• VIDEO

    Skënder Brataj për Report TV: Ekip mjekësh edhe në Fan Zonet e qytetit

  • VIDEO

    Rakia shqiptare e famshme në Amerikë, 'trullos' edhe Kryetarin e Bashkisë në New Yersey

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’ Alban Gaba, Kryetar I Shoqatës së shqiptarëve në Neë Yersey foli më tepër për aktvitet që bëjnë shqiptarët atje, duke promovuar gjuhën, kulturën e tyre përmes edhe organizimeve me kënge e me valle, në të cilën marrin pjesë jo vetëm komuniteti shqiptar por edhe ai amerikan.

  • VIDEO

    ‘Unë jam malësor’ Historia e zvicerianit që braktisi vendin e tij për të jetuar në alpet shqiptare

    Ueli Landolt nga Cyrihu i Zvicrës jeton prej vitesh në Shqipëri.  Ai ‘braktisi’ vendin e tij për të qëndruar në Alpet shqiptare. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” Ueli tregoi më tepër për jetën e tij dhe vendimin për të jetuar këtu:

  • VIDEO

    Akullore me vanilje dhe çokollatë nga zonja Albana

    AKULLORE ME VANILJE DHE ÇOKOLLATË
    Përbërësit:

    • 300 gr biskota çaji
    • 500 ml pana
    • 400 gr qumësht i kondensuar
    • 2 bustina vanilje
    • 200 gr çokollatë e zezë

    Përgatitja:


    Përizejmë panën që e kemi në frigorifer ( sepse nuk punohet e ngrohtë) e punojmë panën me rrahës elektrik shtojmë qumështin e kondensuar dhe vaniljen dhe  i rrahim derisa të arrijmë rezultatin e duhur. Ndërsa në fund shtojmë cokollatën e grirë në rende ose në mikser.  Poshtë tavës shtrojmë një qese membranë që anët të mbulohen, shtrojmë shtresën e biskotave, përsipër kremin dhe sërish një shtresë biskotash, e mbulojmë me qese membranë dhe anësorët që janë në qesen e membranës, mbulojmë shtresën e sipërme. E lëmë 4-5 orë në ngrirje, largojmë qesen e membranës dhe e presim në formë katrore si format që kanë biskotat.
     

  • VIDEO

    Petë me patate nga zonja Albana

    Petë me patate

    Përbërësit:

    • 1 kg patate
    • 1-2 kokrra qepë
    • 2-3 domate
    • 1 gotë miell
    • 2 lgj gjalpë
    • 1 tufë majdanoz
    • Vaj bimor – vegjetal
    • Kripe, piper

    Përgatitja:

    Patatet i ziejmë i qërojmë dhe i grijmë. Shtojmë më pas qepën e grirë, domatet e grira, miellin, gjalpin, kripën dhe piperin. Krijojmë brumin dhe e hollojmë me okllai, më pas e presim në forma të rrumbullakëta dhe i skuqim në vaj në temperaturë mesatare.

  • VIDEO

    Tavë me kunguj të njomë nga zonja Albana

    Tavë me kunguj të njomë

    Përbërësit:

    •  300 gr kunguj të njomë
    •  2 lgj miell
    • ·3 vezë
    • ·3 lgj qumësht
    •  3 lgj djathë të grirë
    • ·Proshutë (sipas dëshirës)
    • ·Majdanoz
    • Galetë
    • Arrë moskat
    • Piper i kuq
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Presim kungujt në rrethore dhe i spërkasim me miell. Në një tavë qelqi të cilën e kemi lyer me vaj ulliri vendosim kungujt, I spërkasim me kripë dhe piper. Në një tas rrahim vezët me qumësht, djath të grirë, kripë, piper, arrë moskat. E shtojmë masën mbi kungujt, e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë.

  • VIDEO

    Emisioni 'Rpolitix' / Finalja e Tiranës, nsisin incidentet e para

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 25 maj 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga ja rastet kur zgjidhjet për mbivendosjet e pronave bëhen pa gjykatë te sot finalja Roma-Feynoord e sherr mes tifozëve në rrugë e deri tek plumbi i artë dhe disa pyetje.

  • VIDEO

    Finalja e Conference League/Artan Shyti për Report Tv: Provim për të gjithe ata që janë të përfshirë

  • VIDEO

    Qofte me thjerrëza nga zonja Albana

    Qofte me thjerrëza

    Përbërësit:

    400 gr thjerrëza

    4 lgj galetë

    1 qepë

    Bimë aromatike

    Vaj ulliri

    Kripë, piper i zi, piper i kuq

    Për salcën shoqëruese:

    4 lgj kos

    1 lgj majonezë

    Disa pika lëng limoni

    Bishta qepësh

    Spec i kuq pluhur

    Përgatitja:

    Ziejmë thjerrëzat në ujë me kripë, i kullojmë, i kalojmë në blender, shtojmë qepën e grirë, shtojmë bimët aromatike, galetën,  kripën, piperin dhe pak vaj ulliri. Të gjitha këto i kalojmë dhe i bëjmë brumë, formojmë qoftet. I marrim dhe i skuqim me pak vaj. Në një tas shtojmë kosin, majonezën, bishtat e qepëve, specin e kuq pluhur dhe pak lëng limoni, i përziejmë dhe i vendosim në frigorifer që masa të bëhet më kompakte, është shoqëruese shumë e mirë e qofteve.

     

  • VIDEO

    Pasta me fileto pule për 5 minuta nga zonja Albana

    Pasta me fileto pule

    Përbërësit:

    2 fç makarona penne

    6 fç ujë

    1 lgj kripë

    1 lgj vaj ulliri

    1 gjoks pule (fileto)

    100 gr gjalpë

    1 lgj miell

    300 ml qumësht

    3 lgj djathë kaçkavall

    Erëza miks

    Kripë, piper, arrë moskat

    Përgatitja:

    Në një tenxhere vendosim ujin të marrë valë. Tek uji kemi hedhur 1 lugë vaj ulliri dhe pak kripë. Sapo uji të marrë valë vendosim makaronat të ziejnë për 10 minuta.

    Në një tenxhere kaurdisim fileton e pulës dhe më pas shtojmë erëzat miks.

    Paralelisht vendosim në një tigan tjetër 1 lgj miell, qumësht, kripë, piper, arrë moskat dhe erëza miks. Sapo salca të fillojë të mpikset shtojmë makaronat dhe pulën e prerë në kubikë. I trazojmë mirë makaronat dhe i servirim spërkatur me djathë kaçkavall.

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë me ricotta dhe luleshtrydhe nga zonja Albana

    Ëmbëlsirë me ricotta dhe luleshtrydhe

    Përbërësit:

    150 ricotta

    300 gr luleshtrydhe

    600 gr sheqer pluhur

    150 çokollatë

    Disa pika lëng limoni

    Përgatitja:

    Presim luleshtrydhet në kubikë dhe i spërkasim me lëng limoni.

    Në një tas vendosim ricotta-n dhe sheqerin pluhur dhe e rrahim me rrahësin elektrik. Pasi masa ka marrë formë kremoze fillojmë ndërtojmë ëmbëlsirën e shpejtë. Vendosim në gota një shtresë me luleshtrydhe, një shtresë me kremin e ricotta-s, bëjmë një spërkatje me çokollatë të grirë dhe më pas vendosim përsëri luleshtrydhe.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv