-
VIDEO
Supë me koçkulla nga zonja Albana
Supë me koçkulla
Përbërësit:
250 gr koçkulla
500 ml ujë
1 qepë e vogël
2 thelpinj hudhër
1 domate
1 spec jeshil
1 spec i kuq
Majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejme koçkullat për 6-7 minuta dhe më pas ua derdhim lëngun. I lemë sërisht të marrin valë. Në një tenxhere kaurdisim qepën, hudhrën, specat. Më pas shtojmë domaten e grirë në rende dhe salcën e përgatitur e shtojmë tek koçkullat. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike sipas dëshirës.
-
VIDEO
Perime furre me salcë nga zonja Albana
Perime furre me salcë
Përbërësit:
2 patate
2 karrota
1 qepë
1 spec jeshil
1 spec i kuq
1 kungull
½ lulelakër
½ brokoli
2 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz
200 ml salcë domate
½ lgj paprika
Vaj ulliri
Rozmarinë
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Pasi i kemi larë, i presim perimet në kubikë të mëdhenj. Në një tavë shtojmë salcën me erëzat dhe bimët aromatike. I punojmë perimet me salcën dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius me letër alumini. Në 10 minutëshin e fundit e largojmë letrën e aluminit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 30 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK do arrestimin e Alqi Bllakos ndërsa deputeti i PS thotë se do dorëzojë mandatin te i bëri atentat Talo Çelës arrestohet Nuredin Dumani e deri tek Shqipëria nuk ndez ndaj Gjeorgjisë.
-
VIDEO
Një ditë më parë në studio me Spiropalin, si paralajmëroi Lorenc Vangjeli arrestime të bujshme nga SPAK
Ditën e sotme, Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë kërkoi arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.
Lidhur me këtë, mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, analisti Lorenc Vangjeli, teksa kishte të ftuar ministren Elisa Spiropalin, foli për Reformën në Drejtësi ku paralajmëroi se brenda javës do të dëgjohet një lajm i tillë, me kryefjalë SPAK-un.
-
VIDEO
Arrestimet e Spak, lë mandatin Alqi Bllako
Alqi Bllako, i cili lajmëroi se do të dorëzojë nesër mandatin e deputetit, pas kërkesës së SPAK për ta ndaluar për aferën e inceneratorit të Fierit, për analistin Frrok Çupi është një i stërvitur nga Ilir Meta për të vjedhur. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Çupi tha se kemi të bëjmë me një proces, ku këta njerëz të korruptuar janë përgatitur nga dikush tjetër, dhe në rastin konkret ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe Alqi Bllako, për të vjedhur për shefat e mëdhenj. Sipas Çupit, mazhoranca ka kosto, pasi ka risjellë në politikë njerëz të tillë të korruptuar, ndërsa çështjen e quan politike.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin, Çupi: Alqi Bllakon e ka stërvitur Meta për të vjedhur, PS s’duhet ta risillte në politikë! Topollaj: Mazhoranca përgjegjëse kryesore! Beqiri: Afera i bënte në favor të LSI-së
Alqi Bllako, i cili lajmëroi se do të dorëzojë nesër mandatin e deputetit, pas kërkesës së SPAK për ta ndaluar për aferën e inceneratorit të Fierit, për analistin Frrok Çupi është një i strëvitur nga Ilir Meta për të vjedhur. Nga ana tjetër, juristi Fabian Topollaj, u shpreh se mazhoranca është përgjegjsja kryesore, pasi rezulton se të gjithë personazhet e goditur nga SPAK, janë të lidhur me PS-në
-
VIDEO
Fation Softa: Shoqëria duhet të reagoje ndaj dhunuesve që godasin!
Fation Softa: Shoqëria duhet të reagoje ndaj dhunuesve që godasin!
-
VIDEO
Morën kontrollin e PD, Garo në Report Tv: S’ka shkarkime, hoqëm nga grupi whats app ato që s’janë pjesë e partisë! Janë liruar të gjitha zyrat në selinë blu! S’ka negociata, por jemi pro bashkimit
Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, të asaj që tashmë quhet PD-ja zyrtare, Floriana Garo ka hedhur poshtë të gjithë zërat se me ardhjen e Sali Berishës në krye të PD-së, (ndonëse jo zyrtarisht) nuk ka pasur shkarkime apo largime.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 29 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Rama u kërkon deputetëve tri propozime konfidenciale për Presidentin e ri te taktika e rikthimit të Berishës e deri tek Shqipëria ndryshon gjysmën e formacionit ndaj Gjeorgjisë.
-
VIDEO
Pa Gjurme- Shfaqen fotot e vajzës pas 30 viteve, nëna shpërthen në vaj
Mesditën e kësaj të marte ’Pa Gjurmë’ në Report TV, solli ekskluzivisht dëshminë tronditëse për rrëmbimin e Julina Hoxhës marsin e vitit 1992 në Tiranë. Vogëlushja 6-vjeçare e asaj kohe doli nga shtëpia për të blerë tullumbace dhe dyshohet se u rrëmbye nga një makinë tip benz në ngjyrë e kuqe. Nënës, Valentina Hoxha, iu mundësua ekskluzivisht takimi live me dëshmitaren, e cila vuri në dispozicion foton për të cilën dyshohet se mund të jetë e bija. Zonja rrëfeu një ngjarje të vitit 1992, ndërsa pretendon se Julianën e kishte takuar në Ksera të Greqisë, pasi ajo ishte shitur në këtë shtet. Dëshmitarja përballë nënës së Julina Hoxhës jep të tjera detaje, kur dhe si ishte takuar me vajzën. Sipas zonjës, Juliana kishte mbërritur nga Shqipëri në Greqi tek një familje cigane, pasi këta të fundit ia kishin blerë një djali nga Librazhdi. Dëshmitarja pretendon se vajza i ka pohuar se quhej Juli dhe ishte nga Tirana, por thërritej me emrin Melina. Aty e kishte sjell një person me emrin Fredi, që ishte shtirur si babai i saj. Nëna: Nga sytë ngjan shumë dhe nga fytyra e rrumbullakët. Flokët ndryshojnë, sepse vajza ka qenë e vogël kur u zhduk. Edhe nga pjesa e buzëve ka ngjashmëri. Nuk di cfarë të them.. ( qan). Ndoshta AND-ja do ta verifikonte nëse është ajo Juliana ime, apo jo. Unë dua ndihmën tuaj, t’i gjejmë adresën dhe të shkojmë ta takojmë. Pas kësaj dëshmie, emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ ditët në vijim do të udhëtojë drejt Greqisë, për të bërë verifikimet dhe për të zbuluar profilin e saktë të Melinës, vajzës 37-vjeçare që dyshohet se është Juliana Hoxha.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Dëshmitarja tregon kush e rrëmbeu Julianën:Ia shitën familjes cigane
Nëna: Nga sytë ngjan shumë dhe nga fytyra e rrumbullakët. Flokët ndryshojnë, sepse vajza ka qenë e vogël kur u zhduk. Edhe nga pjesa e buzëve ka ngjashmëri. Nuk di cfarë të them.. ( qan). Ndoshta AND-ja do ta verifikonte nëse është ajo Juliana ime, apo jo. Unë dua ndihmën tuaj, t’i gjejmë adresën dhe të shkojmë ta takojmë. Pas kësaj dëshmie, emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ ditët në vijim do të udhëtojë drejt Greqisë, për të bërë verifikimet dhe për të zbuluar profilin e saktë të Melinës, vajzës 37-vjeçare që dyshohet se është Juliana Hoxha.
-
VIDEO
Dëshmia bombë për Juliana Hoxhën/Nëna takon dëshmitaren shfaqen imazhet e vajzës së rrëmbyer
Mesditën e kësaj të marte ’Pa Gjurmë’ në Report TV, solli ekskluzivisht dëshminë tronditëse për rrëmbimin e Julina Hoxhës marsin e vitit 1992 në Tiranë. Vogëlushja 6-vjeçare e asaj kohe doli nga shtëpia për të blerë tullumbace dhe dyshohet se u rrëmbye nga një makinë tip benz në ngjyrë e kuqe. Nënës, Valentina Hoxha, iu mundësua ekskluzivisht takimi live me dëshmitaren, e cila vuri në dispozicion foton për të cilën dyshohet se mund të jetë e bija. Zonja rrëfeu një ngjarje të vitit 1992, ndërsa pretendon se Julianën e kishte takuar në Ksera të Greqisë, pasi ajo ishte shitur në këtë shtet. Dëshmitarja përballë nënës së Julina Hoxhës jep të tjera detaje, kur dhe si ishte takuar me vajzën. Sipas zonjës, Juliana kishte mbërritur nga Shqipëri në Greqi tek një familje cigane, pasi këta të fundit ia kishin blerë një djali nga Librazhdi. Dëshmitarja pretendon se vajza i ka pohuar se quhej Juli dhe ishte nga Tirana, por thërritej me emrin Melina. Aty e kishte sjell një person me emrin Fredi, që ishte shtirur si babai i saj. Dëshmitarja: Në fund të marsit të vitit 1992 kam qenë në Greqi. Unë e kam takuar në Kseras, një fshat afër Selanikut. Gjatë kohës që kam qenë aty kam mësuar nga disa shtetas grek se aty kishte ardhur kjo vajzë e cila ishte blerë në Shqipëri. E pashë vogëlushen të ndrojtur dhe e putha në faqe. Unë e pyeta si quhej dhe ajo më tha se quhej Juli. E pyeta edhe se me kë kishte ardhur dhe më pohoi se e kishte sjellë një djalë me emrin Fredi, i cili ishte shtirur sikur ishte i ati i vajzës. Flokët i kishte pak më të gjata. Zonja që e kishte marr i kishte bërë dy bishtaleca. Ajo mbushi sytë me lot dhe dukej se nuk donte të qëndronte aty. Pak minuta fola dhe më pas erdhi ajo ciganja greke dhe e mori me rrëmbim. Nuk më lejoi të flisja gjatë, por më tha se quhej Melina. Pasi u largua tre metra larg nga unë i thërrita Juli dhe vajza ktheu kokën, por zonja që e kishte marr e tërhoqi nga dora. Vajza kishte quka në faqe dhe rrinte si e frikësuar. Nga e folura dallohej që ishte nga Tirana. Ajo nuk kishte shumë që kishte ardhur aty, afro një muaj. Shtetasja greke e kishte marr, pasi kishte dy djem dhe donte edhe një vajzë. Unë them 99 përqind është Juliana. Madje dëshmitarja shkon edhe tej kur thotë se sot, kjo vajzë jeton ende në Greqi e martuar dhe me fëmijë. Nga bisedat mes miqve të saj në Ksera të Greqisë, zonja ka arritur t’i gjej llogarinë e Melinës në rrjetin social Facebook. Ajo vuri në dispozicion foton e gruas, ku shfaqet imazhi i një vajze të rritur, që ka pothuajse moshën e Julianës. Nëna e mbytur nga lotët e pati të pamundur të konfirmonte, nëse është ajo vajza që rrëmbyen 30 vite më parë. Nëna: Nga sytë ngjan shumë dhe nga fytyra e rrumbullakët. Flokët ndryshojnë, sepse vajza ka qenë e vogël kur u zhduk. Edhe nga pjesa e buzëve ka ngjashmëri. Nuk di cfarë të them.. ( qan). Ndoshta AND-ja do ta verifikonte nëse është ajo Juliana ime, apo jo. Unë dua ndihmën tuaj, t’i gjejmë adresën dhe të shkojmë ta takojmë. Pas kësaj dëshmie, emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ ditët në vijim do të udhëtojë drejt Greqisë, për të bërë verifikimet dhe për të zbuluar profilin e saktë të Melinës, vajzës 37-vjeçare që dyshohet se është Juliana Hoxha.