• VIDEO

    Kryetarja e Komitetit të Helsinkit: Mbajtja e të pandehurve në kafaz xhami, e paligjshme! Cënon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin me avokatin

    Gjatë seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ish-Presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ish-ministri Ilir Beqaj, janë mbajtur në kafaz prej xhami. Komiteti Shqiptar i Helsinkit e ka cilësuar të padrejtë këtë praktikë dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Më pas për Beqajn GJKKO vendosi që në seancën e radhës të mos qëndrojë më në kafaz xhami.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Prill 2026 – Receta / Shëndeti seksual i meshkujve, testosteroni i ulët

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me bizele dhe patate / Kilat e Qeparoit / Qofte me patate dhe djathë.

    Shëndeti seksual i meshkujve është një nga shtyllat kryesore të mirëqenies fizike dhe psikologjike, por shpesh mbetet një temë e nënvlerësuar ose e diskutuar me hezitim. Një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në këtë aspekt është testosteroni – hormoni kryesor mashkullor, i cili luan rol kyç në dëshirën seksuale, fertilitetin, energjinë dhe forcën fizike. Në ditët e sotme, rënia e nivelit të këtij hormoni po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të përhapur, i lidhur ngushtë me stilin modern të jetesës. Në këtë diskutim në “Rreze Dielli” do të ndalemi tek ulja e testosteronit, një problem gjithnjë e më i shpeshtë që mund të çojë në pasoja si impotenca seksuale dhe infertiliteti. Do të shpjegojmë çfarë është testosteroni, cilët janë faktorët që ndikojnë në rënien e tij, nga stili i jetesës deri tek faktorët shëndetësorë, si dhe cilat janë simptomat paralajmëruese që çdo mashkull duhet të marrë seriozisht. Për të na dhënë një pasqyrë më të qartë dhe praktike, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, do të tregojë metodat natyrale dhe bimët që ndihmojnë në rritjen dhe mbajtjen e niveleve optimale të testosteronit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' | Transformimi i Metës në burg/ Qytetarët: Si ka milionat aty...

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Seancat gjyqësore në kafaz, Eugen Beci për Report TV: Cënohet prezumimi i pafajësisë! Enkelejd Alibeaj: Seancat të jenë publike por jo mediatike

    Eugen Beci dhe Enkelejd Alibeaj thanë sot në Report TV se kafazet në gjyq cenojnë prezumimin e pafajësisë, ndërsa transmetimi live i seancave rrezikon të kthejë procesin në presion publik dhe politik mbi drejtësinë.

  • VIDEO

    Sekreti për FUQI mashkullore pa ilaçe / Impotenca seksuale, shkaku i fshehur që po prek të rinjtë

    Shëndeti seksual i meshkujve është një nga shtyllat kryesore të mirëqenies fizike dhe psikologjike, por shpesh mbetet një temë e nënvlerësuar ose e diskutuar me hezitim. Një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në këtë aspekt është testosteroni – hormoni kryesor mashkullor, i cili luan rol kyç në dëshirën seksuale, fertilitetin, energjinë dhe forcën fizike. Në ditët e sotme, rënia e nivelit të këtij hormoni po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të përhapur, i lidhur ngushtë me stilin modern të jetesës. Në këtë diskutim në “Rreze Dielli” do të ndalemi tek ulja e testosteronit, një problem gjithnjë e më i shpeshtë që mund të çojë në pasoja si impotenca seksuale dhe infertiliteti. Do të shpjegojmë çfarë është testosteroni, cilët janë faktorët që ndikojnë në rënien e tij, nga stili i jetesës deri tek faktorët shëndetësorë, si dhe cilat janë simptomat paralajmëruese që çdo mashkull duhet të marrë seriozisht. Për të na dhënë një pasqyrë më të qartë dhe praktike, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, do të tregojë metodat natyrale dhe bimët që ndihmojnë në rritjen dhe mbajtjen e niveleve optimale të testosteronit.

  • VIDEO

    Kilat e Qeparoit, receta e petullave me kos me një shije speciale nga zonja Albana

    Kilat e Qeparoit

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 2 vezë
    • 1 gotë kos
    • 1 lugë çaji kripë
    • 1 lugë çaji sodë buke

    Përgatitja:

    Përziejmë miellin me kripën dhe sodën. Shtojmë vezët dhe kosin gradualisht. Brumi duhet të dalë pak i fortë, jo i butë si për byrek. E punojmë brumin 8–10 minuta derisa të bëhet elastik. E lëmë të pushojë 15–20 minuta dhe më pas hapim një petë rreth 3–5 mm trashësi. E presim në katrorë ose forma sipas dëshirës dhe i skuqim në vaj të bollshëm të nxehtë.

  • VIDEO

    Qofte me patate dhe djathë nga zonja Albana

    Qofte me patate dhe djathë

    Përbërësit:

    • 3 patate mesatare të ziera
    • 4 lugë gjelle niseshte
    • 70 gr djathë i grirë
    • 1 tufëz majdanoz
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Shtypim patatet sa janë ende të ngrohta, derisa të bëhen pure. Shtojmë niseshtenë, djathin e grirë, majdanozin, kripën dhe piperin. I përziejmë mirë derisa masa të lidhet. Lyejmë pak duart me vaj dhe formojmë toptha të vegjël. I skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë, ose i pjekim në furrë në 180°C për 20–25 minuta.

  • VIDEO

    Gjellë me bizele dhe patate nga zonja Albana

    Gjellë me bizele dhe patate

    Përbërësit:

    • 800 gr bizele
    • 3-4 kokrra patate
    • 1-2 qepë mesatare
    • 1 lgj salcë domate
    • 3-4 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper
    • Dafinë, kopër

    Përgatitja:

    Në një tenxhere hedhim 2-3 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën lehtë, më pas shtojmë patatet e prera në kubikë mesatar dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas në anë të tenxheres, duke shmangur patatet, shtojmë salcën e domates dhe shumë pak ujë dhe e përziejmë me lugë. Vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta dhe më pas shtojmë ujë në masë të patateve. Vendosim kapakun dhe i lemë patatet të ziejnë. Në gjysmën e zierjes së patateve shtojmë bizelet dhe 1 gjethe dafine. E mbyllim tenxheren me kapak dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët. Në fund shtojmë koper të grirë hollë, fikim sobën dhe e lemë gatimin të ajkoset në temperaturën e sobës.

  • VIDEO

    Rikthehen kooperativat bujqësore? Eksperti shpjegon: Siguria ushqimore këmbanë ALARMI

     

    Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku, i ftuar në emisionin “Shtypi i ditës dhe ju”, foli për sfidat e sektorit bujqësor në vend, duke u ndalur te ideja e kooperativave sipas modelit të BE-së, mungesa e bashkëpunimit mes fermerëve dhe alarmi për sigurinë ushqimore, që mbetet një nga pengesat kryesore për integrimin.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 28 prill 1996/ Udhëtim në Shijak ku të rinjtë e droguar kërkojnë ndihmë, pasuria por edhe tragjedia buron nga Zvicra

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

    Në shtypin e shkruar të datës 28 prill 1996 në Gazetën Shqiptare botohet një reportazh për Shijakun. Qytetin e vogël afër Tiranës që ka një plagë të madhe, të rinj të droguar që kërkojnë ndihmë. Nga qyteti kanë emigruar shumë të rinj pjesa më e madhe për në Zvicër dhe nga ky shtet buron edhe pasuria për familjet në Shijak por edhe tragjedia që mban një emër,  drogën. Gazeta Shqiptare për këtë situatë të parë konkretisht në terren shkruan : “ Me të rinjtë në qytetin e “vrarë” nga droga”. Po ashtu pasqyroheshin edhe zhvillimet politike ku PD kishte hapur fushatën për zgjedhjet e 26 majit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 28 prill 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Ilir Meta shpërthen nga kafazi i xhamit te bilanci i fortë i SPAK me 110 të arrestuar për korrupsion e deri tek paradoksi i betonit.

  • VIDEO

    Bota Report|A po hyn Europa në një epokë të re pa Amerikën? Gjoni për Report TV: Boshti euroatlantik është në pikëpyetje

    Gjatë një interviste për Report TV, ish deputeti Ralf Gjoni komentoi deklaratën e Emmanuel Macron për kundërshtarët e Europës dhe tha se kontinenti plakë nuk mundet të ketë më besim 100% në mbështetjen e palëkundur amerikane

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv