-
VIDEO
Kriza nga lufta, Anastas Angjeli: Rolin kryesor e ka qeveria dhe jo banka, tre sektorët që duhen ndihmuar me paketa financiare
Anastas Angjeli është zgjedhur së fundmi nga Kuvendi si Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Për të folur rreth detyrës së tij të re dhe krizës ekonomike që imponon lufta Rusi-Ukrainë, ish-deputeti socialist ishte i ftuar në ‘Kontrast’ të Report TV.
-
VIDEO
Zbuloi autorët e krimit makabër, e ’heqin qafe’ afër shtëpisë/Nëna:Humba dy djem
Një 62-vjeçare nga Tirana vjen të rrëfejë kalvarin e dhembjes së një nëne me një peshë të rëndë që mban mbi supe. Ajo quhet Melita Ziza dhe vjen të ndajë për publikun historinë e jetës. Si u nda për së gjalli me djalin që ndodhet pas hekurave i dënuar me burgim të përjetshëm, por edhe ndarjen nga jeta të djalit tjetër që u ekzekutua ne afersi te Medresese Ziza me arme zjarri. Si jeton sot 62-vjeçarja, pas dy tragjedive që ndodhen në familjen Ziza njëra pas tjetrës. Shpëtim Ziza u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit, Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2007. Ndërsa Sajmir Ziza u ekzekutua në Tiranë, në vitin 2014, ngjarje që u klasifikua si hakmarrje ndaj aktit makabër që kreu i vëllai. Me duart e mbledhur grusht sa më shumë kalojnë vitet aq më tepër rëndojnë mbi të. 62-vjeçarja i ka mbetur vetëm vajza e vetme, pasi bashkëshorti ka emigruar në shtetin grek. Emri i kësaj familje në rrethinat e Tiranës u lakua në pak minuta pasi opinion public u trondit shumë pas vrasjes së të miturit me autor Shpëtim Zizën. Deri në atë moment të kobshëm jetuan në Peshkopi, por frika nga gjakmarrja i detyroi të zhvendosen në Tiranë, aty ku pak vite më pas do të ekzekutohej djali i dytë. Kryefamiljari pas vrasjes së të birit u largua për në Greqi, ndërsa mbetën vetëm gratë e shtëpisë. Cdo marëdhënie me botën jashtë tashmë është shkëputur. Të burgosur në shpirt e zemër frika e gjakmarrjes, qëndron ende në pragun e shtëpisë, në atë shtëpi që u la me gjak pas vrasjes së Sajmirit. Viktima e fundit ishte 27-vjecari, babai i një fëmijë 11 muajsh, i cili punonte si emigrant për të siguruar të ardhura, por i vrarë sepse ishte “i miri” i familjes Ziza, ku i “keqi” Shpëtimi kreu një krim që mendja njerëzore nuk arrin ta rrok dot...
-
VIDEO
Përfaqësuesi ligjor i ‘Rithemelimit’: Ankimimi i Alibeajt për statutin e Berishës jo legjitim, s’duhet të merret në konsideratë! Mandati jonë, s’ka skaduar
Përfaqësuesi ligjor i “Rithemelimit” Ledio Nuraj tha për Report TV se vendimi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj të ankimonte vendimin e Gjykatës së Tiranës që njohu statutin e Kuvendit të Berishës, në 11 dhjetor është jo legjitim dhe as që nuk duhet të merret në konsideratë.
-
VIDEO
Deputeti shqiptar drejt një mandati tjetër në Kuvendin serb: Me drejtimin e Vuçiç të drejtat tona janë përkeqësuar! ‘Open Balkan’ duhet të punojë dhe në këtë drejtim
Deputeti shqiptar Shaip Kamberi është drejt fitores së një mandati tjetër në Kuvendin e Serbisë. Për Report TV, Kamberi shpjegon se deri më tani janë 95% e votave të numëruara dhe pritet që rezultati përfundimtar të shpallet në 20:00. Aktualisht Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit ka rreth 9 mijë vota. Kamberi shpjegoi se sipas ligjit serb, listave të pakicave iu jepet një bonus plus 35% të votave.
-
VIDEO
Ylli Merja: Trajtimet bimore për spektrin e autizmit
Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ këshilloi prindërit në lidhje me trajtimet bimore të spektrit të autizmit.
-
VIDEO
Pite tradicionale me spinaq dhe miell misri në 5 minuta nga zonja Albana
Pite tradicionale me spinaq dhe miell misri në 5 minuta
Përbërësit:
200 gr spinaq
150 gr çikore
700 gr kos
1 lgj kripë
1 lgj fryrës
100 ml vaj
3 vezë
300 gr djathë i butë
2 gota miell misri
1 tufë koper
Bishta qepësh
Fara të ndryshme
Vezë për lyerjen e sipërfaqes
Përgatitja:
Në një tas vendosim jeshillëqet e pastruara. Shtojmë kripë, piper, vezë, kos, vaj. I përziejmë të gjitha së bashku dhe më pas shtojmë gradualisht miellin e misrit. Djathin e bardhë e shtypim më një pirun dhe e shtojmë së bashku me bimë aromatike sipas preferencës. Lyejmë një tavë me pak vaj, shtrojmë masën, e nivelojmë mirë dhe më pas e lyejmë me një vezë të trazuar me pak vaj. E spërkasim me fara të ndryshme dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.
-
VIDEO
Supë krem pule me spinaq nga zonja Albana
Supë krem pule me spinaq recetë e shpejtë, super e shëndetshme
Përbërësit:
1 fileto pule
1 qepë e thatë
1 dorë spinaq
200 gr kos
2 lgj miell
1 vezë
1 lgj gjalpë
1 tufëz majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim një qepë të grirë imët. Sapo qepa të zbutet shtojmë buljonin me copëzat e pulës të ziera. E lemë të marrë valë në temperaturë të ulët. Më pas shtojmë çikoren dhe spinaqin, kryesisht pjesën e bishtave. Në një tas rrahim vezën me pak miell dhe kos. E shtojmë në tenxhere dhe e lemë supën të ziejë për 3 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper
-
VIDEO
Qofte me patate dhe presh të zhytura në salcë nga zonja Albana
Qofte me patate dhe presh të zhytura në salcë të kuqe, recetë ekonomike
Përbërësit:
4 patate
2 presh (pjesa e bardhë)
1 lgj vaj ulliri
1 qepë e thatë
2 thelpinj hudhër
2 bishta qepe
1 lgj nenexhik i thatë
1 vezë
1 lgj miell / galetë
200 gr salcë domate
kripë, piper
vaj për skuqje
Përgatitja:
Ziejmë patatet, pasi ftohen i bëjmë pure. Kalojmë preshin në tigan derisa të zbutet. Shtojmë galetën, hudhrën, qepën e thatë të grirë imët, bishtat e qepëve, nenexhikun, vezën, kripën dhe piperin. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe e lemë në frigorifer për rreth 20 minuta. Më pas i skuqim qoftet sa të marrin një faqe ose i vendosim në furrë. Shtojmë në tigan ose në tavë salcën e domates dhe e lemë derisa salca të lidhet.
-
VIDEO
Brrari, fshati i ullinjve të paqes
#reportTV #lajmeshqip #lajme Veri jug ka udhëtuar në periferi të Tiranës, në lindje të saj, dhe është ndalur në fshatin Brrar, një fshat me një histori të spikatur. Prej fisit dhe flamurit të Skurajve që ka mbretëruar në Brrar në shekujt e paramesjetës, ka prejardhjen sot edhe emblema e Bashkisë së Tiranës. Takim me banorë autoktonë të Brrarit dhe me bujq që ekonomitë e familjes e mbështesin tek ullinjtë e lashtë dhe ullinjtë e rinj, si një kapital dhe pasuri që, përmes punës, ju falin të ardhura të mjaftueshme ekonomike.
-
VIDEO
Brrari, fshati me histori të spikatur
Në Brrar, banori I vjetër 90 vjecar Ismail Cani, rrëfen historinë e fshatit Brrar, një fshat ku jeta fillon qysh prej mijra vjetësh. Historia e së kaluarës dhe historia e sotme e fshatit që I dha Bashkisë së Tiranës, emblemën e trashëguar nga fisi I lashtë I Skurajve
-
VIDEO
Ullinjtë e familjes Xhafa në Brrar
Bujku Muharrem Xhafa në fshatin Brrar tregon historinë e jetës dhe punën me ullinjtë e trashëguar nga të parët e tij, si dhe mbjellja e ullinjve të rinj, si një kapital mbështetës për ekoniminë e familjes.
-
VIDEO
Brrari, fshati turistik?
Brrari, si fshat piktoresk që përgatitet të presë turistë, por një fshat I ndotur në mjedis nga kucedrat e fabrikave të inerteve.