Terma banja romake në Belsh

14 Gusht 2022, 16:08

Në mes të stinës së verës, Veri Jug ka udhëtuar drejt Dumresë dhe është ndalur në fshatin Rrasë. Aty ku arkeologët dhe specialistët e monumenteve të kulturës, kanë zbuluar një banesë romake të shekullit 3-4 pas Krishtit, një terma banjë, duke pasuruar kështu hartën turistike të zonës së Dumresë. Personazh I reportazhit është përgjegjësi I kulturës në Bashkinë e Belshit Rigers Plaka, njëkohësisht artist, regjisor I mjaft dokumentarëve mbi Belshin dhe historinë e saj ndër shekuj. Banesa romake si terma banje për aristokratët e asaj kohe, dhomat e ngrohjes dhe dyshemetë me pllaka mermeri dhe kolona rumbullake prej terrakotash. Ndiqni reportazhin “Terma banja romake në Dumre” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa