• VIDEO

    Historia frymëzuese e vëllezërve shqiptarë që bëjnë art me kafe në Amerikë

    Përmes një lidhje skype në emisionin ‘Rreze Dielli’ ishte i riu shqiptar Hasan Dalipi, i cili bashkë me vëllain e tij, kanë arritur të krijojnë biznesin e tyre në Boston, ku bëjnë art me kafe.

  • VIDEO

    Menu iftari sipas traditës turke, me shumë shije për agjëruesit

    Blogerja Elona, nga blogu ‘You can cook it’ sjell një menu iftari sipas traditës turke, për të gjithë ata që agjërojnë këtë muaj

  • VIDEO

    Boston, kafe falas me logon ‘Rreze Dielli’. Ja aventura e re

    Përmes një lidhje skype në emisionin ‘Rreze Dielli’ ishte i riu shqiptar Hasan Dalipi, i cili bashkë me vëllain e tij, kanë arritur të krijojnë biznesin e tyre në Boston, ku bëjnë art me kafe.

  • VIDEO

    Pure me mish viçi dhe salcë domate nga zonja Albana

    Pure me mish viçi dhe salcë domate

    Përbërësit:

    500 gr mish viçi

    2 qepë të thata

    4 lgj vaj ulliri

    1 lgj miell

    1 gjethe dafine

    3 thelpinj hudhër

    ½ fç verë të kuqe

    1 lgj salcë domate

    1 tufë majdanoz

    Kripë, piper i zi, piper i kuq

    Për purenë:

    5 patate

    3 lgj gjalpë

    1 gotë qumësht

    ½ tufë kopër

    Djathë kaçkavall

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht presim mishin në kubikë dhe më pas e kaurdisim së bashku me qepët e grira imët. Pasi mishi të ketë ndryshuar ngjyrë e shuajmë me verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë hudhrën të prerë në feta, salcën e domates dhe një gjethe dafine. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

    Në një enë tresim miellin në pak ujë dhe e shtojmë tek mishi. Shtojmë majdanoz dhe erëza sipas dëshirës dhe e servirim spërkatur me piper të freskët të bluar shoqëruar me purenë e patates.

    Ndërkohë që gatuhet mishi vendosim patatet të ziejnë. I shtypim me pirun i vendosim në një tenxhere me qumësht të ngrohtë dhe gjalpë të shkrirë. E punojmë purenë dhe në fund shtojmë pak djathë të grirë dhe kopër.

  • VIDEO

    Felaj në Report Tv: Presidenti të mos identifikohet me asnjë parti politike! Po punojmë më grupet parlamentare për të gjetur një emër konsensual

    Mazhoranca nuk është e interesuar që presidenti i ri i vendit të jetë një figurë e identifikuar me një parti politike, thotë deputetja socialiste Ermonela Felaj. Duke u ndalur tek zhvillimet brenda Partisë Socialiste, Felaj tha se sot në mbledhjen e asamblesë pritet që të miratohet rendi i punës për Kongresin që do të mbahet 9 prill. Felaj tha se kryetarët e degëve të cilët do të shkarkohen mund të rikandidojnë sërish

  • VIDEO

    Supë me kungull të njomë, kos dhe nenexhik nga zonja Albana

    Supë me kungull të njomë, kos dhe nenexhik

    Përbërësit:

    500 gr kunguj të njomë

    Vaj për skuqje

    2 lugë kos

    2 lugë miell

    1 lugë gjalpë

    1 lugë nenexhik

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim kungujt në shirita ose në feta dhe i skuqim me pak vaj ulliri. Më pas i vendosim kungujt në një letër kuzhine dhe i spërkasim me kripë dhe piper.

    Në një tigan kaurdisim me pak gjalpë miellin dhe sapo mielli të ndryshojë ngjyrë shtojmë kosin dhe ujë të ngrohtë. Sapo të marrë valë shtojmë kungujt dhe e lemë supën të gatuhet në temperaturë të ulet për pak minuta.

    Në një tigan aromatizojmë pak gjalpë me bimë aromatike dhe e përdorim në servirjen e supës.

     

  • VIDEO

    SHBA: Nuk njohin PD-në e Berishës

    Përçarja e Partisë Demokratike nuk duhet të shihet si një tragjedi, por duhet përdorur si një moment historik për të bashkimin e partisë. Kështu ka deklaruar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ai thotë se ka ardhur koha që në Partinë Demokratike të shihet përtej figurës së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 6 Prill 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Edi Rama dorëhiqet nga kryetar i PS nëse humb zgjedhjet te PD drejt shpalljes "non grata" e deri tek zgjedhjet në Serbi i fitoi Putini.

  • VIDEO

    Përçarja PD, Çaça në Report Tv: Nuk duhet ta shohim si tragjedi, ta përdorim si moment historik për të bashkuar partinë! Elezi: Berisha duhet të hapë garë me debat me kandidatët

    Përçarja e Partisë Demokratike nuk duhet të shihet si një tragjedi, por duhet përdorur si një moment historik për të bashkimin e partisë. Kështu ka deklaruar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ai thotë se ka ardhur koha që në Partinë Demokratike të shihet përtej figurës së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

  • VIDEO

    Lufta në Ukrainë, Ralf Gjoni thirrje për bashkim në Report Tv: Të mblidhemi të premten në Tiranë për të dënuar agresionin rus

    Përmes studios së Report Tv, Ralf Gjoni ka bërë një thirrje për t’u bashkuar në një manifestim ditën e premte kundër agresionit rus në Ukrainë.

    Sipas ish-deputeti shqiptarët duhet të jenë më vokal lidhur me kauzën e Ukrainës, pasi është një kauzë shumë fisnike.

    “Kjo është një iniciativë që mësa kam dijeni është marrë nga komuniteti Ukrainës në Tiranë. Kauza është shumë e rëndësishme. Rritja e çmimeve dhe pasiguria e krijuar në familjet shqiptare është pasojë e luftës në Ukrainë. Kjo nuk do të thotë që qeveria shqiptare nuk duhet të marrë masat e duhura, por kriza në Ukrainë është shumë e rëndësishme. Ne kemi një detyrim moral si shqiptar të jemi aty të premten për të mbështetur kauzën e popullit të Ukrainës, që është një kauzë fisnike. Ne e kemi kaluar edhe me Kosovën. Si shqiptarë duhet të jemi më vokal, kemi qenë më pak prezent se popujt e tjerë. Duhet të japim një mesazh që shqiptarët nuk janë një popull anti-rus, por që dënojnë fortë agresionin rus në Ukrainë. Në luftë ka rregulla! Ka ligje ndërkombëtare që duhet të merren parasysh.”, tha ai.

  • VIDEO

    Basha president? Ralf Gjoni shkrihet së qeshuri në studion e Report Tv: Humor! LSI nuk e kënaq oreksin politik të Metës, shpresa e tij një parti e re

    Ish-deputeti Ralf Gjoni i ftuar në Report Tv për të folur rreth zhvillimeve të fundit brenda Partisë Demokratike, e cilësoi dorëheqjen e Lulzim Bashës shumë të vonuar, ndërsa theksoi se duhet të ishte larguar pas humbjes së tij të parë.

  • VIDEO

    ‘Ish i dashuri më la të vetme shtatzënë,burri ma di të vërtetën/Pas 30 vitesh të dy…

    Historia e një 52-vjeçare nga Mallakstra na rikthen 30 vite pas. Eshtë Pengu që e mundon prej kohësh nënën e 3 fëmijëve. Edhe pse për Dashurinë është e vështirë të rikthej në kohë ngjarjen që i shenjoi jetën, ajo merr guximin ta rrëfejë pasi sot është në kërkim të djalit, që e bëri nënë për herë të parë. Sapo kishte mbushur 17 vjeç kur ra në dashuri me një djalë 3 vite më të madh, një marrëdhënie e cila zgjati deri ditën kur Dashuria mbeti shtatzënë. Ditën që i dashuri e mësoi këtë fakt braktis vajzën me të cilën kishte jetuar për afro 5 vite dhe largohet drejt Greqisë. E mbetur vetëm në pritje të një djali për Dashurinë kjo braktisje ishte fundi i të gjitha ëndrrave, që ajo kishte thurrur për një familje të ngrohtë mes premtimeve të mëdha për një dashuri sikundër kishte edhe emrin. Ishte 22 dhjetori i vitit 1992 kur ajo sjell në jetë djalin, të cilin nuk mundi ti vinte një emër përveç mëmësisë. Foshnja e lindur në Maternitetin e Fierit u braktis nga nëna, tek e cila që nga ai çast ende dhe sot la një zbrazëti në shpirtin e saj. Një fëmijë i pafajshëm që u mohua edhe nga familja e të atit, ndaj kjo detyroi nënën të marr vendimin për ta lënë në maternitet, pa mësuar më asgjë për fatin e tij. Ajo kthehet pranë familjes së saj dhe 6 muaj më pas vendos të rimartohet me një tjetër djalë me të cilin jeton ende sot dhe janë prindër të tre fëmijëve. Ajo kurrë nuk ia fshehu të shkuarën e saj dhe ai gjithnjë ka qenë mbështetja e saj më e madhe. Me dëshirën për të njohur të njohur vëllain më të madh dhe për ta patur më pranë tyre kjo kërkesë për ta gjetur vjen edhe nga dy motrat dhe vëllai i tij më i vogël.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv