-
VIDEO
Afera CEZ-DIA/ Të gjitha fijet që të çojnë tek Ilir Meta, dëshmitë e Jozef Hejsek, Dritan Priftit, Berishës dhe gruas së Kastriot Ismailajt që u kërcënua më pas
Kastriot Ismailaj dosa e Ilir Metës në afër 5 milionë USD mes CEZ dhe DIA? Rekomandimi i Ismailajt nga Meta tek krerët e CEZ dhe udhëtimi i tij në Pragë për negocimin e kontratës, i kërkoi 200 mijë euro për fushatë.
-
VIDEO
Trafikohet në Itali, klienti italian vret fieraken/U gropos në oborr, shoqja fshehu krimin
Në qershor të vitit 1999 Komisariati i Tolmezzos në Udine, kërkoi ndihmën e mediave italiane për të identifikimin e një vajzë shqiptare viktimë e një vrasje të ndodhur në qershor të vitit 1996. Pas kësaj kërkese, kjo foto u bë publike në vitin 2001 edhe në mediat shqiptare, ku më në fund u arrit të zbulohej identiteti i vajzës, e cila kishte mbetur viktimë në këtë vrasje. Familja Zacaj identifiokoi vajzen e tyre Entelën, 26-vjecaren nga Fieri, e cila kishte mbërritur në Itali në vitin 1995 dhe prej vitesh për familjarët ajo rezultonte e humbur. Ajo kishte përfunduar një punonjëse seksi në rrugët e Triestes dhe njihej me emrin Xhuliana. Por një vit më pas ajo u vra nga shtetasi talian Alfeo Karnelutti. Ky ishte fati tragjik i vajzës nga Fieri një nga shumë prej historive tragjike i të rejave shqiptare që u mashtruan për një jetë më të mirë, duke përfunduar në trotuaret e Europës.I vëllai i saj Hetem Zaçaj kërkon drejtësi. Përveç dhembjes për humbjen e të motrës, familjarët nuk kanë ende një varr ku të mund ta qajnë. Hetemi kërkon ndihmën e emisionit investigative ’Pa Gjurmë’, pasi që prej vitit 2002 nuk ka mundur të sjellë trupin në Shqipëri edhe ende në duar dokumentin e një një prokure të posaçme për të tërhequr trupin. Sikundër shkruajnë edhe mediat italiane Entela Zacaj u vra nga shtetasi italian Alfeo Karnelutti, i njohur me pseudonimin Cocco. Ai i kishte kërkuar informacione për rrjetin e prostitucionit ku ishte e përfshirë Entela, por kjo e fundit kishte refuzuar. Karnelutti më e pas e kishte qëlluar me dy plumba në kokë, ndërsa trupi u gjet pranë varrezave të Pozzis. Deri në vitin 2001, Albana kishte mbetur pa identitet: dihej vetëm kombësia dhe pikërisht emri i zgjedhur në mjedisin ku ajo punonte. Cocco u dënua me 12 vite e 4 muaj burg, por u lirua 8 vite më pas për sjellje të mirë. Vrasësi italian madje kërkoi t’i jepte si shpërblim familjes Zaçaj prej 50 milionë për dhembjen që u kishte shkaktuar. Me zbulimin e identitetit të viktimës, një përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme shoqëruar nga Policia italiane kërkoi që i vëllai Etehemi të bënte testin e ADN-së ku u provua plotësisht. Ata i thanë të tërhiqnin eshtrat, por prej 20 vitesh përpos procedurave të kryera në Shqipëri, nga pala iatliane nuk ka asnjë përgjigje konkrete pse është penguar në gjithë këto vite procesi për riatdhesimin e trupit të Entela Zaçes. Po si kishte përfunduar në Itali e reja nga qyteti i Fierit ? Entela kishte mberritur ne vitin 1995 në Itali mashtruar nga djalë, i cili i kishte premtuar martesë më një pronar italian. E rritur mes skamjes dhe me prindër të ndarë, Entela kishte pranuar, kur fillimisht u vendos në Milano dhe më pas bë Udinese, aty u edhe humbi kontakte. Ndërsa një vit më pas ajo u ekzekutua në fshatin Pozzis ku jetonte vrasësi Alfeo Karnelutti, në fshatin e njohur si "fshati i tmerrit dhe i çmendurisë", pasi disa vrasjeve të tjera të rënda që kishin ndodhur përgjatë viteve.
-
VIDEO
Logopedi: Pse disa fëmijë ndryshojnë sjellje jashtë shtëpisë?
Shpesh herë fëmijët sillen ndryshe në shtëpi dhe ndryshe në prani të të huajve, me çfarë lidhet kjo? Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, logopedi Spiro Saqellari shpjegoi arsyet e sjelljes së fëmijëve që I cojnë drejt ndrojtjes.
-
VIDEO
Përse fëmijët e ndrojtur janë më inteligjent, ja çfarë thotë logopedi
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, logopedi Spiro Saqellari shpjegoi se shpesherë fëmijët e ndrojtur janë më inteligjent.
-
VIDEO
Logopedi: Çfarë eshtë mutizmi selektiv tek fëmijët dhe përse duhet të tregoni kujdes të veçantë
Mutizmi selektiv, është një formë e çrregullimit të fëmijërisë e lidhur me ankthin në të cilën individi që vuan nga ajo nuk është në gjendje të flasë në kontekste të caktuara. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, logopedi Spiro Saqellari këshilloi prindërit se si duhet të sillen në këto raste.
-
VIDEO
Dorëheqja e Bashës, Lefter Gështenja: Të gjithë duhet të bëjmë një hap pas! Bashkimi s'vjen duke i treguar muskujt njëri-tjetrit! PD ka nevojë të hapet realisht
Dorëheqja Bashës duhet të pasohet nga 'hapa pas' nga të gjithë aktorët në PD. Kështu deklaroi deputeti Lefter Gështenja në "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu. Ai theksoi se këto veprime nevojiten për hir të bashkimit të demokratëve, duke vënë theksin te nevoja e një tryeze të përbashkët bisedimesh me Grupin e Rithemelimit.
-
VIDEO
Njihuni me maminë e famshme shqiptare që e bën proçesin e lindjes kaq të thjeshtë
Procesi i lindjes është nga më të vështirat për nënat e reja që janë në pritje të ëmbël. Shpesh lindin shumë pyetje dhe frikëra. Në një intervistë përmes viber, mamia shqiptare që punonë në Suedi Martenisa Doda, solli këshillat që duhet të ketë parasysh cdo vajzë dhe grua në pritje të ëmbëk, si t’I mundin frikërat dhe të kenë një lindje sa më të qetë,
-
VIDEO
Qofte orizi nga zonja Albana
Qofte orizi
Përbërësit:
2 lgj vaj ulliri
1 qepë
1 thelpi hudhër
300 gr oriz
150 ml verë e bardhë
50 gr gjalpë
1 litër buljon
1 lgj galetë
1 lgj djathë të grirë
½ tufë majdanoz
3 kokrra vezë
Pak miell
Vaj vegjetal
Përgatitja:
Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim 1 qepë dhe 1 thelpi hudhër të grirë imët. Më pas shtojmë orizin dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë. E shuajmë me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë buljonin dhe e lemë të marrë valë për 15 minuta. Në fund shtojmë gjalpin dhe e lemë orizin të ftohet. Pasi orizi të jetë ftohur plotesisht shtojmë djathë të grirë, majdanoz, kripë, piper. E trazojmë mirë dhe fillojmë realizojmë toptha mesatare të cilat i lyejmë me miell, vezë dhe galetë. Më pas i skuqim në vaj të bollshëm.
-
VIDEO
Fasule me pastërma nga zonja Albana
Fasule me pastërma
Përbërësit:
3 fç fasule
5 copa pastërma
1 qepë e madhe
2-3 thelpinj hudhër
½ spec jeshil
½ spec i kuq
1 domate
1 lgj salcë koncentrat
Vaj ulliri
Spec djegës
Kripë, piper
Përgatitja:
Fasulet lihen që në mbrëmje në ujë, sikurse dhe mishi në mënyrë që t’i dalë kripa. Të nesërmen fasulet i kullojmë dhe i vendosim të ziejnë duke shtuar dhe copëzat e pastërmasë. Grijmë imët një qepë dhe e kaurdisim së bashku me hudhrën, specat dhe domaten e grirë. Shtojmë dhe 1 lgj koncentrat dhe më pas këtë masë e shtojmë në tenxheren me fasule. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë derisa fasulet të ajkosen.
-
VIDEO
Pite me suxhuk nga zonja Albana
Pite me suxhuk
Përbërësit:
1 gotë qumësht i ngrohtë
1 gotë ujë i vakët
½ gotë vaj ulliri
1 kokërr vezë
1 lç sheqer
1 lgj kripë
7 gr maja birre
1 kg miell
1 lgj fara susami
Mbushja:
Suxhuk
Gjizë
Speca
Domate qershi
Përgatitja:
Në një enë vendosim qumështin dhe ujin e vakët, vajin e ullirit, vezën, kripën, sheqerin dhe majanë. I rrahim me tel dhe më pas shtojme miellin gradualisht, zemë brumin dhe e lemë të pushojë për 1-2 orë.
Më pas lyejmë duart me vaj dhe fillojmë realizojmë kuleçë sa masa e dorës. I vendosim në një tavë të lyer me vaj dhe fillojmë përgatisim mbushjen. Suxhukun e presim në pjesë të vogla dhe e përziejmë me gjizën dhe specat e grirë. Vendosim mbushje në mes të çdo kulaçi duke e shtypur me dorë. Në fund i lyejmë kuleçët ose pitet e mbushura me një të verdhë veze, i spërkasim me fara susami. Shtojmë dhe disa domate qershi dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 23 Mars 2022
Titujt e gazetave për sot, nga ngordhin 340 mijë shpend por qeveria thotë se nuk ka pula të infektuara në treg te Rusia, NATO dhe Ballkani e deri tek pse dorëheqja e Bashës nuk e zgjidh konfliktin në PD?
-
VIDEO
Gripi i shpendëve, specialisti i veterinarisë: S'ka rrezik për konsumatorët! Asgjësimi të ishte bërë me djegie, jo groposje! Gazetari Rusta ngre pyetjen: A kemi garanci që disa s'do përfundojnë proshuta?
Specialisti veterinar Edi Fero theksoi se konsumatorët nuk rrezikohen as nga prekja e mishit të pulës që mund të ketë qenë e infektuar apo vezës dhe se konsumatorët duhet të qëndrojnë të qetë. Në lidhje me asgjësimin e shpendëve të ngordhur, specialisti u shpreh se djegia do të kishte qenë një mënyrë më e mirë sesa groposja, pasi sidoqoftë ekziston rreziku i ndotjes së ujërave nëntokësorë.