashkë! Vëllai vdiq, kujdesem për 5 nipërit e mbesat
Një jetë e kaluar mes tallazesh rrëfehet nga Mereme Sela për herë të parë në “Frontline” në Report Tv. Sakrifica të njëpasnjëshme të një familjeje jo shumë konvencionale, por ku kanë mbizotëruar sakrificat. Përpara se ajo të vinte në jetë, i ati ishte i martuar me gruan e parë me të cilën kishte 4 fëmijë, tri vajza e një djalë. Pasi djali humb jetën në një aksident tragjik, gruaja vendos ta martojë të shoqin me një tjetër, nënën e Mereme Salës.
-
VIDEO
Ambicia për të garuar për kreun e PD? Mereme Sela: Berishën e kam koleg si mjek, por votën do t'ia jap vetes
Nëse kandidatura e saj do të zyratirzohet në garën për kreun e PD, Mereme Sela thotë se votën e saj nuk do t’ia japë Sali Berishës, edhe pse e ka koleg si mjek. Në Report Tv ajo shprehet se do të votojë veten e saj.
-
VIDEO
‘S’do bëhem pjesë e pakteve’, Mereme Sela për Report Tv: Ju tregoj pikat e programit tim, një ndër to respekti për të vdekurit
Shëndeti, arsimi dhe ekonomia janë tre pikat bazë të programit të Mereme Salës. E ftuar në emisionin “Frontline” në Report Tv, ajo thotë se do ta prezantojë programin vetëm në rast se zyrtarizohet kandidatura e saj për garën për kreun e PD. Një ndër pikat e programit, Sala thotë se ka edhe respektin që duhet dhe për të vdekurit.
-
VIDEO
Gara për kreun e PD e paracaktuar? Mereme Sela për Report Tv: Unë s’jam për të luftuar, luftën e ka bërë Skënderbeu
Mereme Sela, kandidatja e vetmja që ju pranua aplikimi për garën për kreun e PD, e ftuar në studion e Report Tv thorë se nuk do të luftojë me askënd. E pyetur nga gazetarja Marsela Karapanço nëse kjo garë është e paracaktuar, Sala thotë se është njeri i paqtë dhe se luftërat i ka bërë Skëndërbeu. Ajo i bën thirrje anëtarësisë së PD, që nëse duan një figurë të re, ta votojnë.
-
VIDEO
Hasude / Reshedi nga zonja Albana
Hasude / Reshedi
Përbërësit:
- 250 gr sheqer
- 200 gr niseshte
- 500 ml ujë
- 100 gr gjalpë ose vaj
- Arra ose rrush të thatë sipas dëshirës
Përgatitja:
Vendosim sheqerin në një tigan. Në një tas me ujë tresim niseshten. Ndërkohë punojmë sheqerin me lugë që të krijohet si mjaltë. Më pas shtojmë ujin dhe gjalpin dhe sapo masa të kalojë në vlim shtojmë niseshten e tretur. E punojmë derisa të trashet. Sipas dëshirës mund t'i hedhim pak arra ose rrush të thatë. E hapim lugë-lugë ose e vendosim në tavë.
-
VIDEO
Reçel menteje nga zonja Albana
Reçel menteje
Përbërësit:
- 3 tufa mente të freskët
- 3 gota sheqer
- 2 gota e gjysmë ujë
- Lëngu i gjysmës së limonit
Përgatitja:
Lajini mirë gjethet e mentës dhe kalojini në blender derisa të bëhen pure e lëmuar. Zieni ujin me sheqerin. Shtoni purenë e mentës në sherbet. Ziejeni derisa të marrë trashësinë e reçelit. Në fund shtoni lëngun e limonit dhe ziejeni edhe pak minuta.
-
VIDEO
Supë me bathë, domate dhe bimë aromatike nga zonja Albana
Supë me bathë
Përbërësit:
- 300 gr bathë të thata
- 1 qepë e madhe
- 1 karrotë
- 1 spec i kuq ose jeshil
- 2 domate
- 1 lgj salcë domateje
- 2-3 thelpinj hudhër
- 1.5 litër ujë ose lëng perimesh
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Rigon ose majdanoz
Përgatitja:
Bathët lërini në ujë një natë më parë. Shpëlajini dhe ziejini për rreth 40 minuta derisa të zbuten. Në një tavë vendosni perimet të piqen me pak vaj, kripë, piper dhe erëza për 30 minuta. Kalojini në blender bashkë me bathët e zjera. Transferojini në tenxhere duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe rigon. Lëreni supën të ziejë edhe 20 minuta në zjarr të ulët. Në fund shtoni majdanoz të freskët.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i Ditës dhe Ju' 1 Maj - Gara në PD! Qytetarët: Si në komunizëm, vetëm 1 kandidat
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 1 maj 1997/ Masakër në Burrel, shpërthimi në një tunel ushtarak u merr jetën 22 banorëve të fshatit
Më 1 maj të vitit 1997-të në shtypin e shkruar pasqyrohej gjerësisht një masakër e vërtetë e rregjistruar në Burrel. Nga shpërthimi në një tunel ushtarak humbën jetën 22 persona të fshatit Qafë Shtamë mes tyre gra dhe fëmijë. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan : “ Masakër në tunelin ushtarak” . Ngjarja e rëndë pasqyrohej po ashtu si zhvillim kryesor edhe në Koha Jonë ku shkruhej : “ Minat marrin 22 jetë”. Edhe RD botimi i Partisë Demokratike shkruante për këtë ngjarje të rëndë ndërsa në ZP nuk thuhej asnjë fjalë.
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.