• VIDEO

    Albert Troci në Report TV: COVID nuk është virus stinor, përhapet në çdo kohë

  • VIDEO

    Protesta e 7 korrikut, Sula në Report Tv: Nëse Berisha gjen mënyrën e bashkimit do marrim 25 bashki! Tubohet sepse 'laku' ka vajtur në fyt

    Pas protestës së 7 korrikut të iniciuar nga ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Studio Live në Report tv me gazetarin Andi Kapxhiu, deputeti i PD-së Dashnor Sula ka shprehur bindjen se nëse ndiqet strategjia e duhur, PD do vijë në pushtet

  • VIDEO

    Emigranti shqiptar që dëshiron të frymëzojë mbi 1 miliardë njerëz

    Tony J. Selimi është folës i TEDx, autor I shumë librave dhe  fitues i çmimeve Ndërkombëtare.Misioni i tij është të frymëzojë një miliard njerëz të të gjitha kombësive, besimeve dhe ngjyrave. Ai i lë njerëzit të frymëzuar, të përmbushur, të fuqizuar dhe me një ndjenjë paqeje të brendshme. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ai foli më tepër për qëllimin  e tij.

  • VIDEO

    Njihuni me Jennifer Lopez-in e Kosovës, 55 vjeçarja që po i lë të gjithë pa fjalë

    Linda Murseli është 55-vjeçarja nga Kosova e cila me fizikun e saj është cilësuar si Jennifer Lopez. Edhe në këtë moshë, ajo ruan linjat e saj trupore duke ushtruar çdo ditë në palestër dhe duke krijuar një rutinë të shëndetshme në mënyrën e të ushqyerit dhe të jetës së përditshme.

  • VIDEO

    Byrek me qumësht nga zonja Albana

    Byrek me qumësht

    Përbërësit:

    • 1 pako peta të pjekura
    • 5 kokrra vezë
    • 200 gr gjalpë
    • 1 lç sodë buke
    • 1 litër qumësht
    • Kripë

    Përgatitja:

    Fillimisht rrahim vezët dhe më pas shtojmë qumështin, kripën dhe sodën e bukës. Petët e pjekura i zhysim pjesë pjesë në enën me qumësht. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe vendosim petët e njomura në qumësht. E spërkasim në fund byrekun më gjalpë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.

  • VIDEO

    Shëndetlie nga zonja Albana

    Shëndetlie

    Përbërësit:

    • 3 kokrra vezë
    • 150 gr sheqer
    • 150 gr gjalpë
    • 2 lgj mjaltë
    • 1 lgj kakao
    • 7 gr fryrës
    • 1 lk sodë buke
    • 100 gr arra
    •  

    Sherbeti:

    • 1 litër ujë
    • 800 gr sheqer
    • 1 fetë limon

    Përgatitja:

    Rrahim vezët me elektrik dore duke shtuar dhe sheqerin. Në një tas vendosim miellin, sodën, fryrësin, kakaon, mjaltin dhe gjalpin e tretur. I përziejmë gradualisht, më pas shtojmë vezët e rrahura më sheqerin dhe e trazojmë me një spatul nga poshtë lartë që të mos bie volumi. Masën e shtrojmë në një tavë, e nivelojmë mirë dhe në fund sipërfaqen e lyejmë me një të verdhë veze. I bëjmë disa vijëzime me pirun dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta. Pasi shendetlia të jetë pjekur e sherbetosim.

     

     

     

  • VIDEO

    Mish qingji me qepë të njoma nga zonja Albana

    Mish qingji me qepë të njoma

    Përbërësit:

    • 1 kg mish qingji
    • 500 gr qepë të njoma
    • 500 gr qepë të thata
    • 3 thelpinj hudhër
    • 1 lgj miell
    • Domate
    • Spec i kuq
    • Rozmarinë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim qepët e thata të grira imët së bashku me mishin të ndarë në racione. Më pas shtojmë salcën e domates, kripën dhe specin e kuq pluhur të ëmbël. E lemë gatimin të ziejë pasi kemi shtuar rreth 1 litër ujë.

    Tresim pak miell në ujë dhe e shtojmë në tenxhere. Në 15 minutëshin e fundit të gatimit shtojmë qepët e njoma të grira imët, majdanozin dhe koperën. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza sipas dëshirës.

  • VIDEO

    ‘Summer Wine’ një rrugëtim fantastik mes njerëzve të thjeshtë, Kastro Zizo zbulon projektin e ri që nis në Report

    Kastro Zizo do të vijojë edhe me projekte të tjera përpos emisionit ‘Kasketa’ . Njëkohësisht një tjetër projekt shumë interesant që do të shfaqet në ekranin e Report Tv është ' Summer Ëine', i cili do të jetë një format krejtësisht ndryshe. Kastro Zizo në ‘ Rreze Dielli’ tregoi detaje interesante për projektin e ri.

    Summer Wine fllon transmetimin në javën e parë të korrikut.  Vij me dy formate të ndryshme. Summer Wine është më shumë nw formën e reportazhit reality, më shumë kam dashur të merrem me jetën e njerëzve të thjeshtë dhe cilësisë së tyre të jetës në gjithë këto ditëtë nxehta. Ka histori shumë interesante, ka rrugëtime vërtet shumë interesante. Summer Wine është në process pune. Tek Summer Wine jam më shumë Klevis dhe ia kam lënë rolin e bohemit, personazheve që kam ftuar.  

    ' Summer Wine' do të fillojë transmetimin javën e parë të korrikut, me personazhe të thjeshtë por tepër interesantë. 

  • VIDEO

    12 aventura të paharrueshme në 12 destinacione , Kastro Zizo rikthen emisionin e bujshëm ‘Kasketa’ në Report Tv

    Emisioni ‘ Kasketa’ rikthehet sërish në Report Tv pas 9 vitesh nga ideatori dhe moderatori Kastro Zizo. Edhe në këtë rikthim, përkrah tij do të jetë bashkëpunëtori HAIR Ismailoni, i njohur ndryshe si ‘Daja’. Me një projekt fantastik që do t’ju mbajë të mbërthyer përpara ekranit.  Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ai tregoi më tepër për këtë rikthim të ‘Kasketës’.

    “Kasketa fillon transmetimin të mërkurën e ardhshme në orën 20:55 , jemi në Prime Time dhe kjo mi ka shtuar emocionet dhe përgjegjësitë. Kasketa e parë në terren që kam bërë me Dajon ka fiks 9 vjet që është dhënë. Atëherë bëri bujë dhe në gjithë këto vite që mendonim që të rifillonim siç edhe erdhi me 12 seri, shumë njerëz në vite më shkruanin kur do rifilloni” tha ai për rikthimin e këtij projekti në Report Tv.

     

  • VIDEO

    Finalja e Tiranës mes spektaklit dhe incidenteve, Roma merr trofeun

    Tirana 'hajmalia' e italianëve. Roma ka mundur 1-0 Feyenoordin në 'Air Albania'  duke marrë trofeun e parë evropian në historinë e saj pas 61 vitesh, dhe të parin për futbollin italian pas 12 vitesh! Italianët shpërthejnë në festë, duke 'iu falur'...

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 26 maj 2022

      Titujt e gazetave për sot, nga Roma e Mourinhos shkruan historinë në Tiranë te Meta e Kim bashkë kundër trafikimit të qënieve njerëzore e deri tek çelësi në det.

    • VIDEO

      I lë djalin burrit, 22-vjeçarja zhduket nga puna/Zbulohen gjurmët e fundit

      Një tjetër grua denoncohet e humbur në emisionin nga bashkëshorti i saj. 22-vjeçarja Anisa Oshafi lë djalin e mitur dhe largohet më 11 maj të 2022 nga zona e Kinostudios në Tiranë. Çifti kanë 6 vite martesë sëbashku, ndërsa prej një viti e gjysëm ishin shpërngulur nga Pogradecit në kryeqytet, ku Albi nisi punë si shofer ndërsa Anisa punonte shitëse në një market. Me ardhjen në një tjetër qytet marrëdhënia mes tyre nisi të shfaqte krisjet e para, një marrëdhënia që thuajse kishte ardhur drejt fundit. Dy javë para se Anisa të merrte vendimin për t’u larguar i shoqi kishte vënë re ndryshime në sjelljen e gruas karshi tij dhe djalit të vogël. Ajo i kërkoi Albit të tërhiqte 2 çertifikata atë të martesës dhe një familjare me pretekstin se i nevojiteshin për dokuemntacionin ebankës, ku do t’i hidhej rroga mujore. Pa e menduar gjatë skenarin që kishte planifikuar e shoqja, Albi tërheq dy çertifikatat, të cilat Anisa i kishte marr me vete ditën që u zhduk ndërsa i shoqi ishte në punë. Pas largimit të gruas ai mësoi se atë ditë nuk ishte paraqitur as në punë, ndërkohë që djalin e kishin dërguar tek gjyshërit në Pogradec. Bashkëshorti saj bën denoncimin në polici më 13 maj, nga ku është arristur të zbulohej nga sistemi TIMS se 22-vjeçarja është larguar për në Gjermani nga aeroporti i Rinasit. Në banesë ajo nuk kishte lënë asnjë shënim, ndërsa me vete kishte marr çantën me sendet e saj personale, kartën e identitetit dhe pasaportën. Ikjen e papritur të Anisës, bashkëhsorti e lidh me dyshimet që ka tek një tradhëti e mundshme. Ata janë njohur 6 vite më parë përmes rrjeetit social facebook dhe në marrëdhënien e tyre sikundër ai pretendon nuk është ushtruar dhunë, përvec debateve familjare, për shkak edhe të neglizhencës që kishte shfaqur së fundmi ndaj djalit, nëna që tashmë rezulton e humbur.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv