• VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 2 maj 1997/ Ish-kreu i Bankës Luniku zbulon se qeveria Meksi mbështeti firmat piramidale: Më kërcënuan me vdekje, Berisha më izoloi

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Në shtypin e shkruar të datës 2 maj 1997-të pasqyrohej një rrëfim i ish-kreut të Bankës së Shqipërisë Kristaq Luniku i cili flet për prapaskenat e firmave piramidale që kishin sjellë kaos dhe viktima në vend. Luniku zbulon se kishte vënë në dijeni qeverinë për rrezikun e fajdeve dhe se Presidenti Berisha e kishte izoluar. Gazeta Shqiptare shkruan në faqen e parë: “Luniku: Më kërcënuan me vdekje”. Koha Jonë shkruante : “Fino thirret në SHBA” duke iu referuar një vizite që kryeministri i qeverisë së Pajtimit Kombëtar do të zhvillonte në Uashington. Në RD dhe ZP pasqyroheshin edhe të tjera detaje nga masakra në Burrel me 22 të vdekur pas shpërhimit të ndodhur në një tunel ushtarak.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Esencë' '|Bunkerët e Shqipërisë dje e sot, debatet me Mehmet Shehun e varrmihësi i çuditshëm!

     

    Sonte në Esencë ndër të tjera do të ndiqni: Ish Xhenieri Xhorxhi Koçi rrëfen eksperiencën e tij në lidhje me fortikimet apo rëndësinë se përse Shqipëria sot duhet të ndërtojë bunkerë dhe strehime nëntokësore! Rubrika Amarcord ndalet në Varrezat e Sharrës, varrmihësi tregon çuditë tona mes dy jetëve! Esencë arkiv, flet profesor Gjergji Foto: Si gjenim naftë në Shqipëri dhe përballja e frikshme me Mehmet Shehun! Ditar nga e kaluara, roli i datës 17 prill në historinë e Shqipërisë. Esencë, sonte, ora 21:00 me Eljan Taninin në Report Tv.

  • VIDEO

    Portofol- ‘Ke fituar miliona!’ Mos bini pre, ja si të dalloni mashtrimet online dhe të mbroni paratë tuaja

    Pavarësisht rritjes së pagesave online, përsëri cash-i dominon ekonominë. Brenda një dekade volumi i parave që qarkullojnë jashtë bankave është më shumë se 2 fishuar, dhe tashmë paraja cash ishte 4.8 miliardë euro.

  • VIDEO

    Rikthehet bora, ja zonat që preken/ Meteorologia zbulon temperaturat: Vera do jetë ekstreme…

     

    Çfarë paralajmëron meteorologia për ditët në vijim dhe sa shpejt pritet rritja e temperaturave? A do të jetë vera ndër më të nxehtat e viteve të fundit dhe a na presin episode të gjata me temperatura ekstreme?

  • VIDEO

    Mashtruesit 1 klik larg, eksperti tregon si ti dalloni: Mos pranoni ‘dhurata’ të papritura

    Në një botë kur mashtruesit janë vetëm ‘një klikim larg’, kujdesi në dhënien e informacioneve të llogarive bankare tek të panjohurit duhet të jetë maksimal.

  • VIDEO

    Lidhjet e Sali Berishës me kriminelët/ Ervin Salianji zbulon faktet: Gys Agasi dhe… Plan për parti të re?

    Pak pasi PD zyrtarizoi lënien e tij jashtë garës për kreun e PD, Ervin Salianji thotë për Report TV, se Berisha tregoi se është një frikacak që i trembet konkurrimit. Për zgjedhjet farsë, siç i quan ai, paralajmëron se do të njoftojë ndërkombëtarët dhe PPE, por se nuk ka ndërmend ta çojë partinë në një konflikt tjetër në dyert e gjykatave.

  • VIDEO

    Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, Islami për Report Tv: Njësoj si Enver Hoxha, nuk ikën deri sa të vdesë! Agolli: Komunist

    Duke analizuar garën pa rivalë për kreun e PD-së, Avokati Zaçe Islami dhe ish-oficeri i Gardës Tori Agolli e krahasuan Berishën me Enver Hoxhën, të bindur që ai, një "komunist si ai që nuk ka lidhje me demokracinë", nuk largohet deri sa të vdesë. 

  • VIDEO

    Qendra e filmit, program intershipi dedikuar kineastëve të rinj, Jorgji: Një mundësi që studentët të jenë pjesë e sheshxhirimeve shqiptare dhe të huaja

    Studentët shqiptarë të filmit do të kenë mundësi të përfshihen në projekte madhore të cilat do t’i hapin rrugë të reja drejt profesionit të tyre. Jonid Jorgji, kreu i qendrës së kinematografisë i ftuar në ‘Studio Live’ tha se këto programe janë bërë veçanërisht për studentët që janë në vit të fundit.

  • VIDEO

    Avokati Reçi: Mbyllja e Veliajt në kafaz, e papranueshme! Prokurori Dado inat personal ndaj kryebashkiakut, mund të jetë i ndikuar nga agjenturat serbo-greke

    Për avokatin Klodian Reçi, mbyllja e kryebashkiakut Veliaj në kafaz gjatë seancave gjyqësore, është e papranueshme dhe në kundërshtim me parimet e të drejtave të njeriut. Reçi shprehu bindjen se Veliaj nëse dështon në gjykatat vendase, do e fitojë të drejtën e tij në Gjykatën e Strasburgut.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | ‘E rraha në rrugë të moshuarin, i shkonte mbesës pas’/Gjyshja:E rrita unë,babai e braktisi

     

    Në një shtëpi të vogën në Pojan të Maliqit, Alma Manka, 53 vjecce, përballet ccdo ditë me një realitet të dhimbshëm. Tetë vitë më parë humbi bashkëshortin dhe që atëherë ka mbetur e vetme për të përballuar jetën, duke u kujdesur për vazjën e saj 36 vjeccare me probleme të shëndetit mendorë dhe mbesën e vogël. Jeta nuk ka qenë e mëshirshme me këtë familje. Vajza e saj u martua vite më parë nga familja por më pas u braktis kur ishte vetëm 9 muajshe nga bashkëshorti, sapo ai e kuptoj gjendjen e saj.Mes lotësh, ajo rrëfen se borxhet I janë shtuar dhe ndihma është pothuajse inehgzistente. E vetmja dorë që I është zgjatur nga familkjarët ka qenë ajo e motrës së saj e cila I ka ndihmuar , por kjo nuk mjafton për të përballuar të gjitha vështirësitë që ajo ka. Dhimbja thellohet dhe më shumë kur flet nëna e Almës, e cila e sheh vajzen dhe mbesat në një gjendje të rënduar, pa shpresë dhe pa mbështetje

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Maj 2026 – Receta/ Shërimi i dhimbjeve përmes akupunkturës/ Gjimnazistët nderohen me çmim

    Rreze Dielli nisi ndryshe, me një performacë kërcimi nga grupi i balerinave të vogla të “Kako Dance Academy”. Më pas Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Reshedi, ëmbëlsirë tradicionale / Çorbë me bathë / Reçel menteje.

    Mjeku akupunkturist nga Kosova Rabit Sadiku, ka shpjeguar sot në “Rreze Dielli” një nga praktikat më të lashta të mjekësisë, akupunkturën. Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë alternativa natyrale për shëndetin, ai ka zgjedhur të ndërtojë një urë mes traditës mijëravjeçare dhe nevojave moderne të trupit tonë. Përmes gjilpërave të holla, ai shpjegoi sesi funksionon kjo metodë, sesi synon të rikthejë balancën, të lehtësojë dhimbjen dhe të zgjojë forcat vetëshëruese të organizmit apo edhe për kë është e përshtatshme.

    Nxënësit shqiptarë u shpallën fitues në një konkurs ndërkombëtar të kompanive të nxënësve në Vjenë, ku morën pjesë 56 ekipe nga Europa dhe më gjerë. Pas prezantimit të projektit dhe vlerësimit nga juria ndërkombëtare, ata fituan çmimin e madh, duke u renditur në vendin e parë. Ky sukses është një arritje e rëndësishme për të rinjtë shqiptarë, duke dëshmuar potencialin, kreativitetin dhe aftësitë e tyre në sipërmarrje dhe inovacion. Në studion e “Rreze Dielli” dy gjimnazistet Sindi Sulaj dhe Gloria Proko bashkë me mësuesen e tyre Orilda Kalami, rrëfyen emocionet e përjetimit të marrjes së këtij çmimi.

  • VIDEO

    Nxënësit shqiptarë triumfojnë në Vjenë, më të mirë në inovacion

    Nxënësit shqiptarë u shpallën fitues në një konkurs ndërkombëtar të kompanive të nxënësve në Vjenë, ku morën pjesë 56 ekipe nga Europa dhe më gjerë. Pas prezantimit të projektit dhe vlerësimit nga juria ndërkombëtare, ata fituan çmimin e madh, duke u renditur në vendin e parë. Ky sukses është një arritje e rëndësishme për të rinjtë shqiptarë, duke dëshmuar potencialin, kreativitetin dhe aftësitë e tyre në sipërmarrje dhe inovacion. Në studion e “Rreze Dielli” dy gjimnazistet Sindi Sulaj dhe Gloria Proko bashkë me mësuesen e tyre Orilda Kalami, rrëfyen emocionet e përjetimit të marrjes së këtij çmimi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv