-
VIDEO
Shqiptarja në Berlin nuk harron traditat, strehon 6 refugjatë ukrainas: Më kthyen gjallërinë në shtëpi, do t'i mbështes derisa të integrohen këtu! Mesazh shqiptarëve: Hapni dyert edhe zemrat
Ndonëse ka emigruar nga Tirana në Berlin që prej vitit 1990, Angjelina Haxhija nuk e ka harruar traditën shqiptare, mikpritjen, por ka hapur dyert për 6 ukrainas të cilët u larguan për t'i shpëtuar tmerrit të luftës. Prej datës 6 mars, Haxhija ka strehuar ukrainasit, ndërsa tregon për Report Tv se si ra në kontakt me ta. Ajo ka edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët: "Hapni dyert edhe zemrën".
-
VIDEO
Kulluri në Report TV: Do kandidoj për kreun e PD-së, 4 pikat për një garë transparente! Berisha s'duhet të marrë pjesë, nuk sjell alternativë
Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Edvin Kulluri tha në Report Tv se ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e ri të partisë. Kulluri ka prezantuar platformën e tij, ndërsa thekson se PD duhet reformuar pasi është drejt shpërbërjes. Sipas tij duhet të bëhen zgjedhje vetëm për kreun e ri, por edhe për anëtarët e Kryesisë, Këshillit, por edhe në degët e partisë.
-
VIDEO
Ekonomi në Report Tv: Inflacioni i lartë, pasojë e pandemisë dhe luftës! Konsumatorët të tregohen të vëmendshëm ndaj abuzimeve në treg, të denoncojnë
Milva Ekonomi, Ministrja për Standardet e Shërbimeve tha për Report Tv se kriza ekonomike dhe rritja e inflacionit në vend kanë ardhur si pasojë e pandemisë dhe tani luftës në Ukrainë.
-
VIDEO
Burri lë gruan,nëna braktis fëmijët/Pas kërkesës së djalit emisioni i gjen
Nëna dhe babai u ndanë kur ai ishte ende foshnje. Pas divorcit të prindërve 3 vëllezërit e familjes Markati nga Shkodra përfunduan në jetimore. 19-vjecari shkodran Ardias Markati vjen të rrëfejë historinë e jetës dhe kërkon të gjej babain e tij biologjik. I rritur në institucion i ka munguar ndër vite figura atërore, por edhe ngrohtësia e nënës. Ajo la Ardiasin 5-vjecar në shtëpinë e fëmijës Shkodër, ndërsa dy djemtë e tjerë 8 dhe 10-vjeçarë në shtëpinë e fëmijës Tiranë. Samije Gërbeti pati kontakte të rralla me fëmijët, me të cilët u thellua një hendek mes tyre që nuk do të zhbëhej kurrë. Pasi u nda nga bashkëshorti Ardian Markati nga Malësia e Madhe, Samije Gërbeti nuk u martua më kurrë. Ata patën probleme të vazhdueshme mes tyre, për shkak edhe të kushteve ekonomike. Ndarja ndikoi jo pak tek tre djemtë të cilët u ndanë edhe nga njëri-tjetri. Edhe pse është nënë e tre fëmijëve ajo sot jeton e vetem në qytetin e Durrësit. Ardjasi, i cili ka vendosur të rrëfyejë këtë histori të dhimbshme të jetës së tij, kërkon të dijë ku ndodhet babai, për të cilin nëna nuk i dha kurrë një adresë. Takimi i fundit me nënën e tij ka qenë në vitin 2021 kohë pas së cilës as nuk ka folur dhe as nuk janë takuar. Ajo nuk i fali dashurinë e munguar dhe marrëdhenia mes tyre u bë gjithnjë e më e ftohtë. Sot Ardjas jeton në banesat sociale në zonën e Shkozës në Kryeqytet ku edhe është munduar ti bëj ballë jetës edhe pse është shumë i ri. Ai është në kërkim të babit të tij Ardian Markati, ndaj i drejtohet me një apel për ndihmë emisionit ’Pa Gjurmë’.
-
VIDEO
Spinaq në shtrat miell misri, recetë për 5 minuta nga zonja Albana
Tavë me spinaq
Përbërësit:
1 kg spinaq
2 qepë të thata
4-5 lgj vaj ulliri
1 gotë qumësht
200 ml pana
2-3 lgj miell misri
200 gr djathë të bardhë
200 gr djathë kaçkavall të grirë
½ tufë kopër
½ tufë majdanoz
250 ml ujë
Arrë moskat
Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan me 2 lugë vaj ulliri kaurdisim qepët e grira imët. Në një tas vendosim spinaqin, hedhim pak vaj ulliri, shtojmë qepën e kaurdisur, panën, qumështin, djathin kaçkavall, djathin e bardhë të thërrmuar, koperën, arrën moskat, kripën dhe piperin.
Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri, e spërkasim me miell misri dhe shtojmë masën e spinaqit. E nivelojmë me lugë dhe shtojmë sipër rreth 250 ml ujë të nxehtë. E mbulojmë të gjithë pjesën e sipërme me miell misri, e spërkasim me pak vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 30 minuta. Pasi t’a nxjerrim tavën nga furra e mbulojmë me një pecetë që të qëndrojë e butë dhe më pas e servirim.
-
VIDEO
Hallva e kohëve moderne me fruta të thata
Hallvë me miell misri
Përbërësit:
1 fç miell misri
1 fç miell misri të hollë
1 lç kanellë
1 lç karafil
150 gr arra
2 fç sheqer
4 fç ujë
1 bustinë vanilje
Lëkurë portokalli
Për servirje:
Rrush të thatë
Sheqer kaf
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim vaj vegjetal dhe kaurdisim miellin e misrit (dy lloje: i imët dhe i ashpër) për 5 minuta. Më pas shtojmë sheqerin, arrat e pjekura, rrushin e thatë, kanellën, karafilin, vaniljen dhe lëkurën e grirë të portokallit. E përziejmë pa ndërprerje derisa masa të mos ngjitet në tenxhere. Në fund shtojmë sheqerin kaf. Pas 2 minutave e vendosim hallvën në formë dhe e lemë të ftohet.
-
VIDEO
Gjellë me bizele, patate dhe karrota nga zonja Albana
Gjellë me bizele, patate dhe karrota
Përbërëit:
400 gr bizele
2 patate
2 karrota
5 kërpudha
3 qepë të njoma
1 degë selino
1 spec i kuq
1 lgj salcë domate
1 tufë koper
1 lç kerri
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepët e njoma me selinonë spërkatur me pak kripë. Më pas shtojmë salcën e domates, vazhdojmë kaurdisjen për 1 minutë duke shtuar më pas karrotat, patatet të prera në kubikë dhe kërpudhat. Shtojmë ujë në masë të përbërësve (të mbulohen rreth 2 gisht) dhe i lemë në temperaturë mesatare derisa të zbuten. Në 10 minutëshin e fundit shtojmë bizelet (bizelet e frigoriferit nuk duan më shumë se 10 minuta zierje). Rregulllojmë shijen me kripë, piper, kerri. Grijmë kopërin dhe specin e kuq dhe e lemë gatimin me kapak mbyllur për pak minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 24 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga si përfitohet kompensimi 45 mln dollarë i energjisë nga pensionistët te në kryesi kërkohet që të hiqen dyert e blinduara nga selia e PD e deri tek çfarë do sjell dorëheqja e Bashës?
-
VIDEO
Trafikohet në Itali, klienti italian vret fieraken/U gropos në oborr, shoqja fshehu krimin(23.03.22)
Në qershor të vitit 1999 Komisariati i Tolmezzos në Udine, kërkoi ndihmën e mediave italiane për të identifikimin e një vajzë shqiptare viktimë e një vrasje të ndodhur në qershor të vitit 1996. Pas kësaj kërkese, kjo foto u bë publike në vitin 2001 edhe në mediat shqiptare, ku më në fund u arrit të zbulohej identiteti i vajzës, e cila kishte mbetur viktimë në këtë vrasje. Familja Zacaj identifiokoi vajzen e tyre Entelën, 26-vjecaren nga Fieri, e cila kishte mbërritur në Itali në vitin 1995 dhe prej vitesh për familjarët ajo rezultonte e humbur. Ajo kishte përfunduar një punonjëse seksi në rrugët e Triestes dhe njihej me emrin Xhuliana. Por një vit më pas ajo u vra nga shtetasi talian Alfeo Karnelutti. Ky ishte fati tragjik i vajzës nga Fieri një nga shumë prej historive tragjike i të rejave shqiptare që u mashtruan për një jetë më të mirë, duke përfunduar në trotuaret e Europës.I vëllai i saj Hetem Zaçaj kërkon drejtësi. Përveç dhembjes për humbjen e të motrës, familjarët nuk kanë ende një varr ku të mund ta qajnë. Hetemi kërkon ndihmën e emisionit investigative ’Pa Gjurmë’, pasi që prej vitit 2002 nuk ka mundur të sjellë trupin në Shqipëri edhe ende në duar dokumentin e një një prokure të posaçme për të tërhequr trupin. Sikundër shkruajnë edhe mediat italiane Entela Zacaj u vra nga shtetasi italian Alfeo Karnelutti, i njohur me pseudonimin Cocco. Ai i kishte kërkuar informacione për rrjetin e prostitucionit ku ishte e përfshirë Entela, por kjo e fundit kishte refuzuar. Karnelutti më e pas e kishte qëlluar me dy plumba në kokë, ndërsa trupi u gjet pranë varrezave të Pozzis. Deri në vitin 2001, Albana kishte mbetur pa identitet: dihej vetëm kombësia dhe pikërisht emri i zgjedhur në mjedisin ku ajo punonte. Cocco u dënua me 12 vite e 4 muaj burg, por u lirua 8 vite më pas për sjellje të mirë. Vrasësi italian madje kërkoi t’i jepte si shpërblim familjes Zaçaj prej 50 milionë për dhembjen që u kishte shkaktuar. Me zbulimin e identitetit të viktimës, një përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme shoqëruar nga Policia italiane kërkoi që i vëllai Etehemi të bënte testin e ADN-së ku u provua plotësisht. Ata i thanë të tërhiqnin eshtrat, por prej 20 vitesh përpos procedurave të kryera në Shqipëri, nga pala iatliane nuk ka asnjë përgjigje konkrete pse është penguar në gjithë këto vite procesi për riatdhesimin e trupit të Entela Zaçes.
-
VIDEO
Alibeaj mbledh kryesinë e PD-së, debate për Berishën
Kryesia e Partisë Demokratike, ka ftuar zyrtarisht për bisedime grupin e Sali Berishës, në kuadër të bashkimit të partisë, ndërsa ka ngritur edhe një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve
-
VIDEO
Fatos Çoçoli: Kriza ishte pralajmëruar prej kohësh
Fatos Çoçoli: Kriza ishte pralajmëruar prej kohësh
-
VIDEO
Dorëheqja e Bashës, Hajdari për Report Tv: Shpresoj të mos jetë hile, Berisha të tërhiqet nga kandidimi! E gatshme t’i bashkohem ekipit për reformimin e PD-së
Ish deputetja demokrate Rudina Hajdari shpreson që dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike të mos jetë një hile. Në një intervistë për Report Tv, Hajdari thotë se është e gatshme të kthehet nga SHBA dhe t’i bashkohet ekipit për reformimin e PD-së, por ajo thekson se nuk pranon nëse bëhet fjalë që në krye të partisë të rikthehet Sali Berisha.