Sultjash i pjekur, receta e orizit me qumësht që s'do ndaleni së shijuari nga Albana

15 Maj, 11:32 | Përditesimi: 15 Maj, 11:32

Sultjash / Oriz me qumësht

Përbërësit:

  • 250 gr oriz
  • 500 ml ujë
  • 1 litër qumësht
  • 150 gr sheqer
  • Vanilje
  • Kanellë

Përgatitja:

Vendosim masën e orizit të ziejë në ujë, kur shohim që uji po shteron shtojmë qumështin bashkë me sheqerin dhe vaniljen. E lemë derisa masa të trashet dhe orizi të shkriftohet. E shpërndajmë në tasa duke e pudrosur me kanellë.

MC/Shqiptarja.com