Pastiçe me spinaq dhe kos nga zonja Albana

12 Maj, 12:03 | Përditesimi: 12 Maj, 12:03

Pastiçe me spinaq dhe kos

Përbërësit:

  • 1 pako makarona
  • 6 lugë gjelle kos
  • 6 vezë
  • 1 tufë spinaq
  • 5 lugë gjelle vaj
  • Djathë sipas dëshirës

Për beshamelin:

  • 700 ml qumësht
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 vezë
  • Djathë kaçkavall i grirë
  • Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Ziejmë makaronat në ujë me kripë derisa të zbuten lehtë. I kullojmë. Në një enë të madhe përziejmë kosin me vajin, vezët dhe spinaqin e grirë. Shtojmë makaronat dhe sipas dëshirës edhe djathë të bardhë të thërrmuar. Masën e vendosim në tavë të lyer me pak gjalpë ose vaj. Përgatisim beshamelin. Kaurdisim miellin me gjalpin. Shtojmë gradualisht qumështin duke e trazuar vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. Rregullojmë shijen me kripë dhe arrë moskat. Në fund shtojmë vezët dhe kaçkavallin e grirë. Hedhim beshamelin sipër pastiçes dhe e vendosim në furrë në 200°C për rreth 40 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

MC/Shqiptarja.com