-
VIDEO
Java e vendimeve të mëdha…ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sipas astrologut Jorgo Pulla
Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 4 Prill deri në 10 Prill) për të gjitha shenjat, ndërsa tha se Dashi dhe Binjakët duhet të tregojnë kujdes këtë javë:
“Më kujdes duhet të ketë Dashi dhe Binjakët, kurse shigjetarët dhe viërgjërsha kanë ndikime pozitive sepse dhe mënyra dhe mundësitë që u jepen kanë shanse të mëdha” tha ai.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 4 Prill 2022
Titujt e gazetave për sot, nga ekzekutim mafioz te kthesa e Rinasit te arsyet e sulmit të ri ndaj Bashës e deri tek Interi mposht Juven me polemika.
-
VIDEO
N’kohë-Pengu i aktores Zamira Kita.Në Korçë për intervistë
-
VIDEO
Sot nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit, ish-Myftiu i Tiranës në Report Tv: Nata e Kadrit me 27 prill, e rëndësishme sadakaja në 10 ditët e fundit për të pamundurit
TIRANË- Sot ka nisur Muaji i Shenjtë i Ramazanit, teksa ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gura në studion e Report Tv, ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme për të gjithë besimtarët myslimanë që zgjedhin të agjërojnë për 30 ditë. Ai ka zbuluar se nata e Kadrit, sipas përllogaritje i do të jetë në 27 prill, një natë shumë e rëndësishme e këtij muaji të shenjtë
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli për arrestet: Paraburgimi, “komunistët” e drejtësisë mbushin qelitë e burgut
Për analistin Lorenc Vangjeli, masa ‘arrest me burg’ që aplikohet rëndom nga organet e akuzës, është e ekzagjeruar në shumë raste. 'Eshtë një masë ekstreme, një masë përjashtimore, por që përdoret rregullisht
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 2 Prill 2022
Titujt e gazetave për sot, nga sa rriten pensionet në fshat e qytet te si u shthur "Foltorja" për 30 ditë e deri tek takimi sekret i Borës me Donaldin larg syrit të publikut.
-
VIDEO
PD bashkë apo të ndarë? Saga e arrestimit të Alqi Bllakos
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka fajësuar Lulzim Bashën për përçarjen brenda Partisë Demokratike, ndërsa tani kur po bëhen sipas saj përpjekjet për bashkim ai është larguar.
-
VIDEO
Bashkë apo të ndarë? Vokshi në Report Tv: Basha na përçau dhe iku! Berisha me koalicionet e duhura rikthen PD në pushtet! Kryeredaktori i RD: Kriza në PD, e shëndetshme
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka fajësuar Lulzim Bashën për përçarjen brenda Partisë Demokratike, ndërsa tani kur po bëhen sipas saj përpjekjet për bashkim ai është larguar.
E ftuar në studion e Report Tv, deputetja tha se Lulzim Basha si kryetar “i nxori mallin” e partisë komuniste, duke e paralelizuar me Enver Hoxhën për mënyrën sesi merrte vendimet brenda Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Spak shpatë apo shpresë për ndëshkim?
Shkëlqim Hajdari tha për ‘Kontrats’ në Report TV se organi i akuzës duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur kërkon në Gjykatë urdhër-arreste për një qytetar. Sipas Hajdarit, kërkesa duhet të shoqërohet me prova të forta, por edhe me verifikim mbi pasuritë dhe paratë e personit që kërkon të vihet nën pranga. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha se pasuesi i Metës në Presidencë duhet të jetë një figurë konsensuale.
-
VIDEO
Në hetime kanë dalë emra të tjerë të pa përmendur në komisionin e inceneratorëve! Kush është personazhi misterioz që përmendi Lorenc Vangjeli?
Një ditë para se SPAK të lëshonte urdhër-arrestin për deputetin socialist Alqi Bllako, analisti Lorenc Vangjeli, në studion e Kontrast, përballë ministres Elisa Spiropali, e paralajmëroi këtë ngjarje në studion e ‘Kontrast’. Por këtë të premte, Vangjeli tha se të tjerë personazhe mund të përballen me drejtësinë për çështjen e ‘Inceneratorëve’.
-
VIDEO
Kthehet nga kurbeti pas vdekjes së nënës,babain e gjen të martuar zhduket lushnjari
Adoleshent emigroi drejt Greqisë, por sot Haxhi Tata, 40-vjeçari nga Lushnja, rezulton i humbur. Nëna e la të vogël, pasi ndërroi jetë në moshë të re, ndërsa babai u martua sërish. Haxhiu ishte një djalë i pjekur tashmë, kur në shtëpi do të vinte një tjetër grua, ndërkohë që ai kishte emigruar. Djali e pranoi në heshtje vendimin e të atit, por nuk u bë kurrë pengesë për këtë marrëdhënie të re. Dhembja për nënën, ishte strukur thellë në shpirtin e të riut, kur bashkë me fëmijërinë kishte marr që herët rrugët e kurbetit. Ai u largua për të realizuar ëndrrat e mëdha djaloshare, sikundër cdo bashkëmoshatar kur në moshën 15-vjeçare emigroi për herë të parë në Greqi. Për vite me radhë ai e përshkoi disa herë tokën greke, duke punuar në ndërtim në disa zona të ndryshme. Më në fund arrin të zhvendoset në Lamia të Greqisë. Nga viti 2003 deri në vitin 2004 ruajti kontakte të vazhdueshme me familjarët. Madje, nuk mungoi as në festat e fundvitit, ndërsa qëndroi në Shqipëri për dy javë. Me kthimin e tij në Greqi, në ditët e para të janarit në vitit 2004 ai komunikon për herë të fundit me babain e tij Ademin. Në këtë bisedë me atin ai ishte shprehur i vendosur se do të largohej, ku arsyeja e vetme ishte të bashkohej me dy motrat. Të njëjtën e gjë ia kishte pohuar dhe një prej kushërinjve me të cilin punonte në Greqi. Mesa duket, për Haxhiun ishte momenti për të realizuar dëshirën e tij, atë për t’u bashkuar me dy motrat dhe të afërmit që jetonin në Itali. Pata se të nisej foli me njërën prej motrave, e cila në atë kohë jetonte në Oristano të Sardenjës. Sofia e priti të vëllanë, me mendjen se do të mbërrinte shpejt, pasi nga pohimi i tij kishte prerë edhe biletën, por Haxhiu humbi kontaktet dhe nuk mbërriti dot në destinacion. Cila ishte arsyeja që Haxhiu ndryshoi mendje në momentin final ? A e kishte prerë vërtetë ai biletën, apo ka patur tjetër plan ? Pse u largua dhe i la në dhomë sendet përsonale dhe paratë ? Kush mund ta ketë nxjerrë nga shtëpia, atë ditë kur humbi gjurmët ? Familjarët ngrenë pikëpyetje të mëdha për zhdukjen e 40-vjeçarit, ndërsa sipas dëshmisë së pronarit grek ai kishte dalë nga banesa duke lënë aty, sendet personale dhe një sasi të konsiderueshme parash.
-
VIDEO
Arrestimet për Inceneratorët, Xhixho në Report TV: Drejtësia ka vepruar me vonesë, hetimi i SPAK të shtrihet deri në kupolën qeverisëse
Afera e Inceneratorëve ka çuar pas hekurave një ish-ministër dhe një ish-deputet, por për nënkryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, drejtësia ka vepruar me vonesë. E ftuar në Report Tv, Xhixho thotë se hetimet e SPAK nuk duhet të mbeten në nivel dytësor, por të shtrihen deri në kupolën qeverisëse.