• VIDEO

    Mbledhja e grupit të PD/ Malko: Nuk synohet bashkimi, por kush do mbajë vulën! Nesturi: Berisha dominat, por s'kontrollon partinë! Klosi: Mund të bashkohet me Metën

    Mbledhja sot mes 2 PD-ve, të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ndonëse ky i fundit nuk ishte, është parë në këndvështrime të ndryshme nga të ftuarit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv.

  • VIDEO

    Inceneratorët/ GJKKO 'arrest me burg' për Alqi Bllakon. Mister fakti se ku ndodhet ish-deputeti

    Për ish-deputeti socialist, Alqi Bllako është marrë masa e 'Arrest me burg' nga GJKKO, i vënë në akuzë për aferën në inceneratorin e Fierit. Vendndodhja e deputetit është ende mister pasi askush prej palëve nuk jep një version të saktë. Bllako akuzohet nga SPAK se kompania që ndërtoi inceneratorin e Fierit  i pagoi 15 mln lekë ryshfet përmes babait të tij

    • VIDEO

      Censusi në Maqedoninë e Veriut, gazetari në Report TV: Mbi 29% e popullsisë janë shqiptarë

    • VIDEO

      Paketa e Rezistencës Sociale, Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore: Nga nesër nis shpërndarja e pensioneve të indeksuar dhe bonusi 3 mijë lekë

      Nga nesër do të nisë shpërndarja e pensioneve të indeksuara me 3.3%. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hoda tha në Report Tv se pensionet këtë vit janë indeksuar me 3.3%, ndonëse ishte parashikuar të indeksoheshin me 2.6%. Ai shpjegoi se kjo është masa e marra nga qeveria për t’iu ardhur në ndihmë shtresave më vulnerabël me qëllim për të përballuar rritjen e çmimeve.

    • VIDEO

      Fatos Çoçoli: Abuzimet me pronat, dëmet dhe shteti

      Fatos Çoçoli: Abuzimet me pronat, dëmet dhe shteti

    • VIDEO

      Kush janë 20 gratë më të rrëzikshme në Shqipëri?’Pa Gjurme’ zbulon identitetin e tyre

      Nga 600 persona që janë aktualisht në kërkim policor, 20 janë gra dhe vajza që janë dënuar për vepra të rënda penale. 36 persona të dënuar me burgim të përjetshëm vazhdojnë t’i fshihen drejtësisë. Rreth 600 persona, disa me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kërkohen aktualisht nga policia shqiptare për t’u arrestuar, pasi janë dënuar për vepra të rënda penale. 36 persona në kërkim janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në rrethana cilësuese dhe vrasje me paramendim, ndërsa të tjerët janë dënuar nga 35 vite burg deri në 5 vite burg. Shumica janë dënuar për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe mashtrim. Nga 600 persona në kërkim, 20 prej tyre janë gra dhe vajza, të cilat sot mund të konsiderohen si më të rrezikshmet në Shqipëri. Mes grave në kërkim, është edhe 58-vjeçarja nga Peshkopia Lumije Hoxha, e dënuar me 25 vite burg për vrasje. Hoxha është arratisur nga burgu. 56-vjeçarja nga Fieri Floresha Ndino është gjithashtu në kërkim, pasi është dënuar me 23 vite burg për rrëmbim personi. Mes të kërkuarave rezulton edhe Zylfie Haklaj, e njohur si ‘Shota e Haklajve’, e cila është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Rasim Lumneshit në Tropojë, pasi dyshonte se kishte gisht në atentatet ndaj vëllezërve të saj. Zylfie Haklaj ka marrë azil në Suedi. Violeta Gjoka nga Fani i Mirditës, rezulton gjithashtu në kërkim nga policia, pasi është dënuar me 17 vite burg për vrasje Në kërkim është edhe 47-vjeçarja nga Elbasani, Miranda Abja, e dënuar me 17 vite burg për për shfrytëzim prostitucioni. Zonjat e tjera janë në kërkim pasi janë dënuar kryesisht për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe mashtrim. Emrat e 20 grave në kërkim policor Lumije Hoxha, lindur Peshkopi 1964, dënuar me 25 vite burg për vrasje, larguar nga burgu Floresha Ndino, lindur në Fier në 1966, dënuar me 23 vite burg për rrëmbim personi Violeta Gjoka, lindur në Fan të Mirditës, dënuar me 17 vite burg për vrasje Miranda Abja, lindur në Elbasan në 1975, dënuar më 17 vite burg për shfrytëzim prostitucioni Zylfie Haklaj, vendlindja Tropojë, 1963, dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje Klodiana Shkoza, lindur në Tiranë në 1982, dënuar me 15 vite burg për favorizim prostitucioni Teuta Lalaj, lindur në Vlorë në 1970, dënuar me 15 vite burg për trafikim të fëmijëve Aliki Buratzi, lindur në Gjermani në 1967, dënuar me 10 vite burg për trafik droge Afërdita Ibrahimi, lindur në Patos në 1967, dënuar me 13 vite burg për trafik droge Sara Canko, lindur në Berat në 1984, dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni Agnese Somma, lindur në 1962, dënuar me 8 vite burg për mashtrim Mirela Muhametllari, lindur në Skrapar në 1975, dënuar me 10 vite burg për trafik droge Mirela Spahiu, lindur në Tiranë në 1968, dënuar me 9.6 vite burg për mashtrim Sara Hyziak, lindur në Poloni, dënuar me 6 vite burg për trafik droge Marjana Gjona, lindur në Pogradec në 1983, dënuar me 7 vite burg për mashtrim Fëllëza Saliaj, lindur në Patos, dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni Dhurata Balazi, viti i lindjes 1978, vendlindja Librazhd, dënuar me 5 vite burg për trafik drogë Limane Zerellari, lindur në 02, 03, 1969, nga Berati, dënuar me 5 vite burg për mashtrim Urania Çuka (Steri), lindur në Durrës 19, 07, 1975, dënuar me 5 vite burg për mashtrim Gjuljer Sami, lindur në Turqi në 1964, dënuar me 5 vite burg për kontrabandë

    • VIDEO

      ‘Djalin e vrau daja,vajza s’më sheh me sy’/Apeli drithërues i 84-vjeçarit: Më çoni në azil

      Kështu ndodhi. Kjo histori e dhimbshme e të moshuarit, preku jo pak zemrat e të gjithëve ne. Sikundër u premtua edhe nga moderatorja Odeta Dume stafi i programit udhëtoi drejt qytetatit tëBeratit, nëlagjen Kushtrimi, në katin e pestë të një pallati të vjetër. Derën na e hapi vetë ai. 84-vjecari Breshan Maraj, i cili jeton fillikat në këtë apartament nga i cili rrallë del... I sfilitur nga vetmia, mungesa e njërëzve që nuk e vizitojnë, me sy të përhumbur dhe shikimin e fshehur thellënë fytyrën e rreshkët është ky imazhi i këtij të moshuari që gëzohet san a sheh në derë. I pamundur fizikisht me diagnoza te shumta në trup, 84-vjecari e nis kështu rrëfimin e tij. Na tregon fillimisht sesi e nisi jetën me një grua që ishte 14 vite më e madhe se ai. Një martesë nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë një djalë dhe një vajzë. Me origjinë nga Vlora, Breshani është banor i qytetit të njëmijë e një dritareve që prej vitit 1994. Ngjarjet i sjell në kujtesë, sikur të kishin ndodhur sot, kur rrëfen plot trishtim sesi rrodhën vitet mes vështirësive të pafundme. Pas divorcit me bashkëhsorten ai u martua sërish.Por pas kësaj fatkeqësitë në familje ndohën njëra pas tjetrës. Pa u mbyllur plaga e vrasjse së të birit, humb edhe motrën e tij. 40 vitet e jetës me Xhemilën kaluan sa hap e mbyll sytë, mes momenteve të bukura dhe të vështira. Por sot prej saj ka vetëm kujtimet dhe foton e varur në mur. Pas vdekjes së saj 2 muaj më parë 84 vjecari mbeti vetëm. Me një shami të mbeldhur në duart që i dridhen fshin herë pas herë lotët. Edhe pse babai i dy fëmijëve, djalin që u nda nga jeta në moshë të re në vitin 1997 nuk e gëzoi, por as vajzën me të cilën që prej vitit 1994 nuk ka asnjë komntakt. Ajo nuk u bë më e gjallë për babanë që sot dergjet në shtrat I sëmurë dhe pa mbështetje. Kjo histori vjen jo vetëm si një rrëfim, por si një thirrje që vjen nga brenda shpirtit të brengosur të këtij të moshuari, i cili nuk kërkon lëmoshë por një strehë të ngrohtë ku të ngrys vitet e jetës që i kanë mbetur. Ai iu drejtua me një kërkesë emisionit Pa Gjurmë, me një kërkesë për ndihmë ndaj me zërin që i dridhet dhembjen mundohet ta kthej në forcë.

    • VIDEO

      Byrek me koçkulla nga zonja Albana

      Byrek me koçkulla

      Përbërësit:

      300 gr koçkulla

      3 qepë

      1 lgj gjalpë

      1 lç spec i kuq

      djathë të bardhë

      vaj ulliri

      kripë, piper, rigon,

      petë të pjekura

      Përgatitja:

      Në një tigan skuqim qepët, shtojmë rigon dhe më pas shtojmë koçkullat, kripë, spec i kuq dhe I shtpjmë edhe pak djath të bardhë.  Hapim petët dhe në çdo petë e spërkasim me lëng dhe koçkulla. E fusim më pas byrekun në furrë dhe pas pjekjes e lëmë të pushojë pak.

    • VIDEO

      Mish qingji me erëza në qumësht, super shije nga zonja Albana

      Frikase me mish qingji

      Përbërësit:

      1 kg mish qingji

      2 qepë të njoma

      1 presh

      1 limon

      500 ml qumësht + 500 ml ujë

      2 lgj miell

      2 lgj gjalpë

      2 vezë

      1 tufë majdanoz

      piper i zi, piper i kuq, kripë

      Përgatitja:

      Në një tenxhere vendosim mishin dhe qepët e njoma, I trazojmë për pak minuta me pak gjalp, shtojmë ujë që mishit ë ziejë plotësisht. Në një tigan shtojmë gjalpin dhe mishin, raporti duhet të jetë 2 me 2, shtojmë qumësht dhe e përziejmë që most ë krijohen kokrrat që mos të krijohen kokrrat e miellit. Shtojmë vezët që të bëhet proçesi I prerjes me vezë dhe limon. E rregullojmë sipas shijes dhe e spërkasim me bimë aromatike.

    • VIDEO

      Fërgesë me speca dhe gjizë nga zonja Albana

      Fërgesë me speca dhe gjizë

      Përbërësit:

      3 speca jeshil

      200 gr gjizë

      1 qepë

      2 thelpi hudhër

      1 lgj vaj ulliri

      1 tufë majdanoz

      ½ gotë qumësht

      1 vezë

      1 lgj gjalpë

      pak galetë

      spec djegës, kripë, piper i zi, piper i kuq

      Përgatitja:

      Në një tigan hedhim qepën e grirë imët dhe 2 thelpi hudhër  dhe vajin e ullirit si dhe gjalpin, pasi e kemi kaurdisur pak qepën, shtojmë specat që I kemi prerë më parë, më pas shtoojmë gjizën bashkë me specin djegës, kripën piperin si dhe pak galetë I përziejmë dhe në fund shtojmë gjysëm gotë qumësht dhe I lëmë të ziejë, pak para se ta heqim shtojmë 1 tufë majdanoz të grirë imët. Dhe më pas është gati për servirje.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 31 Mars 2022

      Titujt e gazetave për sot, nga 18 kategoritë që përfitojnë nga rritja e pensioneve te i hapet rruga arrestimit të deputetit të PS Alqi Bllako e deri tek Enkelejd Alibeaj i tregon vendin Berishës.

    • VIDEO

      Kreu i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Italian flet për integrimin e Shqipërisë

      Presidenti i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Italian, Piero Fassino në një intervistë ekskluzive në Report Tv është shprehur se Shqipëria ka bërë përparim në reforma dhe sipas tij është gati për të çelura negociatat me Bashkimin Europian.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv