• VIDEO

    Deputeti socialist në Report Tv: PS ka aplikuar reformat më të guximshme ndonjëherë! Arrestimi i Bllakos? Përgjegjësia individuale, s’mund të dalë një parti përpara SPAK

    Deputeti Lavdrim Krashi i cili është rikthyer në Shqipëri dhe në PS pas 30 vitesh në Britaninë e Madhe, tha në Report Tv se kjo është partia më moderne që ka aplikuar reformat më të guximshme ndonjëherë në vendin tonë.

  • VIDEO

    Lufta/ Deputeti britanik në Report Tv: Duhet të tregojmë që nuk jemi të varur nga gazi rus! Deputetja: Bota po solidarizohet me ukrainasit

    Deputeti britanik Daniel Kawczynski tha në Report Tv se duhet të tregojmë që jemi jo vetëm kundër Vladimir Putin në këtë luftë, por edhe që nuk jemi të varur nga gazi rus. I dërguari i Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers thotë se kryeministri Boris Johnoson ka qenë i ashpër me sanksionet ndaj Rusisë. Ndërkohë, deputetja britanike Lisa Cameron se kjo situatë ka bërë bashkë komunitetin ndërkombëtar.

     
  • VIDEO

    Shqiptarët në Londër, deputeti britanik për Report TV: Tani që jemi jashtë BE, po punojmë për t’u ofruar kushte sa më të mira

    Deputeti britanik, Daniel Kawczynski thotë për Report Tv se tani që Britania e Madhe është jashtë Bashkimit Europian po punon për t'i ofruar shqiptarëve në Londër dhe Britani kushte sa më të mira. Deputetja Lisa Cameron thotë se Britania e Madhe do të punojë edhe sa i përket problemeve me vizat e shqiptarëve.

    “Po ka lidhje shumë të forta. Kemi takuar shumë shqiptar që kanë ardhur në Britaninë e Madhe dhe kanë një arsimim fantastik, që vijnë ta zgjerojnë në Britaninë e Madhe, por edhe që duan të rikthehen përsëri këtu për të dhënë kontribut. Por, kemi patur edhe disa probleme të tjera në lidhje me vizat dhe kemi rënë dakord që ne si deputet kur të kthehemi do të flasim për këto çështje kur të kthehemi”, tha deputetja britanike Lisa Cameron për gazetarin Arbër Hitaj.

    Unë kam ardhur bashkë më një asistenten time nga Rosburry që është Shqiptare, quhet Arlinda dhe është një sipërmarrëse. Ajo bën një punë të madhe në zonë time politike me komunitetin. Unë si deputet e kam parë në zonën time, kontributin e madh që shqiptarët japin në Britani. Tani që jemi jashtë Unionit Europian, ne duam që të krijojmë kushte sa më të mira për shqiptarët që jetojnë atje, apo duan të vijnë të jetojnë dhe punojnë në Britani. Por edhe e kundërta, ne duam sa më shumë shkëmbime kulturore dhe ekonomike mes Londrës dhe Tiranës dhe pse jo edhe britanikë që të vijnë të jetojnë këtu”, u shpreh Daniel Kawczynski.

  • VIDEO

    Rritet me 7 lekë çmimi i naftës! Nga sot deri në 12 prill, do të shitet me 233 lekë për litër! Rritet me nga 1 lekë benzina dhe gazi! Pakica marzh fitimi 12 lekë/litri

    Nafta, benzina dhe gazi, do të kushtojnë më shumë në pikat e karburantit duke filluar nga dita e sotme. Këto çmime do që jenë në fuqi deri më 12 prill, ku dhe do të mblidhet sërish Bordi i administrimit të Karburanteve, për të parë në çmimet kanë pësuar ose jo një rritje në tregjet ndërkombëtare.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ I Dërguari i Posaçëm i Britanisë për Tregtinë: Pas daljes nga BE do shtojë praninë në Ballkan! Deputeti: Shqipëria ka potencial për turizëm, s'kemi pse të shkojmë në Greqi apo Kroaci

    Pas daljes nga Bashkimi Europian, Britania e Madhe do të forcojë marrëdhëniet me rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht me Shqipërinë, duke e cilësuar si një pikë strategjike në rajon. Forcimi i marrëdhënieve bëhet i qartë nga vizita e delegacionit britanik në Tiranë, të cilët kanë folur ekskluzivisht në Report Tv. I dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për tregtinë në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers tha se marrëdhëniet me Shqipërinë po shtrihen në disa fusha, ekonomi, turizëm, tregti, por edhe në arsim.

  • VIDEO

    Babai e mohon live përlotet i biri në studio/’Në jetimore u rrita mbeta prapë jetim’

    Një histori vërtetë prekëse ajo e 20-vjeçarit nga Shkodra, Ardjas Markati, i cili kur nëna ishte shtatzënë me të u braktis nga babai. Në moshën 5-vjeçare ai përfundon në shtëpinë e fëmijës Shkodër. Pas komunikimit live që moderatorja Odeta Dume pati në një nga puntatat me xhaxhain e të riut, z.Ilvi Markati, ku ky i fundit premtoi se do na siguronte një numër kontakti të të vëllait, stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ udhëtoi drejt qytetit të Shkodrës. Me shpresën për të realizuar një takim të mundshëm babë e bir, fillimisht tentuam të viheshim në kontakt me z.Ilvi Markati, sikundër ai premtoi live gjatë emisionit. Edhe pse ai nuk e hapi telefonin, stafi arriti të siguronte një numër të z.Ardian Markati, personi që kërkohet nga djali i tij, Ardjasi. Tashmë ai kishte mësuar mbi qëllimin e kësaj vizit në Shkodër dhe pas prezantimit të gazetarit ai mbylli telefonin. Me ngulmin si gazetar për t’i shkuar deri në fund kësaj historie, pas këtij momenti nisëm investigimin në terren për të gjetur adresën se ku banon Ardjani 20 vite pasi braktisi të birin. Nga informacionet u arrit të zbulohej edhe adresa e tij. Duke shpresuar se ndoshta do ta kishim mirëkuptimin për misionin që morëm përsipër, trokasim në derën e shtëpisë, të cilën e hap bashkëshortja. Ajo mohoi kategorikisht të jap më shumë informacione për të shoqin, ndërsa në pak sekonda na e mbyll derën në fytyrë. Pasi mësoi për refuzimin e të atit 19-vjeçari Ardjas Marakati u përlot në studio. Ai dha vetëm një mesazh të shkurtër për babain, duke i kërkuar arsyen se përse nuk pranon ta takojë. Ky është i dyti refuzim për Ardjasin nga babai i tij, i cili lë kështu pa përgjigjje për 20 vite me radhë pyetjen e të birit mbi arsyen se pse ai nuk dëshiroi kurrë të ketë kontakte.

  • VIDEO

    Kongresi i PS/ Petro Koçi: Të ndajmë partinë nga ‘konflikti i interesit’! Meta një zgjedhje ‘shah-mat’, presidenti i ardhshëm duhet t’i përkasë të majtës

    Katër ditë përpara se të mbahet Kongresi i PS, deputeti Petro Koçi tha në Report Tv se i ndryshimit të statutit ka për qëllim të ndajë partinë nga “konflikti i interesit” dhe të krijojë mekanizma që garantojnë demokracinë.

  • VIDEO

    Lufta me Ukrainën, diplomati Bashkurti: Rusia nuk është e gatshme që të shuajë konfliktin, synon që të dalë në detin Mesdhe! Negociatat nuk kanë prodhuar asgjë

    Situata e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë sa vjen e po bëhet më e ashpër, pas masakrës në Bucha të kryer nga ushtria ruse ku u vranë qindra civilë, e cila ka rënduar edhe mbi negociata midis dy shteteve. Për diplomatin Lisen Bashkurti, zhvillmet në terrenin e luftës ndikojnë drejtpërdrejt edhe në negociata. Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Bashkurti tha se negociatat deri tani nuk kanë prodhuar asgjë dhe se Rusia ka treaguar që nuk është e gatshme që të ulën nivelin e konfliktit

     
  • VIDEO

    Zgjedhja e presidentit të ri, kongresi i PS dhe situata politike, i ftuar Petro Koçi

  • VIDEO

    COVID-19, konfirmohet prezenca e varianteve të reja të Omicron në Shqipëri, BA1 dhe BA2 flet mjeku Dasho

    Ditën e sotme u konfirmuan varianteve të Omicron BA1 dhe BA2 në vendin tonë, të cilat kanë në transmetueshmëri më të lartë se Omicron. Mjeku Erion Dasho tha dy variantet e reja prekin edhe personat të cilët kanë krijuar një imunitet të krijuar si nga vaksina edhe nga kalimi i infeksionit COVID-19, ndërsa shtoi se në Shqipëri varianti BA2 do të jetë më dominues.

    "Variantet mund të prekin edhe ata që kanë krijuar imunitet nga COVID apo nga vaksina. BA1 dhe BA2 kanë transmetueshmëri më të lartë se Omicron dhe situata do të jenë nën kontroll, personat e vaksinuar kalojën në formë të lehtë të sëmundjen. Varianti BA2 do jetë më shumë dominues në Shqipëri Personat që e kanë kaluar po preken nga variantet e reja dhe e vetmja armë që kemi është vaksinimi dhe doza rikujtuese, ku në Gjermani ka nisur aplikimi i dozës së 4 të vaksinës anti-COVID", tha Dasho.

  • VIDEO

    Znj.Beti: Letrat Taro, ja si mund të zbulojmë fatin përmes tyre

    Në një intervistë në emisionin ”Rreze Dielli’’ në Report Tv, shpjeguesja e ëndrrave znj.Elisabeta Skëndo foli për fatin, gjuhën e simboleve dhe letrat Taro, të cilat sipas saj mund të parashikojnë të ardhmen.

  • VIDEO

    Gjuha e simboleve te fatit? Znj.Beti: Ja si ta kuptoni dhe zbuloni atë

    Në një intervistë në emisionin ”Rreze Dielli’’ në Report Tv, studiuesen e ëndrrave znj.Elisabeta Skëndo foli për fatin, gjuhën e simboleve dhe letrat Taro, të cilat sipas saj mund të parashikojnë të ardhmen.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv