Byrek tigani pa mbushje nga zonja Albana

12 Prill 2022, 13:21

Byrek tigani pa mbushje

Përbërësit:

2 gota miell

1 lk sheqer

1 lç kripë

1 lç maja e thatë

1 lgj vaj

Ujë sa të marrë brumi

Përgatitja:

Fillimisht zëmë brumin: miell, kripë, sheqer, maja dhe ujë. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të pushojë për 15 minuta.

Më pas hapim petën në tryezën e punës. E lyejmë me pak vaj ulliri dhe i bëjmë me thikë disa prerje anësore në mënyrë që petën ta mbledhim si zarf. Pasi i kemi dhënë formën byrekëve i spërkasim me pak miell dhe i shtypim lehtë me okllai. Ndërkohë në një tigan kemi nxehur vajin dhe skuqim  byrekët derisa të marrin ngjyrë të artë.