• VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Nëna ma abortoi shtatzëninë në moshë të re’/Vajza: Prej vitesh s’flas, dua të përballem

    Një histori e fortë familjare trajtohet në “Pa Gjurmë”, ku një grua 46-vjeçare rrëfen përplasjen e gjatë me nënën e saj. E rritur pa përkrahje dhe me mungesë dashurie, ajo tregon momentet e vështira të jetës, akuzat që ka përjetuar dhe situatën e rëndë ku është detyruar të jetojë larg shtëpisë. Mes lotëve dhe dhimbjes, vajza kërkon një përballje të drejtpërdrejtë me nënën, duke shpresuar për një përgjigje dhe një zgjidhje pas vitesh konflikti. A do të ketë një pajtim apo përplasja do të thellohet edhe më shumë? Na ndiqni në “Pa Gjurmë”, çdo ditë ora 16:00 në Report TV, me gazetaren Odeta Dume.

  • VIDEO

    A u shkel Kanuni në vrasjen e Gentjana Mujecit në Lezhë? Historiani në Report TV: Nuk përdoret gruaja për gjakmarrje, është paburrëri!

    Në “Report TV”, gazetari Andi Bora dhe historiani Gjet Ndoji analizuan konfliktin 10 vjeçar mes familjeve Mujeci dhe Mhilli por edhe shkeljen e bërë në Kanunin e Lek Dukagjinit që nuk lejon marrjen e gjakut tek një femër.

  • VIDEO

    'Arlindi ka parime, Lapaj gaboi!' Debati në studio/ Muçi: Shyqyr s’bashkëpunuam! Çela: S’është faji jonë…

     

    Përplasje e fortë në studio mes deputetit Redi Muçi dhe pedagogut Ervis Cela. Debati ndizet rreth qëndrimeve politike dhe vendimeve të fundit, ndërsa përmendet edhe Arlind Qori si figurë me parime.

  • VIDEO

    GJKKO s’lejoi transmetimin live për Metën, Çela: Vlerën, seancat e kanë kur janë publike! Muçi: Çdo politikan e shfrytëzon gjyqin si një arenë për të dhënë mesazhe politike

    Pedagogu Ervis Çela i ftuar sot në ‘Studio Live’  tha se vlerën më të madhe seancat e kanë kur janë publike, duke qenë se edhe publiku shikon se drejtësia në vend zbatohet. Redi Muçi thotë se çdo politikan i shfrytëzon seancat e tij si një arenë për të dhënë mesazhe politike.

    • VIDEO

      Ekzekutimi i çiftit Mujeci/ Ish-prokurori Karanxha: Shqiptarët të largohen nga vetëgjyqësia! Gjoka: Gjakmarrje e pastër, në Lezhë 35 familje të ngujuara

      Vrasja e Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij 32 vjeçare Gentiana, një ditë më parë në Lezhë ka tronditur opinionin publik. Pjetër Gjoka, Misionar i Pajtimit të Gjaqeve tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ se vrasja e djeshme nuk ishte për hakmarrje por një gjakmarrje e pastër.

       
    • VIDEO

      Yzeiri për Report Tv: Gjyqet në GJKKO duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme! Kafazet e qelqta, s’përdoren as në vendet më diktatoriale

      Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar refuzoi sot kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për të transmetuar live në media procesin ndaj tij.

      Një kërkesë e ngjashme për seanca me dyer të hapura, në emër të transparencës publike, është bërë edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.

      Këtë vendim, analisti Ilir Yzeiri e kritikoi ashpër sot, duke e cilësuar si një shkelje të frymës së transparencës dhe ligjit, veçanërisht të nenit 339 të Kodit të Procedurës Penale.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Prill 2026 – Receta tradicionale / Horoskopi javor

      Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë tigani me qofte mishi në oriz & Kungulleshka me kos.

      Java e fundit e prillit sjell një valë energjish pozitive për të gjitha shenjat e horoskopit, por edhe sfida që kërkojnë kujdes dhe vetëkontroll. Vendosja e Hënës tek Dashi shton impulsivitetin, duke ndikuar në vendime, komunikim dhe marrëdhënie. Kjo është një periudhë ku shumë prej jush do të përballen me mundësi të reja në karrierë dhe në aspektin financiar. Në planin sentimental, disa shenja do të përjetojnë afrime të rëndësishme dhe lidhje më të qëndrueshme. Megjithatë, shëndeti dhe balanca emocionale kërkojnë vëmendje të veçantë. Por si parashikohet horoskopi në mënyrë të detajuar për çdo shenjë, e mësojmë në “Rreze Dielli” nga astrologia Denisa Shyle.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ' Shtypi i ditës' |'Gjyqet e Veliajt dhe Metës të bëhen LIVE', avokati: Qytetarët duhet të jenë të pranishëm

       

      Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

    • VIDEO

      Java e fundit e Prillit / Ndryshime të forta për të gjitha shenjat, kush fiton më shumë?

      Java e fundit e prillit sjell një valë energjish pozitive për të gjitha shenjat e horoskopit, por edhe sfida që kërkojnë kujdes dhe vetëkontroll. Vendosja e Hënës tek Dashi shton impulsivitetin, duke ndikuar në vendime, komunikim dhe marrëdhënie. Kjo është një periudhë ku shumë prej jush do të përballen me mundësi të reja në karrierë dhe në aspektin financiar. Në planin sentimental, disa shenja do të përjetojnë afrime të rëndësishme dhe lidhje më të qëndrueshme. Megjithatë, shëndeti dhe balanca emocionale kërkojnë vëmendje të veçantë. Por si parashikohet horoskopi në mënyrë të detajuar për çdo shenjë, e mësojmë në “Rreze Dielli” nga astrologia Denisa Shyle.

    • VIDEO

      Kungulleshka me kos nga zonja Albana

      Kungulleshka me kos

      Përbërësit:

      • 1 kg kungulleshka
      • 1 kg kos
      • 1 kokë hudhër
      • Vaj bimor për skuqje
      • 2 lgj vaj ulliri
      • 1 lgj miell
      • 1 tufë koper
      • Kripë
      • Piper i zi
      • Piper i kuq

      Përgatitja:

      Presim në disqe kungujt, i marinojmë me pak kripë dhe i shtrojmë në një tavë me letër pjekje në furrë të parangrohur. Marrim pak miell e skuqim në yndyrë dhe e shuajme me pak ujë. Shtojmë kosin e trazuar me hudhrën e shtypur me kopër dhe vaj ulliri. Bashkojmë salcën e kosit me kungujt e skuqur dhe e servirim të freskët.

    • VIDEO

      Gjellë tigani me qofte mishi në oriz nga zonja Albana

      Gjellë tigani me qofte mishi në oriz

      Përbërësit:

      • 2 qepë
      • 1 karrotë
      • 1 gjethe dafine
      • 1 lgj salcë speci ose domate
      • 300 gr mish i grirë
      • 200 gr oriz kokërr gjatë
      • 1 qepë
      • 1 vezë
      • Kripë, piper
      • Erëza sipas dëshirës

      Përgatitja:

      Fillimisht orizin e lëmë në ujë të nxehtë. Në një tas vendosim mishin e grirë, qepën e grirë në rende, vezën dhe erëzat. Krijojmë qoftet, të cilat duhet të jenë të ngjeshura si brumë dhe i kalojmë në orizin që e kemi kulluar nga uji i nxehtë. Në një tigan me yndyrë kaurdisim një qepë të grirë në gjysmë hëne derisa të marrë pak ngjyrë, më pas shtojmë karrotën e grirë në rende, salcën dhe erëzat me dafinën. Hedhim pak ujë dhe më pas vendosim qoftet që të gatuhen. Rregullojmë shijen me bimë aromatike dhe erëza sipas dëshirës.

    • VIDEO

      'Seancat për Metën dhe Veliaj të jenë publike', Avokati Duraj: Çdo qytetar mund të shkojë dhe...

       

      Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv