-
VIDEO
Me 0 lekë! Si të bëni vetë maskë hidratuese për trupin / Ideal para dhe pas depilimit
Pranvera është koha ideale për t’i rikthyer freskinë dhe shkëlqimin lëkurës, duke zgjedhur kujdes natyral dhe të thjeshtë në përditshmëri. Në rubrikën “Bëje vetë”, Niki dhe Stela sjellin një zgjidhje praktike dhe efektive: një maskë qetësuese që mund të përdoret si para ashtu edhe pas depilimit. Kjo përgatitje natyrale ndihmon në qetësimin e irritimeve, parandalon qimet e futura në lëkurë dhe siguron hidratimin e nevojshëm, duke e lënë lëkurën të butë dhe të shëndetshme gjatë gjithë sezonit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë, 'Shtypi i Ditës' 24 Prill | 'Duhen përgjysmuar në 70!' Qytetarët kritika për deputetët
-
VIDEO
Jeton me qentë e sharrit, njihuni me 50 vjeçarin e veçantë nga Bjeshkët e Pukës
Prej më shumë se 25 vitesh, historia e Dritan Frroku nis si një pasion i thjeshtë fëmijëror dhe shndërrohet në një mision jetësor. I lindur dhe i rritur në Bjeshkët e Pukës, ai i ka kushtuar jetën ruajtjes dhe mbarështimit të qenve të Sharrit, një racë e pastër që ai e quan me krenari “luani dardan”. Edhe pse me profesion arsimtar dhe aktualisht përgjegjës i Zyrës së Turizmit në Bashkinë Pukë, dashuria për këtë racë ka qenë gjithmonë pjesë e pandarë e jetës së tij. Sot, me rreth 50 qen të kësaj race, Dritani vazhdon ta ruajë dhe ta promovojë këtë trashëgimi të çmuar si një simbol krenarie kombëtare. Në një lidhje për emisionin Rreze Dielli, ai rrëfen përkushtimin dhe pasionin e tij të madh për qentë e Sharrit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kësaj race si një pasuri autentike shqiptare.
-
VIDEO
Heqja e qimeve, mënyra më e thjeshtë si ta bëni VETË në shtëpi dyllin natyral
Heqja e qimeve nuk ka pse të bëhet gjithmonë me produkte kimike apo metoda të kushtueshme. Me disa përbërës të thjeshtë që i keni në shtëpi, mund të përgatisni një përzierje natyrale efektive, që ndihmon në largimin e qimeve duke respektuar lëkurën. Në rubrikën “Bëje vetë”, Niki dhe Stela na tregojnë një recetë praktike dhe të sigurt, e cila jo vetëm që ndihmon në heqjen e qimeve, por edhe e lë lëkurën të butë dhe të hidratuar.
-
VIDEO
Pastiçe në 5 minuta me djathë nga zonja Albana
Pastiçe me djathë
Përbërësit:
- 500 gr makarona
- 500 ml qumësht
- 2 kokrra vezë
- 200 gr djathë
- 100 gr gjalpë
- 1 lgj vaj
- Pak miell
- Kripë
Përgatitja:
Ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me pak kripë dhe vaj për 5 minuta më pak sa tregon amballazhimi. Më pas i kullojmë. Tresim gjalpin. Rrahim vezët me pak qumësht. Te gjalpi i tretur shtojmë miellin duke e përzier. E shuajmë me qumësht dhe më pas shtojmë masën e vezëve të rrahura dhe qumështin e mbetur. Djathin e thërrmuar e përziejmë me makaronat dhe përsipër shtojmë masën e qumështit. E vendosim pastiçen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.
-
VIDEO
Sufle me spinaq nga zonja Albana
Sufle me spinaq
Përbërësit:
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë e thatë
- 2 presh
- 6 qepë të njoma
- 1 kg spinaq
- 2 lugë gjelle kopër
- 250 gr djathë miks (krem djathi, kaçkavall, mozzarella)
- Kripë, piper
Për kremin:
- 1 litër qumësht
- 80 gr niseshte
- 50 gr gjalpë
- 200 gr djathë kremoz
- 2 vezë
- Kripë, arrë myshk
Përgatitja:
Ngrohim vajin e ullirit në një tenxhere të gjerë dhe skuqim qepën e thatë, qepët e njoma dhe preshin për 3–4 minuta derisa të zbuten. Shtojmë spinaqin, rrisim temperaturën dhe e gatuajmë derisa të avullojnë lëngjet. Në fund shtojmë koprën e grirë, kripë dhe piper. E largojmë nga zjarri, dhe ndërkohë përgatisim kremin. Në një tenxhere përziejmë qumështin me niseshten dhe gjalpin derisa të trashet. Shtojmë kripën, piperin, arrën moskat, djathin kremoz dhe gjysmën e djathrave të grirë. I përziejmë derisa të shkrihen, e largojmë nga zjarri dhe shtojmë vezët duke i përzier shpejt. Bashkojmë masën e spinaqit me kremin dhe e hedhim në tavë të lyer me pak vaj. E mbulojmë sipërfaqen me djathin e mbetur dhe e vendosim suflenë në furrë në 180°C për 40 minuta.
-
VIDEO
TË FSHEHTAT e Hormuzit, jo vetën nafta por... Ish-diplomati Bilalli: Rrezikohet KATASTROFË digjitale
Ish-diplomati Bilalli analizon zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke komentuar rolin e SHBA dhe tensionet me Iranin. Ai flet për rrezikun e përshkallëzimit, çështjen e Hormuzit dhe mundësinë e një zgjidhjeje përmes negociatave.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Frontline' | Shifrat shokuese/ Zyrtarë të korruptuar dhe bandat, sa miliona € vijnë nga korrupsioni?
Juristi Spahiu tha se veç të mirave të shumta që sjell futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ky proces do të shoqërohet edhe me ndryshime që sipas tij do të ndikojnë për keq në jetën e shqiptarëve.
-
VIDEO
Supë e ftohtë me krem djathi, kopër dhe qepë nga zonja Albana
Supë e ftohtë me krem djathi, kopër dhe qepë
Përbërësit:
- 1 pako krem djathi
- 1 lgj qepë të njomë ose të thatë
- 1 lugë gjelle kopër e grirë
- 1/2 lugë çaji kripë
- 1–2 lugë gjelle vaj ulliri
- Pak fara susami, kungulli ose luledielli
Përgatitja:
Në një tas shtojmë kremin e djathit, hedhim qepën e grirë shumë imët se bashku me koprën. Shtojmë kripën dhe e përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Shtojmë pak fara për teksturë dhe shije. Në fund e spërkatim sipër me vaj ulliri. E lëmë 10–15 minuta në frigorifer që shijet të bashkohen më mirë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 24 prill 2026
Titujt e gazetave për sot, nga çfarë po "gatuan" PD dhe PS për Reformën Zgjedhore te SPAK zgjat hetimet për Ballukun e deri tek lamtumirë profesor Rexhep Qosja!
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 24 prill 1996/ Shkelje e rëndë e Kushtetutës, Berisha President i vendit por edhe i pari në listën e PD-së për zgjedhjet e 26 majit
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 24 prill 1996 pasqyroheshin gjerësisht zhvillimet nga kampet e partive poltike në prag të zgjedhjeve të 26 majit. Kopha Jonë denonconte një shkelje të rëndë të kushtetutës pasi Sali Berisha President i vendit do kandidonte edhe për deputet njëkohësisht. Në Koha Jonë shkruhej : “Berisha kandidat për deputet i PD”. Gazeta Shqiptare pasqyronte se çfarë po ndodhte me gjyqin e atyre që Komisioni i Verifikimitt ë Figurave i kishte përjashtuar nga kandidimi.
-
VIDEO
Kreshnik Spahiu: Shqiptarët e duan BE-në, integrimi do dyfishonte emigracionin, por rrezik asimilimi
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00