-
VIDEO
Flet një vit pas zhdukjes/Babai i dy fëmijëve:Jam penduar, dua të jem me ju
’Kam gati 10 muaj që jetoj jashtë duke mbledhur kanaçe dhe duke u ndihmuar nga qytetarët. Gruaja mori fëmijët dhe iku në një pallat me qira, ndërsa mua më la pa asgjë. Ndonjëherë punonte në rrobaqepsi, ndonjëherë nëpër hotele. Unë nuk doja që ajo të punonte në hotele, dhe për arsye xhelozie e kam dhunuar. Jam penduar për këtë që kam bërë dhe më ka marr shumë malli për fëmijët. Më ka marr malli edhe për motrën e vogël në Greqi. Dëshiroj të takohemi, se di për bashkëshorten, por unë dua të bashkohem me të. Nuk e kam ndarë dhe nuk dua ta ndarë. Unë dëshiroj të bashkhem me të, por ajo nuk do. Fëmijët nuk bëjnë dot pa aprovimin e bashkëshortes. Ishallla gëzohen kur të më shohin’- shprehet me lot në sy Bedri Eminaj Përtej kufijve të Shqipërisë, në një lidhje skype nga Greqia motra e 41-vjeçarit Luljeta Eminaj falenderon të gjithë ata që ndihmuan në gjetjen e të vëllait. ’Jam shumë e lumtur që ma gjetët vëllanë. Shëndeti i tij nuk është edhe aq mirë, kur fola ishte shumë I lodhur. Ju falenderoj juve dhe zotërinë që i ka qëndruar afër. Me bashkëshorten ka folur, por me fëmijët nuk e di nëse ka komunikuar. Sapo fola me tim vëlla vetëm kemi qarë. Ai nuk ka ku të shkojë, ishalla bashkohet me familjen, se gjendja e vështirë ekonomike dhe nga pija e shkatërruan’- u shpreh e motra Çifti me origjinë nga Golloborda, prej vitesh jetonin në qytetin e Kavajës. Fillimisht marrëdhënia mes tyre ishte e qetë, por gjithçka u shkatërrua kur 10 vite më parë Bedriu krahas konsumimit të alkoolit u bë edhe një person i dhunshëm. Ai kreu edhe 3 vite burg me akuzën ’dhunë në familje’, ndërsa përfundoi në mes të katër rrugëve ditën që bashkëshortja bashkë me fëmijët e braktisë nëntorin e vitit 2020.
-
VIDEO
'Rreze dielli' udhëton në Ferizaj, dr.Ylli Merja konsulta me qytetarët, zgjidhje për çdo sëmundje
Emisioni “Rreze Dielli’ ka udhëtuar në Kosovë bashkë me doktorin popullor Ylli Merja për të takuar qytetarët e Ferizajt, për të shprehur shqetësimet e tyre shëndetësore. Ata kanë ndarë me dr. Merjan shqetësimet e tyre shëndetësore, ndërsa kanë marrë këshilla të vyera për të kuruar sëmundjet e tyre.
Në fjalën e tij dr. Merja ka trajtuar një sërë sëmundjesh duke dhënë receta të ndryshme me përzierje bimësh, duke filluar nga prostata, migrena, diabeti apo tensioni.
Ja si mund të kurohen sëmundjet e ndryshme përmes bimëve medicinale sipas dr.Ylli Merja:
-
VIDEO
Makarona me ullinj dhe salcë domate nga zonja Albana
Makarona me ullinj dhe salcë domate
Përbërësit:
- 1 pako makarona spageti
- 200 gr salcë domate
- 1/2 lç spec djegës
- 2 thelpinj hudhër
- 200 gr ullinj pa bërthamë
- 1 lç kaperi
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
- Djathë kaçkavall
Përgatitja:
Vendosim në një tigan vajin e ullirit dhe kaurdisim hudhrën dhe specin djegës. Sapo hudhra të zverdhet e largojmë nga tigani dhe shtojmë kaperin, salcën e domates dhe ullinjtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë salcën derisa të bëhet kompakte. Makaronat e ziera për rreth 8 minuta i shtojmë tek salca duke i spërkatur me pak djathë kaçkavall të grirë.
-
VIDEO
Tavë dheu pikante me gjizë dhe speca nga zonja Albana
Tavë dheu pikante me gjizë dhe speca
Përbërësit:
- 500 gr speca jeshil
- 150 gr gjizë
- 50 gr djathë kaçkavall
- 50 gr ullinj
- 1 spec djegës
- 1 kokërr vezë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 1/2 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Skuqim specat, më pas shtojmë gjizën, ullinjtë, specin djegës dhe në fund ullinjtë dhe vezën. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kalojmë gatimin nga tigani në një tavë balte të ngrohur në furrë. E spërkasim me djathë kaçkavall dhe majdanoz dhe e lemë në furrë për pak minuta sa të marrë një sipërfaqe.
-
VIDEO
Supë me perime dhe nudëlls nga zonja Albana
Supë me perime dhe nudëlls
Përbërësit:
- 1 ls qepë të grirë
- 1 thelpi hudhër
- 1/2 lç xhinxher të freskët
- 3-4 bohçe brokoli
- 3-4 bohçe lulelakër
- 1 dorë spinaq
- 1 karrotë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 lgj soja
- 200 gr nudëlls
- Fara speci djegës
- Majdanoz
- Kripë, piper
- Fara susami
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me hudhrën dhe xhinxheren. Shtojmë pak ujë që të zbuten, hedhim karrotën e grirë, brokolin dhe lulelakrën. I lemë të ziejnë për 3 minuta dhe më pas shtojmë nudëllsat, spinaqin, koncentratin, piperin, majdanozin dhe sojën. Para se t'a servirim supën e spërkasim me fara susami.
-
VIDEO
“Sillet si boss e miliarder! “- Aktorja Eva Alikaj zbulon bisedën me Ermal Mamaqin: S'të llogarit fare
Në deklaratën e saj Eva nuk ngurroi të ironizonte Ermalin duke e cilësuar me fjalët ‘boss’ dhe ‘miliarder’. Ajo tha se ka respekt për atë si komedian por shtoi se ‘nuk e di se çfarë bën ai tani’. “Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë “Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.” Ai në telefon si bossi, producenti, miliardri. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën, ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai. Po ai është privat. Kam kërkuar rol edhe në Teatër, por nuk më jep njeri rol. Nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësia e tyre. Ermal Mamaqi nuk besoj që do më gjykojë mua. Është ai që është për punën që ka bërë si komedian dhe për atë që bën tani që nuk e di çfarë bën. Kam respekt për atë që bën. Kërkon rol dhe nuk të japin. Të rrijë edhe urtë? Në vend që të bëj prova jam në plazh. Unë jam aktore që mund të jap. Kur them unë janë edhe të tjerë.”
-
VIDEO
Kush nuk e do Eva Alikajn? Skandali me Teatrin kombëtar , ,telefonatat me Vera Grabockën
Ajo u ndal te produksionet private dhe te kineastët e rinj që provojnë të realizojnë filma. “Ermal Mamaqit përpara disa muajve, e mora në telefon dhe i thash kam dëgjuar që do të bësh një serial, do të kisha interes të angazhohesha. Ai kështu në telefon, si bosi producenti miliarder, seç më tha "të shoh” . Unë prisja të paktën të thotë njeriu… ta ketë për nder njëherë kur e mar në telefon se unë e çmoj veten time, më çmon populli.” E njëjta gjë më ndodh edhe në Teatër, kam kërkuar rol, s'më jep njeri rol, është e pakuptimtë. Duke qenë se jam aktive telefonova Vera Grabockën, për të marrë pjesë në ‘Dance with me’, përgjigjja e saj ishte 'oh zemër je 3 javë me vonesë, janë vendos Vipat, por i thashë: Kush janë Vipat?”- u shpreh ajo.
-
VIDEO
Parashikimi i horoskopit javor për datën 11 deri në 17 korrik nga astrologu Jorgo Pulla
Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 11 korrik deri në 17 korrik) ku sipas tij do të ketë ndikime tepër të mira dhe pozitive, megjithatë duhet të tregoni më shumë kujdes në blerjet e pakujdesshme.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 11 korrik 2022
Titujt e gazetave për sot, nga pas Butrintit dhe Pallatit të Brigadave qeveria jep me koncesion edhe Amfiteatrin e Durrësit te nga armiq në aleatë të Berishës e deri tek dokumenti sekret.
-
VIDEO
Kasketa - 12 aventura në Tiranë/ Liqeni i Bovillës
#reportTV #kasketa #kastrozizo #dajo Liqeni i Bovilles gjendet rreth 15 km ne verilindje te qytetit te Tiranes. Ai u formua rreth 15 vjet me pare ne pjesen e siperme te lumit te Terkuzes, te vendosur midis dy vargmaleve, Kruje - Dajt dhe Skenderbe - Mali me Gropa, hapesire e shtrire ne zonat e Krujes dhe Tiranes. Liqeni kufizohet ne perendim me malin e Gamtit dhe Brarit si dhe nga mali i Dajtit ne juglindje. Nga ana lindore kufizohet me malet e Xibrit dhe te Kotit te vendosur ne veriperendim midis malit te Skenderbeut dhe ne juglindje te malit me Gropa. Relievi eshte kodrinor - malor, ku erozioni dhe rreshqitja jane teper aktive. Rruga nga qendra e Tiranes deri tek diga e liqenit eshte mjaft e mire, ndersa ne ngjitje, rekomandohet te shkohet me automjete te larta per shkak te relievit kodrinor qe e karakterizon zonen. Zona perreth Bovilles ka nje bukuri mahnitese me ujevaren e Bovilles, gryken e Bovilles dhe shkembinjte perreth.
-
VIDEO
Summer Wine nga Kastro Zizo/ Një udhëtim në pyjet e Beratit
#reportTV #summerwine #kastrozizo Nese angazhimet tuaja po ju mbajne te mberthyer ne keto dite te nxehta, eja me ne per Summer Wine! Summer Wine do t’iu jape pushimet qe ju duhen kete vere! Bashkojuni dollise tone ne keto udhetime te paharrueshme ku do te takojme shume miq dhe do te perjetojme momente te mbushura plot jete e art! Summer wine, sepse ju meritoni nje summer plot wine!
-
VIDEO
Veri Jug - Nëna Dashuri dhe bujtina e jufkave
“Nëna Dashuri dhe bujtina e jufkave” ky është titulli i reportazhit që gazetari Agim Pipa, ka realizuar në fshatin Ravna në hyrje të qytetit të Peshkopisë. Personazh I reportazhit është mjeshtrja e gatimit të jufkave që ndryshe quhen mbreterëshat e tryezave dibrane. Historia e jetës së Dashuri Zerjas, gruas nga Slatina e Dibrës që u ul në sofrën e shtëpisë, qysh se ishte e vogël dhe, me ndihmën e dy gjysheve të saj, mësoi të gatuaj me miell gruri, me qumësht dhe me vezë petaset, ose jufkat e Dibrës. Pas martesës, ajo vendosi t’I bëjë jufkat në banesën e vogël njëkatëshe ku, dalngadalë, jufkat u bënë biznesi familjar I familjes Zerja. Sot Bujtina e jufkave është e njohur në Peshkopi dhe në të gjithë Shqipërinë për aromat e saj fantastike. Ndiqni reportazhin “Nëna Dashuri dhe bujtina e jufkave”.