• VIDEO

    SPECIALE/ Saga e veprave të vjedhura të artit, Maqedonia pret prej 9 vitesh 20 ikonat e saj! Ku përfundojnë objektet e kulturës pas sekuestrimit?!

    Policia e Tiranës njoftoi në 17 mars sekuestrimin e 4 mijë sendeve të dyshuara si vepra arti , por grupi i punës që po bën inventarizimin e hedh poshtë këtë sasi. “Trashëgimi kulturore”, është i dyti operacion i bujshëm i objekteve të vjedhura të artit, por ku përfundojnë ato?! 20 ikonat e vjedhura në Maqedoninë e Veriut ende nuk janë kthyer pas 9 vitesh, Me drejtorin e Institutit të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, Sokol Muça, "Report tv" zbulon të pathënat.

  • VIDEO

    ‘Rikthimi’ i Berishës, Imami në ‘Konstrast’: SHBA s’mund të ndërhyjë në punët e partive! Mbetjet e Bashës në PD tregojnë se ai ishte ‘kolonë e pestë’

    Ish-ministri demokrat, Arben Imami, tha në emisionin ‘Kontrast’ se SHBA nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të partive politike në vendet e NATO-s. Ish-deputeti shtoi se gjithçka po ndodh këto orë në PD vërteton edhe një herë se Basha ka qenë një ‘kolonë e pestë’ brenda demokratëve.

  • VIDEO

    Përfaqësuesi Ligjor i ‘Rithemelimit’ në Report Tv: Vendimi i gjykatës për regjistrimin e statutit të Berishës nuk mund të apelohet! Zgjedhja e kryetarit të ri pas Kuvendit të 30 prillit

    Përfaqësuesi Ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ledio Nuraj thotë në Report Tv se vendimi i Gjykatës së Tiranës që regjistroi ndryshimet e Kuvendit të 11 dhjetorit nuk mund të apelohet, ndonëse Enkeljed Alibeaj deklaroi se do të ndërmarrin një veprim të tillë.

  • VIDEO

    Prifti që ‘dashuron’ Shqipërinë: Vendin tuaj ma prezantoi Aleksander Meksi dhe Neritan Ceka kur isha student në Gjermani

    Është gjerman por e flet shqipen gati në mënyrë perfekte, cdo vit udhëton drejt vendit tonë dhe ka një mendim kaq të sinqertë për Shqipërinë. Kjo është historia e Markus Peter, priftit katolik që ‘dashuron’ Shqipërinë. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli'  ai tregoi se si u njoh me Shqipërinë.

     

  • VIDEO

    'Ja përse vendet nordike janë më të lumturat në botë', nuk udhëzohen nga… çfarë thotë prifti gjerman

    Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ prifti gjerman Markus Peters erdhi me opinone tepër të forta, ja çfarë thotë ai për vendet nordike dhe pse cilësohen ato si më të lumturat në botë.

  • VIDEO

    Trahana me hithra nga zonja Albana

    Trahana me hithra

    Përbërësit:

    1 fç trahana

    1 qepë

    1 karrotë

    1 copë djathë të bardhë

    1 kokërr limon

    1 dorë hithra

    1 lç spec i kuq

    Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim qepën, më pas shtojmë karrotën të grirë në rende dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë trahananë e kemi zbutur në ujë, e shtojmë trahananë e tretur tek qepa së bashku me hithrën e grirë. Shikojmë nëse nevojitet edhe pak ujë dhe e lemë supën të marrë valë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e servirim me gjalpë të tretur aromatizuar me piper të kuq.

  • VIDEO

    Rrëfimi befasues i priftit gjerman në 'Rreze Dielli' : Si sakrifikova dashurinë e jetës për fenë në moshën 40-vjeçare

    Është gjerman por e flet shqipen gati në mënyrë perfekte, cdo vit udhëton drejt vendit tonë dhe ka një mendim kaq të sinqertë për Shqipërinë. Kjo është historia e Markus Peter, priftit katolik që ‘dashuron’ Shqipërinë. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ vjen me opinione tepër të forta, për luftën në ukrainë dhe pandeminë e Covid-19.

  • VIDEO

    Dollma me lakër dhe salcë me super shije nga zonja Albana

    Dollma me lakër

    Përbërësit

    1 lakër

    1 qepë

    1 thelpi hudhër

    ½ lç kumin

    ½ tufë majdanoz

    ½ tufë nenexhik

    1 degë rozmarinë

    500 gr mish të grirë

    200 gr oriz

    3-4 lgj vaj ulliri

    Kripë, piper

     

    Për salcën:

    70 gr gjalpë

    70 gr miell

    70 ml ujë

    Lëkurë limoni

    Vaj ulliri

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Marrim lakrën dhe presim pjesën e bishtit. E zhysim në një tenxhere me ujë të nxehtë dhe e lemë të marrë valë. Pas 10 minutash e largojmë lakrën dhe fillojmë dhe heqim fletët pa i prishur. Në një ene vendosim mishin e grirë, orizin, qepën e grirë hollë, kuminin, hudhrën, bimët aromatike, vaj ulliri, kripë dhe piper.   

    Marrim një tenxhere dhe vendosim një buqetë të vogël me bimë aromatike, më pas shtrojmë disa fletë lakre. Fillojmë dhe mbushim dollmat me kimën e përgatitur, i vendosim në tenxhere, vendosim një pjatë dhe më pas shtojmë ujë sa të mbulohet pjata. Brenda vendosim dhe një fetë limoni për të zbutur aromën e lakrës.

    Në një tenxhere kaurdisim miellin me gjalpin, sapo mielli të ndryshojë ngjyrë e shuajmë me pak nga lëngu i zierjes së lakrës. Shtojmë sipas dëshirës një koncentrat për më shumë shije si dhe pak lëkure limoni. E spërkasim me piper, një lugë vaj ulliri dhe kopër të grirë.

  • VIDEO

    Tavë ricikluese me bukë dhe bulmet nga zonja Albana

    Tavë ricikluese me bukë dhe bulmet

    Përbërësit:

    1 bagetë

    6 vezë

    500 gr kos

    1 lgj miell

    1 lç fryrës

    1/2 lgj gjalpë

    200 gr djathë

    Përgatitja:

    Presim fetat e bukës, i shtrojmë në një tepsi të lyer me gjalpë. Në një tas rrahim vezët me kosin, shtojmë miellin dhe fryrësin. E shtrojmë sipër bukës dhe e mbulojmë me një shtresë djathi. Bëjmë shtresën tjetër të bukës, shtojmë kremin dhe sërish djathin e grirë kaçkavall. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.

  • VIDEO

    Kriza në PD, Baçi: Partia të bashkohet! Elezi: Kjo duhet bërë nga njerëz me kredibilitet për demokratët! Nesturi: Largimi i Bashës nuk solli zgjidhje, krisja mes palëve tepër e thellë

    Bashkimi i demokratëve dhe kush do të vendoset në krye të PD janë fokusi i diskutimi dhe debateve mes demokratëve që pas largimit të Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Megjithatë demokratë të Bashës apo të Berishës të gjithë janë në një mendje, që PD duhet të bashkohet.  Luan Baçi, deputeti i grupit të Berishës, tha në emisionin 'Repolitix' në Report TV se PD duhet të bashkohet dhe më pas do të bëhet një riformatim i të gjithë strukturës së partisë që nga baza dhe të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit të ri.

    "Partia janë njerëzit dhe jo vula dhe më 6 mars Komisioni i Rithemelimit kishte strukturat e PD, ndërsa vetë grupi i PD mbeti vetëm dhe humbi. Grupi parlamentar duhet të bashkohet dhe do ketë një riformatim që nga baza, degët, seksionet dhe më pas të zgjidhet kryetari.

  • VIDEO

    PD pas ikjes së Bashës, vjen rikthimi i Berishës?

    Dorëheqja e Luzlim Bashës nga drejtimi i PD duket se ende nuk po e zgjidh krizën. Në një kohë kur të dyja palët bëjnë deklarata për bashkim, asnjëra nuk ka hedhur një hap të qartë se si kjo do të ndodh, por vijojnë me kërcënime me njëra-tjetrën. Megjithatë demokratë të Bashës apo të Berishës të gjithë janë në një mendje, që PD duhet të bashkohet.

  • VIDEO

    Enri Jahja, kreu i bareve dhe restoranteve: Çmimi i kafes është rritur pasi ne importojmë nga jashtë

    I ftuar në Studio Live në Report TV, Enri Jahja, kreu i bareve dhe restoranteve ka deklaruar që çmimi i kafes është rritur pasi ne importojmë nga jashtë dhe nuk e importojmë vet në vendin tonë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv