-
VIDEO
Meksikania rrëfen historinë e dashurisë me djalin shqiptar: ja përse vendosa të jetoj këtu
Ajo është meksikane ndërsa ai shqiptar, historia e tyre e dashurisë nisi në Kubë për të vazhduar më pas në Shqipëri. Juliethi Basa tregoi në emisionin “Rreze Dielli” se si dashuria për një djalë shqiptar bëri që të braktiste vendin e saj meksikën dhe të zhvendosej në Shqipëri.
-
VIDEO
Supë me mish viçi frikase nga zonja Albana
Supë me mish viçi frikase
Përbërësit:
- 400 gr mish viçi
- 200 ml kos
- 2 lgj miell
- 1 vezë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- Lëng limoni
- Kripë, piper
Përgatitje:
Ziejmë mishin të prerë në kubikë mesatare. Në një tigan kaurdisim miellin me pak gjalpë, më pas shtojmë buljonin e mishit dhe e lemë të ziejë. Në fund shtojmë vezën e rrahur me kos dhe lëng limoni dhe e servirim të ngrohtë spërkatur me pak gjalpë të tretur.
-
VIDEO
Bollgur me midhje nga zonja Albana
Bollgur me midhje
Përbërësit:
- 400 gr bollgur
- 2 patëllxhanë
- 1 spec jeshil
- 1 spec të kuq
- 200 gr midhje
- 1 qepë e thatë
- 6-7 pomodorini
- 150 gr bizele
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- ½ lç spec djegës
- 2 thelpinj hudhër
- Turmerik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë hollë me pak vaj ulliri. Ndihmojmë zbutjen me pak kripë dhe më pas shtojmë patëllxhanët të prerë në kubikë të vegjël (pasi i kemi lënë më parë në ujë me kripë ). Shtojmë specat e prerë në kubikë, hudhrat, midhjet e pastruara, bizelet dhe erëzat.
Bollgurin që e kemi zjerë më parë e shtojmë tek perimet. Në fund vendosim domatet qershi, rregullojmë shijen me kripë piper dhe e servirim si të ngrohtë ashtu edhe të ftohtë.
-
VIDEO
Petë tigani në formën e flisë nga zonja Albana
Petë tigani në formën e flisë
Përbërësit:
- 1 kokërr vezë
- 500 gr miell
- 800 ml ujë ose qumësht
- Pak kripë
- Gjalpë ose vaj për lyerjen e tiganit
Mbushja:
- 150 gr gjizë
- 2 vezë
- 3 lgj kos
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezën me pak kripë dhe ujë, shtojmë miellin gradualisht derisa të krijohet një masë homogjene.
Lyejmë një tigan krepash me pak vaj ose gjalpë dhe hedhim një garuzhde nga brumi i krepave. Sapo krepi të krijojë bulëza e kthejmë nga ana tjetër. Kështu vazhdojmë me të gjithë krepat dhe më pas i shtrojmë në një tavë duke vendosur në çdo krep një shtresë me masën e gjizës të trazuar me vezë dhe kos. Në fund e spërkasim me pak gjalpë dhe djathë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.
-
VIDEO
5 Pyetjet nga Babaramo/ Opozita pas protestës, i ftuar Belind Këlliçi
‘Një Berishë ‘Non Grata’ në krye të Partisë Demokratike është një handikap që kalohet’, kështu u shpreh deputeti i PD-së Belind Këlliçi në ‘5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv. Por, surpriza e deklaratës së Këlliçit nuk ishte fakti që ‘Non Grata’ është një njollë që tejkalohet por krahasimi i Berishës është thjesht një deklaratë nga Tëitteri, madje këtë e ilustroi me kryeministrin e Indisë i cili i ‘shpëtoi’ Non Gratës së SHBA-ve dhe pati një takim me Obamën.
-
VIDEO
Berisha në listën e zezë, Këlliçi në ‘5 pyetjet’: Edhe kryeministri i Indisë ishte i shpallur ‘Non Grata’! Nuk shoh fatalitet, do tejkalohet
‘Një Berishë ‘Non Grata’ në krye të Partisë Demokratike është një handikap që kalohet’, kështu u shpreh deputeti i PD-së Belind Këlliçi në ‘5 pyetjet’ nga Babaramo në Report Tv.
-
VIDEO
Integrimi në BE/ Gjeta në Report Tv: Të diskutohet ndarja nga Maqedonia e Veriut! Dyshoj se Shqipëria do përballojë procesin e negociatave
Politologu Altin Gjeta foli në Report Tv në emisionin "Studio Live" nga gazetari Arbër Hitaj për celjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deri tani procesi ka qenë peng i vetos bullgare për RMV, ndaj Gjeta thekson se vlen për tu diskutuar që Shqipëria të vijojë rrugën e vetme drejt integrimit europian.
-
VIDEO
Bojkoti i avokatëve, Hajdari: Uroj të mos dënohen nga gjyqtarët! Vangjeli: Si u humb në 2008-ën shansi për reformimin e drejtësisë
Hajdari paralajmëroi dhe uroi që çështja të mos thellohej deri aty sa gjyqtarët të detyroheshin të dënonin avokatët
-
VIDEO
Vangjeli: Naivitet kriminal të mendosh se drejtësia e re do të ndryshonte klasën politike në vend
Sipas Vangjelit, kjo lidhet me ndarjen e pushteteve dhe se politika ndryshohet vetëm përmes zgjedhjeve. Vangjeli tha se drejtësia godet individin apo fenomenin, por jo të bëhet pjesë e lëvizjeve politike.
Sipas tij, kjo lidhet me ndarjen e pushteteve dhe se politika ndryshohet vetëm përmes zgjedhjeve. Vangjeli tha se drejtësia godet individin apo fenomenin, por jo të bëhet pjesë e lëvizjeve politike.
“Është kriminale të mendosh se drejtësia e re, qoftë edhe ajo hyjnore, do të ndreqë apo do të ndihmojë në përmirësimin e klasës politike. Sepse bie ndesh me ndarjen e pushteteve. Do ishte më e dëmshme të ndërhynte drejtësia në korrigjimin e klasës politike, sesa një klasë politike e keqe. Drejtësia godet individin, fenomenin. Politika vetërregullohet përmes sistemit të votës dhe kjo është thelbësore.
Vetëm ata që nuk e duan këtë vend e kanë artikuluar këtë dhe e kanë besuar naivët. Jo, drejtësia dhe politika janë dy pushtete të ndara. Do të godasë për shembull ministra të caktuar dhe kjo mund të sjellë mundësinë e përmbysjes së një qeverie dhe të zgjedhjeve të parakohshme. Por nuk ka gjë më të tmerrshme sesa një drejtësi me prapavijë politike. Në Italinë e 30 viteve më përpara ndodhi një gjë e tillë, shumë më e zbutur se kjo që themi sot. Gjyqtarët heronj u shndërruan në klasë politike dhe s’e bënë Italinë as më të mirë, as më të ndershme.
Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë në një vend të varfër si Shqipëria. Është ende shpejt, por s’është vonë për të parandaluar të ligët” – tha Lorenc Vangjeli.
-
VIDEO
Shkëlqim Hajdari: SPAK nuk mund të ndryshojë të gjithë historinë e korrupsionit në Shqipëri
Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari tha pasditen e së hënës se roli i SPAK është keqkuptuar nga opinion publik. Sipas tij, organi në fjalë nuk ka për detyrë të godasë vetëm korrupsionin në nivelet më të larta, pavarësisht dëshirës së qytetarëve.
Hajdari u shpreh se SPAK është një histori suksesi dhe një strukturë tepër profesionale. Ai tha se gjëja më e rëndësishmë është se sot kemi një strukturë të shkëputur nga ndikimi politik apo ai kriminal.
“Ne e kërkojmë shpëtimin nga korrupsioni, nga SPAK-u. Njerëz që nuk janë profesionistë kanë të drejtë ta kërkojnë nga ky organ sepse në fund të fundit u krijua një strukturë. Por nuk është kështu, sepse SPAK është sot një strukturë e mbrojtur nga ndikimi politik apo ai kriminal. Por nuk mund të ndryshojë të gjithë historinë e paligjshmërisë në Shqipëri.
Sigurisht opinion publik është më i interesuar për çështje të bujshme, por edhe ngjarjet e vogla duhet të hetohen. Suksesi më i madh i SPAK nuk është që janë dërguar në gjyq disa ish-ministra apo deputetë. Puna e SPAK është profesionale.
Kemi krijuar një strukturë që është e ngjashme me ato në Itali, Amerikë e të tjerë vende. SPAK ka dhënë prova për të fituar besimin e homologëve në botë fal disa operacioneve të përbashkëta. A do të kemi goditje të zyrtarëve të lartë? Sigurisht që do të ketë, por denoncimet duhet të kthehen ne prova” – tha Shkëlqim Hajdari në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV.
-
VIDEO
Srebrenica, Çupi në Report Tv: Olldashi është vrarë për arsye të brendshme të PD! Berisha takime të fshehta nga SHBA me Bullatoviç
Në përkujtimin e 27 vjetorit të masakrës së Srebenicës, analisti i njohur i ftuar në Studio Live në Report Tv me gazetar Arbër Hitaj foli rreth gjendjes së Shqipërisë aso kohe dhe sesi u prit nga vendi dhe qeveria aso kohe.
-
VIDEO
Ekskluzive/Pa Gjurmë gjen 41-vjeçarin Bedri Eminaj, flet me gruan:Dua të jem me ty
’Pa Gjurmë’ në Report TV gjen në Fushë Krujë 41-vjeçarin e humbur një vit më parë. Bedri Eminaj u zhduk më 13 korrik të vitit 2021, ndërsa telefonoi për herë të fundit bashkëshorten nga Kruja. Babai i dy fëmijëve kishte përfunduar në situatë rruge, pasi bashkëshortja e braktisi për shkak të dhunës që ai ushtronte mbi të. Falë një telefonate që mbërriti live në studion e ’Pa Gjurmë’ u lokalizua vendndodhja e tij. Stafi udhëtoi drejt Fushë Krujës, ku u takua me dëshmitarin, ai i cili e kishte ndihmuar në veshmbathje dhe ushqime Bedri Eminajn. Prej 10 muajve 41-vjeçari bënte jetën e një endacaku. Me një karrocë të mbushur me sende të vjetra, me mjekër dhe me kapele ’Pa Gjurmë’ u takua me Bedriun, ndërsa zhvilloi dhe një intervistë. Dukej i sfilitur nga vapa, por për të ishte kujdesur një familje nga Fushë Kruja. Për ’Pa Gjurmë’ 41-vjeçari me lot në sy tregon arsyet e largimit një vit më parë, nga banesa në Kavajë. Me një zë të ulët dhe fjalëpak, ai flet për ndarjen nga fëmijët dhe jetën e vështirë si endacak pas konflikteve me bashkëshorten. Ndërsa pranon se e ka dhunuar nga xhelozia, me ndjenjën e pendesës ai kërkon kthimin pranë familjes. ’Kam gati 10 muaj që jetoj jashtë duke mbledhur kanaçe dhe duke u ndihmuar nga qytetarët. Gruaja mori fëmijët dhe iku në një pallat me qira, ndërsa mua më la pa asgjë. Ndonjëherë punonte në rrobaqepsi, ndonjëherë nëpër hotele. Unë nuk doja që ajo të punonte në hotele, dhe për arsye xhelozie e kam dhunuar. Jam penduar për këtë që kam bërë dhe më ka marr shumë malli për fëmijët. Më ka marr malli edhe për motrën e vogël në Greqi. Dëshiroj të takohemi, se di për bashkëshorten, por unë dua të bashkohem me të. Nuk e kam ndarë dhe nuk dua ta ndaj. Unë dëshiroj të bashkohem me të, por ajo nuk do. Fëmijët nuk bëjnë dot pa aprovimin e bashkëshortes. Ishallla gëzohen kur të më shohin’- shprehet me lot në sy Bedri Eminaj