-
VIDEO
Histori/ Vajza që braktisi Kanadanë për të krijuar punishten e qeramikës në Shqipëri
Klodiana Kondo u largua nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Pas 12 vitesh në Kanada, malli për vendlindjen dhe familjen që la pas e bëri të rikthehej edhe njëherë. Por bashkë me rikthimin e saj në Shqipëri, ajo risolli edhe një traditë që tashmë duket drejt zhdukjes, qeramika. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” Klodiana rrëfeu vështirësitë e saj, për të ndërtuar një jetë të re por edhe me një profesion që në Shqipëri duket se e ka humbur interesin.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 24 maj 2022
Titujt e gazetave për sot, nga polici ekzekuton kolegun me armë në komisariatin 3 te krizën brenda opozitës s'e zgjidh as Grida e as Apeli e deri tek Tirana ndizet për finalen e festën e hapin holandezët.
-
VIDEO
Mark Alia: Ne i thamë kënetat dhe e ndertuam Rinasin
Mark Alia ishte 17 vjecc, kur vendosi të arratisej nga shqipëria së abshku me 3 shokë të tij, për ti shpëtuar persekutimit dhe përndjekjes prej regjimit komunist. Aventura e tyre do të zgjaste pak. Ata do të udhëtonin të patrazuar deri ën zonën kufitari në malësitë e Shkodrës dhe atje u arrestuan që të katërt. Ishte 24 prill 1958.Prej asaj dite një jetë e veshtirëq e priste të rinun rebel që ksihte guxuar të mendonte daljen nga burgu i madh Shqipëri. Ndëshkimi ishte i rëndë. një burg i vogël dhe shumë më i egër e priste. rrethuar me tela me gjemba së bashku me qindra të burgosur të tjerë, ai do të zhvendosej sa në një kamp pune në një tjetër, kudo ku ksihte këneta për të tharë dhe vepra infrastrukture dhe industrie për të ndërtuar....
-
VIDEO
5 pyetjet nga Babaramo/ Gjyqi për kufirin me Greqinë. Shtresëzimet e konfliktit për Butrintin
Deputetja demokrate Ina Zhupa, një ndër zërat më kritik të opozitës sa i përket marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit, thotë se kjo marrëveshje nuk është në interes të publikut. E ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Zhupa thotë se po shkelet Konventa e Parisit. Kryetari i PDIU-s, Shpëtim Idrizi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv ka folur rreth vizitës së sotme të Kryediplomatit grek Nikos Dendias në Tiranë. Ai shprehet i zhgënjyer nga vizita, pasi sipas tij nuk kishte një rezultat konkret, madje nuk është e qartë se cila çështje do të çohet në Hagë.
-
VIDEO
Marrëveshja për Butrintin, Zhupa në ‘5 pyetjet’: Nuk është në interes të publikut! Një park kombëtar s’mund t’ia lësh privatit, historia nuk jepet me koncesion
Deputetja demokrate Ina Zhupa, një ndër zërat më kritik të opozitës sa i përket marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit, thotë se kjo marrëveshje nuk është në interes të publikut. E ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Zhupa thotë se po shkelet Konventa e Parisit.
-
VIDEO
Dendias sot në Shqipëri, Idrizi në ‘5 pyetjet’ : Vlerësoj Ministren që përmendi Çështjen Çame, por pa rezultat! Duhet të sqarohet se çfarë do të çohet në Hagë
Kryetari i PDIU-s, Shpëtim Idrizi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv ka folur rreth vizitës së sotme të Kryediplomatit grek Nikos Dendias në Tiranë. Ai shprehet i zhgënjyer nga vizita, pasi sipas tij nuk kishte një rezultat konkret, madje nuk është e qartë se cila çështje do të çohet në Hagë.
-
VIDEO
Krimi I organizuar, spiralja e goditjes ende pa fund
-
VIDEO
Vjehrra xhelozoi, nusja e incizoi/Të rinjtë duhen,krushqit përballen live në ‘Pa Gjurme'
Lidhën kurorë pa dëshirën e prindërve të djalit dhe sot janë prindër të një vajze 2 vjecare. Një histori dashurie që mori fund shumë shpejt. Klevin Ndoj dhe Roberta Marashi, dy të rinjtë nga veriu i Shqipërisë u ndanë pas tre viteve martesë. Kjo histori sjell në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ gjyshe Kristinën, nënën e Klevit e cila prej muajit gusht të vitit 2021 nuk ka asnjë kontakt me mbesën e saj të vogël. Ajo jeton me nënën e saj Robertën dhe jetojnë në Itali. Çifti u njohën në vitin 2017 nëpërmjet rrjetit social Facebook. Pak muaj më pas ata vendosën që të ndërmerrnin hapin e radhës, por familja e Klevinit nuk ishte dakord për këtë fejesë, për shkak të moshës së tyre të vogël. Por për shkak të mentalitetit, pasi dy të rinjtë kishin rënë në sy, prindërit e vajzës këmbëngulën në të kundërtën. Një vit pas njohjes së tyre ata vendosën të nisnin bashkëjetesën, ndërsa bashkë me të lindën edhe zënkat e para. Në vitin 2019 Klevini dhe Roberta kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë. Pasi kaluan edhe muajin e mjaltit cifti u përball me vështirësitë e para ekonomike. Sipas vjehrrës, Roberta nuk donte të punonte në fshat, ndërsa debatet e vazhdueshme mes tyre agravoheshin gjithë e më shumë. Kjo gjë detyroi prindërit e nuses që të marrin vajzën bashkë me dhëndrin në banesën e tyre për pak kohë. Përpjekjet e çiftit për të ndërtuar jetën e tyre të ndarë nga prindërit e tyre dështuan. Pak ditë para se ne jetë të vinte vajza kthehen sërish tek prinndërit e Klevinit në Mjedë të Shkodrës. Të pamundur për të përballuar koston e lartë të jetesës, ndërsa tashmë ishin bërë prindër çifti vendosin që gushtin e vitit 2021 të emigrojnë drejt Italisë. Fillimisht u vendosën në Torino, aty ku mori fund edhe marrëdhënia e tyre. Roberta me vajzën e vogël qëndruan po aty, ndërsa Klevini u zhvendos në Milano. Për herë të fundit ai e takoi të bijën në fund të vitit 2021. Por ajo që vuan edhe më shumë mungesën e mbesës është gjyshe Kristina. Prej 8 muajsh, ajo nuk e sheh me sy mbesën e vogël. Përveç ndarjes fizike me bashkëshortin e saj, nusja ndërpreu çdo kontakt edhe me prindërit e tij në Shqipëri.
-
VIDEO
Humbi garën për kreun e PD-së, Elezi në Report Tv: Procesi i votimit pati probleme! Vëzhguesit e mi kishin presion, 20 prej tyre u tërhoqën
Një ditë pasi humbi garën përballë Sali Berishës për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka folur në Report Tv për procesin e zgjedhjes të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Elezi tha në se procesi ka patur probleme.
Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Elezi tha se vëzhguesit e tij në qendrat e votimit kanë pasur presione dhe 20 prej tyre janë tërhequr për shkak të frikës që kishin se mos shpalleshin armiq brenda partisë së tyre. Ai shtoi se vetëm një ditë para zgjedhjeve është informuar për rritjen e numrit të qendrave të votimit.
-
VIDEO
Ylli Merja: Kura më e mirë për parazitin lambie në organizëm
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” , mjeku popullor Ylli Merja foli për parazitin lambie dhe kurat më të mira bimorë për largimin e tyre nga organizmi.
-
VIDEO
Qofte të vogla të zhytura në kos me makarona fidhe nga zonja Albana
Qofte të vogla të zhytura në kos me makarona fidhe
Përbërësit:
1 fç bollgur
200 gr mish të grirë
1 fç makarona
4 lgj kos
1 kokërr vezë
1 lgj miell
Vaj ulliri
Ujë të ngrohtë
Kripë, piper
Përgatitja:
Marrim mishin e grirë, bollgurin që e kemi vënë në ujë të nxehtë për ta zbutur dhe pasi e kemi kulluar e bashkojmë me mishin e grirë, kripën, piperin ( po të duam mund të shtojmë një vezë) nëse shohim që masa e brumit është akoma e butë, shtojmë një lugë miell. Qoftet e vogla I skuqim në vaj vegjetal. Në një tenxhere me yndyrë, shtojmë miellin dhe makaronat e holla, i skuqim dhe I shuajmë me bulion. I lëmë të zien, mbas 10 minutash shtojmë miniqoftet, teksa të zbuten edhe qoftet në një tas shtojmë kosin dhe vezët I rrahim bashkë dhe bashkojmë me masën e supës. Piperin e kuq me vaj e skuqim dhe këtë salcë e shtojmë sipër supës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
-
VIDEO
Tavë me mish, qepë të njoma dhe kumbulla nga zonja Albana
Tavë me mish, qepë të njoma dhe kumbulla
Përbërësit:
500 gr mish
2 thelpinj hudhër
1 kg qepë të njoma
5 kumbulla të tharta
1 lgj salcë domate
½ fç oriz
Majdanoz, kopër, nenexhik
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim mishin me kripë dhe piper dhe sapo mishi të fillojë të ndryshojë ngjyrë shtojmë ujë dhe e lemë të ziejë për rreth 30 minuta.
Në një tenxhere shtojmë pak vaj ulliri dhe 2 thelpinj hudhër, e lemë hudhrën derisa të aromatizohet vaji, më pas e largojmë dhe shtojmë qepët e njoma të cilat i kemi prërë 2 cm të gjatë. I kaurdisim derisa qepët të ulin vëllimin dhe më pas shtojmë salcën e domates, kumbullat e tharta, orizin dhe buljonin e mishit. Në fund shtojmë bimët aromatike.
Në një tavë vendosim qepët e kaurdisura me orizin dhe racionet e mishit dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.