• VIDEO

    Artan Lame në Report Tv: Po përfundon regjistrimi i pronave të jugut! Durrësi ka më shumë probleme se Vlora, rreth 3 mijë familje kanë zaptuar tokat! Kemi arritur 250 mijë legalizime

    Kreu i Kadastrës Artan Lame tha në Report Tv se po përfundon regjistrimi i pronave në jugun e vendit. Sipas Lames, Durrësi është një vend problematik me çështjen e regjistrimit të pronave, krahasuar me Vlorën. Ai veçoi zonën e plazhit në Spitallë, Lalëz dhe Kepin e Rodonit.

    • VIDEO

      Ekskluzive/ Presidenti i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Italian: Shqipëria gati për konferencën e parë ndërqeveritare! BE të përshpejtojë procesin, të mos lejojë influencat e tjera në Ballkan

      Presidenti i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Italian, Piero Fassino në një intervistë ekskluzive në Report Tv është shprehur se Shqipëria ka bërë përparim në reforma dhe sipas tij është gati për të çelura negociatat me Bashkimin Europian.

    • VIDEO

      Alibeaj thirri mbledhjen e grupit pa Berishën, Këlliçi në Report TV: Nuk ka tagër të vendosë se cilët deputetë do marrin pjesë! Kuvendi i 30 prillit i hap rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri

      Enkelejd Alibeaj njoftoi mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ditën e nesërme, por këtë njoftim nuk e ka marrë Sali Berisha i cili është i përjashtuar nga grupi. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi tha në Report TV se Alibeaj nuk ka asnjë tagër të caktojë se kush janë deputetët që do marrin pjesë në mbledhje.

      • VIDEO

        I mori djalin nxehet vlonjati në studio/’Kërkoj divorcin të shpëtoj prej saj’

        Një 33-vjeçar në kërkim të bashkëshortes së tij, e cila prej një muaji tashmë ka humbur çdo kontakt me të, duke i privuar edhe mundësinë që ai të shohë djalin e tij të vogël. Lorenc Koleta është i riu nga Vlora, i cili sot i drejtohet për ndihmë emisionit “Pa Gjurmë”. Lidhja me Elsën, vajzën nga Librazhdi e cila është 2 vite më e madhe në moshë, nuk shkoi ashtu siç ai e kishte menduar. Ata u njohën në vitin 2017 përmes rrjetit social facebook, dhe një vit më pas u martuan ndërsa sot kanë një djalë 3 vjeç. Çifti banonin në Vlorë, mirëpo jeta e Lorencit ka qenë e ndarë mes qytetit të lindjes dhe Italisë, atje ku ai punonte prej vitesh, pasi në Shqipëri e kishte të vështirë të siguronte të ardhura. Duke mos pasur bashkëshortin pranë, ditët bëheshin më të zymta për Elsën, çka ndikoi dhe në raportin mes tyre. Ditët e para të vjeshtës në vitin 2021 nisën debate të ashpra mes çiftit dhe si rezultat Elsa vendos që të largohej nga Vlora drejt Italisë. Molla e sherrit mes çiftit e ka zanafillën verën e po atij viti, pasi Lorenci qëndroi disa ditë në banesën e të afërmve të Elsës në Itali, e më pas ata e akuzuan se ai u kishte vjedhur një sasi të hollash në shtëpi. Në tetor të vitit 2021 Lorenci I jep Elsës firmën për prokurën e djalit, dhe më datë 18 ajo bashkë me fëmijën udhëton drejt Italisë, në Ciari, provincë e Breshias, aty ku kishte hallën e saj. Javët e para pasi Elsa ishte larguar, ata komunikonin me telefon dhe kamera, por këto takime online u rralluan. Në dhjetor të po atij viti, Lorenci shkon te halla e Elsës për ta takuar bashkë me djalin, por zonja Manushaqe I thotë se kur ishin kthyer nga puna, Elsën nuk e kishin gjetur në shtëpi. Për Lorencin gjithçka është një trillim. Ai ka dyshimet e tij për vendndodhjen e bashkëshortes dhe djalit të vogël, por ende asnjë gjurmë të tyren. Prej 1 muaji 35-vjeçarja e ka bllokuar Lorencin në rrjete sociale dhe në telefon, ndërsa ai është i shqetësuar për fatin e djalit të vogël.

      • VIDEO

        Dy biznese në bashkëpunim me ‘Pa Gjurme’ akomodojnë dy familje nga Ukraina

        Ukraina ka hyrë në muajn e dytë të lufës...Konflikti, që po zgjat përtej parashikimeve të rusëve, po shkakton viktima mes tyre fëmijë, nena dhe te moshuar. Bombat vijojnë të bien mbi territor… ndërsa dy vendet mes disa raundeve bisedimesh ende nuk po gjejne kompromis. Sot, e gjithe bota syte i ka mbi Ukrainen, ndersa ajo nga bota…duke i kerkuar shteteve perëndimore avionë luftarakë dhe sisteme kundërajrore, në mënyrë që të mund ta mbrojë veten nga sulmet ruse. Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vendet e Bashkimit Evropian, i vendosën sanksione Rusisë, por Putini ende nuk po ndalet…Deri më tani, mijëra qytetarë e kanë braktisur vendin e tyre duke kërkuar ndihmë në shtetet e tjera. Pjesa më e madhe e refugjatëve është vendosur në Poloni, por ditët e fundit edhe në Shqipëri kanë mbërritur dhjetra gra dhe fëmijë. Apeli per strehim dhe punësim të tyre erdhi edhe në emisionin ‘Pa Gjurme’, ku në një nga puntatat, moderatorja Odeta Dume lexoi mesazhin e një qytetarje ukrainase me nënshtetësi shqiptare.Kjo thirrje në program solli reagimin e menjëhershëm të bizneseve në vend, ku redaksia pas kontakteve u nis drejt qytetit te Durresit për t’i takuar nga afër.Dy apartamente u vunë në dizpozicion në zonën e plazhit, një prej të cilëve nga biznesmeni xhelal rrahja dhe një tjetër nga Adem Kameraj një shqiptar i Kosovës. Z. Rrahja na dorëzoi çelësat e apartamentit, teksa stafi ishte lidhur me ambasadën e Ukrainës në Tiranë duke siguruar strehim e dy prej familjeve ukrainase. Teksa prisnim familjen e parë, me kamerën tonë ne hymë për të parë nga afër ambientet e brendshme të këtij apartamenti. I kompletuar me të gjitha orenditë e nevojshme dhe me hapërisë të bollshme, familja nga Kievi do të qëndrojnë në qytetin e Durrësit deri në përfundim të luftës, ku pagesa e faturave të ujit dhe të energjisë elektrike do të paguhen nga vetë bizneset.Irina Shmakova është një 50-vjecare, e cila sëbashku me nënën e saj të moshuar u detyruan të lini Kievin dhe sot nga biznesmeni Rrahja u mundësohet akomodimi në këtë apartament. Durrësi është një qytet i njohur për Irinin, pasi për ironi të fatit vitin e kaluar ajo pushoi për pak dite pranë detit Adriatik, dhe nuk e kishte menduar kurrë se marsin e 2022 do të rikthehej jo më si turiste, por si një refugjate lufte. Me nënën e saj 73-vjeçare Cecina Zvetlana përkrah, Irina na tregoi se kishte udhëtuar me makine, fillimisht në Poloni dhe më pas drejt vendit tonë. Me zemrën e thyer, pasi ne Kiev ka lënë vajzën e vetme, e cila kishte refuzuar ta braktiste qytetin në këtë moment të vështirë. Qëndruam pak më gjatë me Irinën, ku ajo na tregoi përjetimet nga bombardimet ruse dhe ankthi i vazhdueshëm sa herë sirenat e alrmit dëgjoheshin në qytet, shumë pranë shtepive te tyre. Lufta ka marre shume jete njerëzish, ka gjymtuar te rinj, fëmijë dhe të moshuar, ndërsa janë shkatërruar qytete dhe fshatra.Pasi u përshëndetëm me Irinën, takimi ynë vazhdoi me një tjetër familje që kishte mbërritur pak ditë më parë. Kete here nje shqiptar i kosoves dhuroi çelësat per 45-vjecaren Marina sebashku me vajzen e saj te mitur. Adem Kameraj i cili ka kaluar thuajse të njëjtat përjetime nga lufta, pasi ka humbur miq edhe shok ne Luften e Kosoves, u tregua i gatshem t’u linte aparatmentin e tij.Marina me vajzen mberritën ne Shqiperi, ndersa bashkeshorti mbeti në Ukrainë, ku lufton kundër ushtrisë ruse. Të lodhura dhe të raskapitura nga rruga e gjatë, mundohemi të mos i mbajme gjatë, por t’i lëmë të qetësohen në banesë e ofruar.Askush nuk e di kur lufta do të përfundojë, por ajo qe shohim cdo dite e më shumë janë fëmijë, gra dhe te moshuar që po ikin nga Ukraina, në përpjekje për të shpëtuar. Ndaj misioni ynë, në apelin që ata bëjnë për ndihmë do të vazhdojë.

      • VIDEO

        Kushton 82 mijë dollarë? Belind Këlliçi zbulon në Report Tv sesa e ka blerë orën e dorës

        Pas lajmit që ka qarkulluar në media se ora e deputetit Belind Këlliçi kushton 82 mijë dollarë, ai ka treguar vlerën e orës në Report Tv. Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Këlliçi tha se ora kushton 400 dollarë dhe sipas tij këto shpifje janë sponsorizuar nga Bashkia e Tiranës.

        “Kjo ka ardhur pas një reagimi tim ditën e djeshme. Unë mund t’ia tregoj., Kam lexuar në media se sot kjo ora ime e dorës, e sponsorizuar nga qeveria dhe Veliaj se më vijnë informacionet, kushton  82 mijë e 400 dollarë. I duhet hequr vetëm 82 mijë se kushton vetëm 400 dollarë dhe nëse Veliaj është i gatshëm të më japë 40 dollarët ia jap dhuratë dhe vetëm të heq dorë nga mashtrimet me opinion publik, vjedhjeve që iu bën taksave të qytetarëve shqiptarë dhe keqtrajtimit që i bën qytetarëve të Tiranës. Këtë të bëjë Veliaj të mos merret me shpifje”, tha Këlliçi në Report Tv.

        •  
      • VIDEO

        Nis mbledhja e Kryesisë së PS-së, fokus zgjedhjet vendore 2023

        Në selinë e Partisë Socialiste ka nisur mbledhja e kryesisë. Mbledhja e kryesisë u thirr një ditë më parë nga kryesocialisti Edi Rama.

      • VIDEO

        A është dashuria në adoleshencë më e pastra që mund të ndjejmë? Çfarë e shqetëson të riun

        Adoleshenca cilësohet si mosha e rrezikut, pasi adoleshentët ndërmarrin veprime e sjellje riskuese më shumë se në cdo grupmoshë tjetër. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv pedagogia Xhoi Jakaj në një seancë live me ta, i dha fund dilemave të tyre më të mëdha, duke i shpjeguar se si të tejkalojnë problemet e tyre.

      • VIDEO

        Pyetja që çuditi pedagogen, ja çfarë i tha 11-vjeçarja

        Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv pedagogia Xhoi Jakaj në një seancë live meadoleshentët, i dha fund dilemave të tyre. Por cila ishte pyetja e 11-vjeçares e cila e habiti paksa atë?

      • VIDEO

        ‘ Ndonjëherë nuk e kuptoj mirë veten time’ 14 vjeçarja në dilemë dhe përgjigja e pedagoges

        Adoleshenca cilësohet si mosha e rrezikut, pasi adoleshentët ndërmarrin veprime e sjellje riskuese më shumë se në cdo grupmoshë tjetër. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv pedagogia Xhoi Jakaj në një seancë live me ta, i dha fund dilemave të tyre më të mëdha, duke i shpjeguar se si të tejkalojnë problemet e tyre.

      • VIDEO

        Adoleshentët e sotëm, pyetjet më të shpeshta rreth shqetësimeve të tyre

        Adoleshenca cilësohet si mosha e rrezikut, pasi adoleshentët ndërmarrin veprime e sjellje riskuese më shumë se në cdo grupmoshë tjetër. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv pedagogia Xhoi Jakaj në një seancë live me ta, i dha fund dilemave të tyre më të mëdha, duke i shpjeguar se si të tejkalojnë problemet e tyre.

      • VIDEO

        Petulla të mbushura me mish të grirë nga zonja Albana

        Petulla të mbushura me mish të grirë

        Përbërësit:

        Për brumin:

        400 gr miell

        3 vezë

        1 lgj vaj

        Kripë

        Për mbushjen:

        400 gr mish i grirë

        2 qepë

        ½ tufë majdanoz

        Kripë, piper

        Kubikë akulli

        Përgatitja:

        Vendosim një sasi mielli në një enë. Bëjmë një gropë në qendër ku shtojmë vezët, vajin dhe kripën. E punojmë për 2-3 minuta me pirun, më pas shtojmë miellin e mbetur dhe e punojmë brumin me duar. Brumi duhet të jetë pak a shumë i fortë, prandaj duhet punuar mirë për rreth 15 minuta. Më pas e vendosim me një pjatë me një tenxhere të kthyer përmbys. E lemë të pushojë për 15 minuta.

        Hapim brumin në një petë të madhe dhe me anë të një forme realizojmë disa rrathë. Mishin e grirë e trazojmë me qepën e grirë, majdanozin, kripën, piperin. Në mes të çdo rrethi vendosim nga një lugë mbushje dhe në qendër të mbushjes vendosim nga një kubik akulli. Puthisim mirë anët dhe e mbështjellim petën si një bohçe.

        Në një tenxhere me ujë të vluar hedhim pak kripë dhe zhysim bohçet e brumit të mbushura. I lemë të ziejnë për 5 minuta dhe më pas i servirim në një pjatancë.

         

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv