-
VIDEO
'Vis Martinaj dha para për Gaz Bardhin'/ Idajet Beqiri: Spiropali pjellë e Ramës
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U kthye e dhunuar dhe shtatzënë me të dashurin’/Babai:E prita për fëmijët, por iku sërish
Një histori e rëndë familjare vjen në “Pa Gjurmë”, ku katër fëmijë të mitur mbeten mes dhimbjes dhe pasigurisë, pas largimeve të përsëritura të nënës së tyre. I ftuar në studio, Romeo Kiptiu rrëfen përjetimet e një martese 11-vjeçare, sfidat ekonomike dhe krisjet që çuan në ndarje.Sipas tij, bashkëshortja është larguar disa herë nga shtëpia, duke i lënë fëmijët, ndërsa marrëdhënia e tyre është shoqëruar me konflikte dhe dyshime për tradhti. Ai tregon se, pavarësisht situatave të vështira, ka zgjedhur ta pranojë sërish në familje për hir të fëmijëve.Ngjarja merr një kthesë të fortë kur, pas një periudhe larg shtëpisë, gruaja rikthehet në gjendje të rënduar, ndërsa më pas largohet sërish. Sot, babai përballet i vetëm me rritjen e katër fëmijëve, ndërsa apelon për një zgjidhje në të mirë të tyre.“Pa Gjurmë” sjell këtë histori me fokus tek e vërteta dhe mirëqenia e fëmijëve, duke ngritur pyetje mbi përgjegjësinë prindërore dhe pasojat që konfliktet familjare lënë tek më të vegjlit.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD/ Gazetarja për Report Tv: Salianji nuk do të heqë dorë nga gara! Avokati Beiqiri: Saliu e do rezultatin 100% për vete
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD/ Ish-deputeti Spaho për Report Tv: Po nuk u servilose, të tregohet dera! Mund të dalë ndonjë ‘Basha nr. 2’
Edmond Braho tha se Sali Berisha nuk do të lejojë askënd tjetër të jetë alternativë në zgjedhjet e brendshme që do të mbahen më 23 maj, e mandej shton se kushdo që flet një fjalë kundër, e sheh veten te dera.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Prill 2026 – Receta / Gabimet dhe Kombinimet e duhura të Ushqimeve
Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me mish të grirë dhe qepë / Kunguj të skuqur krokant / Omletë me kunguj / Qumështor tradicional pa petë.
Në përditshmërinë tonë, shpesh fokusohemi te zgjedhja e ushqimeve “të shëndetshme”, por rrallë ndalemi të mendojmë se si i kombinojmë ato në pjatën tonë. A mjafton të hamë produkte cilësore, apo mënyra se si i bashkojmë ato luan një rol po aq të rëndësishëm për shëndetin tonë? Kjo është një pyetje që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, pasi kombinimi i ushqimeve mund të ndikojë drejtpërdrejt në tretje, metabolizëm, nivelin e energjisë dhe madje edhe në balancën e sheqerit në gjak. Shpesh ndodh që ushqime të konsideruara të shëndetshme më vete, kur konsumohen së bashku në mënyrë jo të duhur, mund të krijojnë shqetësime si fryrje, lodhje apo tretje të ngadaltë. Kjo ngre pikëpyetje të rëndësishme: çfarë ndodh realisht në trupin tonë kur bëjmë kombinime të gabuara? A janë këto vetëm këshilla popullore, apo kanë bazë shkencore? Dhe sa rëndësi ka koha e konsumimit, si për shembull ngrënia e frutave para apo pas vakteve? Për të kuptuar më mirë këtë temë kaq të rëndësishme për mirëqenien tonë, sot do të flasim me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike. Ai do të na ndihmojë të zbulojmë parimet bazë të kombinimit të ushqimeve, duke ndarë edhe këshilla praktike, receta dhe ide konkrete – nga smoothie-t te supat dhe pjatat kryesore – si dhe përfitimet që trupi ynë merr nga kombinimet e duhura.
-
VIDEO
Meta, Veliaj e Beqaj në kafaz, Spaho në Report Tv: Turpëruese, mentalitet primitiv! Gjyqet s’jepen live se dosjet ‘s’janë qepur mirë’
Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho rreshtohet krah kritikëve për “abuzimet në sistemin e drejtësisë”, siç ai e cilëson, duke iu referuar mbajtjes së të pandehurve në kafazin e qelqtë dhe mostransmetimin e seancave live.
-
VIDEO
Këto ushqime mos i ha KURRË bashkë! / Gabimet fatale që ju rrezikojnë jetën
Në përditshmërinë tonë, shpesh fokusohemi te zgjedhja e ushqimeve “të shëndetshme”, por rrallë ndalemi të mendojmë se si i kombinojmë ato në pjatën tonë. A mjafton të hamë produkte cilësore, apo mënyra se si i bashkojmë ato luan një rol po aq të rëndësishëm për shëndetin tonë? Kjo është një pyetje që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, pasi kombinimi i ushqimeve mund të ndikojë drejtpërdrejt në tretje, metabolizëm, nivelin e energjisë dhe madje edhe në balancën e sheqerit në gjak. Shpesh ndodh që ushqime të konsideruara të shëndetshme më vete, kur konsumohen së bashku në mënyrë jo të duhur, mund të krijojnë shqetësime si fryrje, lodhje apo tretje të ngadaltë. Kjo ngre pikëpyetje të rëndësishme: çfarë ndodh realisht në trupin tonë kur bëjmë kombinime të gabuara? A janë këto vetëm këshilla popullore, apo kanë bazë shkencore? Dhe sa rëndësi ka koha e konsumimit, si për shembull ngrënia e frutave para apo pas vakteve? Për të kuptuar më mirë këtë temë kaq të rëndësishme për mirëqenien tonë, sot do të flasim me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike. Ai do të na ndihmojë të zbulojmë parimet bazë të kombinimit të ushqimeve, duke ndarë edhe këshilla praktike, receta dhe ide konkrete – nga smoothie-t te supat dhe pjatat kryesore – si dhe përfitimet që trupi ynë merr nga kombinimet e duhura.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' 29 Prill| Rama - Spiropali/ Qytetarët: Përplasja do t’i kushtojë shtrenjtë
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Qumështor tradicional pa petë nga zonja Albana
Qumështor tradicional pa petë
Përbërësit:
- 5 kokrra vezë
- 5 lugë gjelle sheqer
- 50 gr gjalpë
- 1 majë luge kripë
- 3 lugë gjelle miell
- 1 litër qumësht
Përgatitja:
Në një tas vendosim vezët dhe i përziejmë mirë. Shtojmë pak nga pak sheqerin, duke vazhduar përzierjen derisa sheqeri të shkrijë dhe vezët të rrisin volumin. Shtojmë gjalpin të shkrirë dhe të vakur. Shtojmë pak qumësht e më pas miellin e situr e përziejmë mirë derisa mielli të mos ketë kokrriza. Shtojmë dhe qumështin e mbetur dhe e trazojmë mirë, duke shtuar pak kripë. Masën me qumësht dhe vezë e kullojmë në sitë e më pas në tenxhere, duke e vendosur në zjarr e përziejmë vazhdimisht derisa të na formohet një masë kremoze e trashë, por nuk e lëmë që të vlojë. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe e vendosim kremin në të. Lyejmë me kujdes të gjithë sipërfaqen e qumështorit me të verdhë veze dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë për 20-30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë të errët.
-
VIDEO
Byrek me mish të grirë dhe qepë nga zonja Albana
Byrek me mish të grirë dhe qepë
Përbërësit:
- 500 gr petë të gatshme
- 400 gr mish i grirë
- 3-4 qepë mesatare
- 3 lgj vaj ulliri ose gjalpë
- 100 ml ujë ose lëng mishi
- 1 vezë (opsionale, për lyerjen e sipërfaqes)
- Kripë, piper i zi, rigon
- Bimë aromatike sipas shijes
Përgatitja:
Në një tigan nxehim vajin ose gjalpin. Shtojmë qepët e grira hollë dhe i kaurdisim derisa të zbuten dhe të marrin një ngjyrë të artë. Shtojmë më pas mishin e grirë dhe e skuqim mirë, duke e përzier herë pas here. Hedhim kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Shtojmë ujin ose lëngun e mishit dhe e lëmë të ziejë për 10-15 minuta, derisa mbushja të trashet. E lëmë mbushjen të ftohet pak. Ndërkohë lyejmë një tepsi me pak vaj. Shtrojmë gjysmat e petëve një e nga një duke i spërkatur me vaj. Hedhim mbushjen e mishit dhe e shpërndajmë njëtrajtësisht. Shtrojmë pjesën tjetër të petëve duke i spërkatur me vaj. Në fund, lyejmë sipërfaqen e byrekut me vezë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur derisa të marrë një ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Omletë me kunguj nga zonja Albana
Omletë me kunguj
Përbërësit:
- 1 lgj miell gruri
- 1 lgj miell misri
- 2 vezë
- 1 fç djathë i grirë
- 1 kungull i grirë
- Ujë i gazuar
- Erëza dhe bimë aromatike
Përgatitja:
Fillimisht grijmë kungullin imët në rende. Rrahim vezët, shtojmë miellin, pak ujë të gazuar sa të krijohet një masë si qullë. Shtojmë erëza dhe bimë aromatike sipas dëshirës, dhe e trazojmë masën me kungullin e grirë. E hedhim omletën të piqet në një tigan të madh dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.
-
VIDEO
Kunguj të skuqur krokant nga zonja Albana
Kunguj të skuqur krokant
Përbërësit:
- 1 kg kunguj
- 1 shishe ujë me gaz
- 1 filxhan i vogël niseshte misri
- 1 filxhan i vogël miell gruri
- 1 filxhan i vogël miell misri
- 1 vezë
- 1 lugë e vogël spec djegës
- 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
- ½ lugë çaji piper i zi
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Kungujt pritini në feta të holla në formë rrathësh. Shtoni pak kripë dhe lërini 10 minuta. Hiqni pjesën e butë me fara në mes (opsionale, për më shumë krokantësi). Në një enë përgatisni brumin: përzieni vezën, ujin e gazuar, miellin, niseshten dhe miellin e misrit. Shtoni erëzat dhe kripën derisa të krijohet një masë e lëmuar, si brumë pak i trashë. Thani mirë kungujt me letër kuzhine dhe zhytini fetat në brumë. Skuqini në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë dhe krokante dhe më pas vendosini mbi letër thithëse për të hequr vajin e tepërt.